La Croix (1951) / Qeveria komuniste e Tiranës ndalon vënien e dhëmbëve prej floriri në Shqipëri

Historia

La Croix (1951) / Qeveria komuniste e Tiranës ndalon vënien e dhëmbëve prej floriri në Shqipëri

Nga: Aurenc Bebja Më: 15 tetor 2020 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

“La Croix” ka botuar, të premten e 21 dhjetorit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndalimin e dhëmbëve prej floriri në Shqipëri nga regjimi diktatorial, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ndalimi i dhëmbëve prej floriri në Shqipëri

“Një qarkore e re e qeverisë komuniste të Tiranës ndalon përdorimin e arit për dhëmbët artificialë.

Image
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kjo qarkore ishte, aq më tepër, e padobishme, sepse arin e destinuar për këtë përdorim e patën sekuestruar dhe askush nuk guxonte të furnizonte metalin e çmuar për të vënë dhëmbë prej ari pa rrezikuar të konsiderohej trafikant dhe armik i popullit.”

Image
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1951-qeveria-komuniste-e-tiranes-ndalon-venien-e-dhembeve-prej-floriri-ne-shqiperi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat