Historiani Hakif Bajrami: Vajza e presidentit Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën

Historia

Historiani Hakif Bajrami: Vajza e presidentit Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 06:02
Hakif Bajrami

Në “Debat Plus” u diskutua me historianët për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë qysh nga shpallja e pavarësisë në 28 nëntor të 1912.

Duke folur për marrëdhëniet e Fan Nolit me presidentin amerikan asokohe Woodrow Wilson dhe ndikimin e tij në çështjet shqiptare, historiani Hakif Bajrami u shpreh se vajza e presidentit Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën (veprimtar i çështjes kombëtare)

“E them për herë të parë. Erdhi Wilson që ne i thurim lëvdata dhe duhet t’i thurim dhe e tha një fjali për shqiptarët, ndërsa për serbët katër faqe e për malazezët pesë. E ku ishte problemi? Më takon mua të them. Bija e Wilsonit ishte e martuar me Nuredin Vlorën”, deklaroi historiani Hakif Bajrami.

Tutje, historiani Bajrami tha se ndonëse deklarata e tij mund të duket e pabesueshme, ka dokumente për ta argumentuar atë që po e thotë.

“Këta janë të rinj, kanë mundësi të hulumtojnë ende. Mua të mos më besojnë. Unë po e them para opinionit dhe jam i gatshëm të shpalos argumente. Kjo letër është bërë në Dibër dhe e kam marrë nga arkivi diplomatik”, potencoi më tej historiani Bajrami.

Në “Debat Plus” sonte diskutohet edhe për figurën e Hasan Prishtinës dhe ndikimin e tij në shpalljen e pavarësisë në nëntor të 1912, e gjithashtu edhe për figurën e Isa Boletinit e Bajram Currit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat