​Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Historia

​Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 07:08
Ilustrim

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi.

Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e George Washingtonit dhe flota detare franceze.

Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi. Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Ai urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e pa shpalosur në shenjë humbjeje.

Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali Cornwallis urdhëroi të luhej marshi anglez me titull që i përshtatej atij rasti - “Bota është përmbysur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat