Koloneli britanik që ishte oficer zbulimi në Shqipëri

Historia

Koloneli britanik që ishte oficer zbulimi në Shqipëri

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 07:08
Neil Loudon Desmond McLean

Më 17 nëntor 1986, vdiq kolonel-lejtënant Neil Loudon Desmond McLean, i njohur si Billy McLean, oficer zbulimi i ushtrisë britanike, i cili udhëhoqi operacionet speciale në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fillim të 1943, Londra e caktoi Mcleanin për të udhëhequr një mision në Shqipërinë e pushtuar për të bashkërenduar luftën kundër nazizmit.

Ai u hodh me parashutë në prill 1943 dhe ra në kontakt me partizanët, duke vendosur gjithashtu lidhjen e parë me radiotransmetues me shtabin britanik. Ekipi McLean organizoi brigadën e parë partizane, dhe u kujdes për stërvitjen dhe armatimin e saj. Pas evakuimit nga Shqipëria në nëntor 1943, McLean u thirr në Londër.

Megjithatë, tensioni mes partizanëve dhe Legalitetit e Ballit Kombëtar, shkaktuan shqetësime mes britanikëve se lufta po pengohej, dhe Billy McLean u dërgua përsëri në Shqipëri në prill 1944 me një ekip të vogël i përbërë nga David Smiley dhe Julian Amery, me mision për një bashkim forcash mes nacionalistëve dhe partizanëve, por pa sukses.

Pas kësaj, strategjia britanike ndryshoi; Mclean u urdhërua nga Londra të braktiste shtabin e Abaz Kupit, dhe përkrahja britanike i kaloi vetëm partizanëve.

Pas luftës, në fund të viteve 1940, Billy McLean iu bashkua përpjekjeve të agjencive amerikane dhe britanike të zbulimit kundër regjimit komunist në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat