Pas dhjetë viteve në Egjipt, Mbreti Zog rikthehet në Francë bashkë me një suitë civile dhe ushtarake

Historia

Pas dhjetë viteve në Egjipt, Mbreti Zog rikthehet në Francë bashkë me një suitë civile dhe ushtarake

Nga: Aurenc Bebja, Francë Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:20
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

“La Croix” ka botuar, të shtunën e 30 korrikut 1955, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me rikthimin asokohe të familjes mbretërore shqiptare në Francë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Côte d’Azur, strehë e mbretërve të rënë

Image

“Ish-mbreti Zog i Shqipërisë u ngjit në bordin e anijes Maréchal Joffre, gjatë ndalesës së kësaj të fundit në Aleksandri.

Ish-sovrani vjen në Francë, pas dhjetë viteve të kaluara në Egjipt. Ai shoqërohet nga gruaja e tij, djali i tij dhe një suitë civile dhe ... ushtarake.

Dy vila, njëra në Kanë, tjetra në Antibes, janë marrë me qira nga ish-mbreti Zog i cili, pas një sëmundje të gjatë të zemrës, dëshiron të trajtohet nga specialistët francezë.

Ndërsa princi i ri, djali i tij, ai dëshiron të studiojë në një shkollë teknike aeronautike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat