Gjergj Kastrioti një pishtar i vetmuar Arbërisë europiane

Historia

Gjergj Kastrioti një pishtar i vetmuar Arbërisë europiane

Nga: Gjon Keka Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 10:11
Piktura e Gjergj Kastriotit punuar nga piktori Ndue Pepa

Gjergj Kastrioti mblodhi rreth tij si këshilltar e bashkëveprimtar ,njerëz të urtë,diplomat e shkencëtar, filozof etj., të gjithë i konsideronte shtylla të mendimit të fuqishëm për ndërtimin e Arbërisë së tij europiane.

Gjithë jetën e tij ai kërkoi miq të vërtetë, të rrallë ishin ata që i qëndruan besnik. Gjeneralët e Ushtarët që ai kishte nuk ishin të gjithë miqë të tij, as besnik, saqë disa edhe e tradhëtuan atë.

Në fakt ai ishte njeri i besimit, fjalës dhe energjisë.

Zemra e Gjergj Kastriotit u dogj gjatë tërë jetës së tij në tokë si një pishtar i vetmuar për një Arbëri të bashkuar,për një Arbëri që nuk i nënshtrohet armikut, për një Arbëri që nuk vëllazërohet me armikun, për një Arbëri të pastër europiane, për një Arbëri të lirë e të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat