Kush ishte Hamëz Sadria/ Si u ekzekutuan të dy nipërit e tij pasi u identifikuan. Ja momenti…

Historia

Kush ishte Hamëz Sadria/ Si u ekzekutuan të dy nipërit e tij pasi u identifikuan. Ja momenti…

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 11:52
Kush ishte Hamëz Sadria/ Si u ekzekutuan të dy nipërit e tij pasi u identifikuan. Ja momenti…

Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj mbrëmjen e sotme erdhi për sytë e publikut historia dhe tradita e fshatit “Letaj” i cili ndodhet në krahinën e Hasit.

Hasi është një ndër krahinat  shumë karakteristike,  i banuar që nga kohët e lashta këtë e dëshmon edhe ruajtja e dokumenteve dhe e të dhënave arkeologjike që nga neoliti 2600-2200 p.e.r. Nga studimi i kultures së hershme, nga gjurmimi dhe eksplorimi i vendbanimeve dhe varrezave, janë përfituar materiale të pasura të cilat hedhin dritë mbi formimin e kulturës dhe etnosit ilir. Hasi kufizohet pothuajse në të gjitha anët me lumenjë.

Eshtë një krahinë, që jetën e vet në të kaluarën, në etapa te caktuara historike, e ka bërë gjysmë të izoluar nga krahinat e tjera.

Në Konferencën e Ambasadoreve ne Londër në vitin 1913 u vendos ndarja e territoreve shqipëtare dhe gjysma e Hasit mbeti në pjesën e Kosovës. Dhe që prej 100 vjetësh kjo krahinë shqiptare vazhdon të quhet me dy emra: Hasi i Shqipërisë dhe Hasi i Kosovës, pikërisht për shkak të kësaj ndarjeje Hasi, tashmë i mbetur në pjesën administrative të Shqipërisë, nëpërmjet vijës kufitare të vënë në vitin 1913 kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht me vetveten, apo me pjesën e trungut të vet.

Për ekzistencën e krahinës së Hasit e tregojnë edhe dokumentet e vjetra që në shek.XIII. Për herë të parë flitet për të rreth vitit 1208.

Mikpritja, buka dhe bujaria janë disa nga elementet e traditës hasjane .Hasi ka qenë një nga krahinat shqiptare ku kanë gjetur strehë e mikëpritje luftëtarë, kryengritës të ndryshëm, udhëheqës çetash.

Sipas burimeve të ndryshme, mendohet se Hasi është edhe vendi i origjinës së Kastriotëve. Kastriotët ishin një familje feudale. Një figurë e rëndësishme historike me prejardhje nga Hasi është Pjetër Bogdani. Mikpritja dhe bujaria e familjeve të shumta në fshatrat e krahinës së Hasit kanë përcjellë gjurmë të hershmërisë dhe traditat e palëkundura shekuj pas shekujsh. Një ndër këta fshatra që dallon për vepra historike është fshati “Letaj” i ndodhur në krahinën e Hasait. Ky fshat në brendësinë e tij mbart histori më vete, me një popullsi rrethë 760 banorë, I gjendur rrethë 650 metra mbi nivel të detit.

 Familjet brenda fshatit Letaj, jetojnë mes punës dhe dashurisë pë atdheun, ata rrëfejnë se fshati ka një hershmëri e cila flet shumë për historinë dhe popullimin e tij. Por nga ana tjetër menjëherë na vjen në qëndër të bisedës një burrë me fizikun e gjatë, mustaqe dhe pamje burrërore është dalluar për veprat dhe bëmat e tij, ai është Hamëz  Sadria, kështu e thërriste fshati dhe njerëzit që e njihnin.

Hamëz Sadri Koka, rridhte nga një familje me tradita, fati e deshi që të shkollohej  jashtë vendit të tij dhe me zgjuarsinë apo intelektin që zotonte  arriti të zotronte disa gjuhë të huaja. Në moshën 18-vjeçare ai largohet nga fshati Letaj dhe për 12 vite me rradhë qëndroi larg. Dashuria për vendlindjen dhe malli për njerëzit e rikthyen atë në atdhe. Por gjërat tashmë kishin ndryshuar, ai ishte burrëruar, ishte rreth 30 vjeç dhe me nje pasuri të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat