Përvjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët

Historia

Përvjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 07:15
Ilustrim

Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu më 17 nëntor 1944 çlirojnë Tiranën nga nazistët gjermanë, pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.

Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit, ndërsa disa qindra parashutistë anglezë zbarkuan në zonat midis liqenit të Ohrid dhe bregdetit shqiptar për sulme të bashkërenduara me partizanët.

Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste ishin tërhequr nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat