Mos shisni, por blini tokë dhe investoni në Malësi

Historia

Mos shisni, por blini tokë dhe investoni në Malësi

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:26
Gjekë Gjonaj

Komuna e Tuzit në përgjithësi është një rajon i pasur me burime natyrore mbitokësore e nëntokësore dhe me potenciale njerëzore. Rrjedhimisht këto pasuri do të duhej të ishin të mjaftueshme për të siguruar punësim dhe mirëqenie për banorët e Malësisë. Mirëpo, kjo krahinë, falë situatës së kaluar politike dhe ekonomike nëpër të cilën ka kaluar Mali i Zi, në kohën e komunizmit dhe të pluralizmit politik, fatkeqësisht ka mbetur një nga rajonet e varfra në vend. Qeveritë e mëparshme e kanë lënë Malësinë jashtë skemës së investimeve të duhura publike. Kjo trevë shqiptare ka numrin më të madh të të larguarve jashtë shtetit për shkak të rrethanave politike të kohës së shkuar, varfërisë dhe humbjes së shpresës se ky vend mund të ketë një të ardhme më të mirë. Mundësia e vetme për të ndryshuar këtë situatë janë investimet pa të cilat nuk ka zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale.

Komuna e Tuzit ka nevojë për investime në fusha të ndryshme nga buxheti i saj, por edhe nga mërgimtarët tanë që jetojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Australi apo vende të ndryshme të Evropës. Këtë e ka thënë edhe administrata e re e komunës, e cila është shprehur e gatshme dhe e përgatitur që të jetë në shërbimin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë që një pjesë të kapitalit të tyre ta investojnë në vendlindje. Dëshira e të gjithë banorëve të Malësisë është të investoni në vendlindje. Këtu është jeta. Këtu janë prindërit tuaj. Vëllezërit e motrat. Kushërinjtë e farefisi juaj. Njerëzit tuaj.

Keni dy vendlindje, prandaj është obligim i dyfishtë për ju, sepse ju takon të investoni në vendin ku jetoni, por edhe në Malësi prej nga keni origjinën. Ashtu siç mbani kontaktet e vazhdueshme me pjesëtarët e familjeve tuaja në vendlindje dhe i ndihmoni ata vazhdimisht në çdo nevojë që kanë, kontribuoni me sa keni mundësi për zhvillimin dhe prosperitetin e këtyre zonave me ide e financime sado simbolike që mund të jenë. Në këtë mënyrë ia rrisni vlerat vetes dhe vendlindjes suaj të dashur dhe do ta fuqizoni atë ekonomikisht. Me hapjen e bizneseve të vogla apo të mëdha do të hapen edhe vende të reja të punës. Rinia jonë e shkolluar nuk do të jetë e detyruar të largohet nga vendi i vet e të kërkojë punësim në shtete të huaja. Malësinë duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku dhe të përmirësojmë jetesën e banorëve të saj. E, mos të lejojmë që fshatrat tona të vazhdojnë të zbrazen, shtëpitë e kullat shekullore të shemben.

Kur malësorët, në vitet ’70 të shekullit të kaluar, morën rrugën e mërgimit si shpresë të vetme kishin se si të gjejnë një vend pune për t’ju dërguar para familjeve të tyre. ndërsa sot ata janë shpresa e banorëve ( qytetarëve) të Malësisë sepse me kapitalin e tyre të krijuar vite me radhë nëse do të investojnë në vendlindje dukshëm do të përmirësojnë gjendjen e pa lakmueshme, për të mos thënë të rëndë ekonomike, të bashkëvendësve të tyre.

mund të bëhen vetëm nëse ruajmë edhe dashurinë ndaj natyrës dhe mjedisit, duke mos lejuar që pa ndonjë nevojë të madhe të shesim tokën e të parëve tanë. Kur isha i ri i dëgjoja burrat e vjetër të mençur të Trieshit të thonin : “ ma mirë ashtë nji grusht dhe se nji grusht pare”, ... “ mos e shitni tokën për biskota se nuk do ta bleni me ar”.,, “ kush tokën e shet nuk e mbron”... “ mos e shit nëse ke mend, por blejë”. Tani, duam të besojmë se shumica prej nesh e kemi kuptuar domethënien e këtyre fjalëve. Andaj, malësorë mos shisni, por blini tokë dhe investoni në Malësi, mbase është gjest patriotik. Mos bëni gabimin e pakthyeshëm e të hidhur të malësorëve në Shtoj të Ulqinit, ku në tokat e tyre janë ndërtuar më se 4.000 shtëpi e objekte afariste nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët sot kanë ndryshuar strukturën demografike të këtij vendbanimi shqiptarësh-malësorë. Kjo e keqe kolektive e popullit tonë, nëse nuk jemi të vëmendshëm, mund të ndodhë edhe në Malësi, në një të ardhme jo fort të largët.

Duhet të mësojmë veten dhe bijtë tanë që tokat në Malësi nuk mund t’i blejë kushdo. Ato janë të shenjta për ne. Mos të harrojmë kurrë se toka në Malësi ruan hirin e paraardhësve tanë. Ajo është e pasur me jetët e popullit të vet. Ajo është nëna jonë. Ajo ka pirë gjakun e paraardhësve tanë. Ajo ruan kripën e lotëve të tyre. Çdo gjë që do t’i ndodhë tokës , do t’u ndodhë edhe bijve të saj. Duajini këtë tokë ashtu si i porsalinduri i do rrahjet e zemrës së nënës.

“Unë garantoje mbështetjen time maksimale për çdonjërin prej jush qe vendose për të investuar në vendlindjen e vet që të mos keni pengesa burokratike nga na e qeverisjes vendore, por shërbime me korrektësi dhe ne kohe te shpejtë”

Tropoja dhe rajoni i Kukësit në tërësi, është një nga rajonet më të varfra në vend dhe që qartazi është persekutuar politikisht nga qeveria aktuale, duke e lënë atë jashtë skemës së investimeve publike.

Rajoni i Kukësit ka numrin më të madh të të larguarave, jashtë vendit, vitet e fundit për shkak të varfërisë dhe humbjes së shpresës se ky vend mund të ketë një të

Ai shtoi se përpjekjet dhe politikat e Qeverisë janë për përmirësimin e klimës ekonomike të përshtatshme në shtet dhe kushtet për investime të investitorëve vendas dhe të huaj, si dhe paralajmëroi vendime pozitive shtesë për mbështetjen e investimeve nga bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë apo përkohësisht qëndrojnë jashtë vendit.

“Mesazhi i parë është investoni. Presim që prosperiteti i shtetit të ritet, vazhdojmë reformat në të gjithat fushat, veçanërisht në gjyqësor dhe e përforcojmë luftën pa kompromis kundër korrupsionit”, theksoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se në drejtim të përforcimit të lidhjeve me diasporën është edhe Ligji i miratuar për mbështetjen e investimeve në të cilin parashihen 10% shtesë nga mbështetja financiare për investimet fillestare të subjekteve afariste të themeluara nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit.

Në këtë takim me shembuj konkret të investimeve të suksesshme në Komunën Makedonska Kamenicë, për të cilat informuan vetë mërgimtarët e kthyer, u përshëndetën politikat e Qeverisë ndaj Diasporës, të cilat mundësojnë kushte të përshtatshme për investim në vendlindje.

ardhme më të mirë. Si deputet, si qytetarë, si prind, nuk do të doja që kjo varfëri dhe mungesë shprese të trashëgohet dhe reflektohet edhe tek brezat që vijnë, tek rinia, duke shkatërruar shpresën, të ardhmen e tyre dhe të gjithë kombit tonë.

Është një mundësi e mirë për mua që nëpërmjet portalit tuaj ti bëjë thirrje dhe të inkurajoj bashkëqytetarët e mi që jetojnë në Angli që të investojnë në Tropojë, Has dhe Kukës sidomos në një sektor kyç siç është turizmi. Dhe bujqësia

Ashtu siç ftova më lartë bashkatdhetarët e mi që të investojnë në Tropojë dhe të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për vendlindjen tonë.

Një mesazh për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Angli

Unë jam i vetëdijshëm për vështirësitë dhe sfidat që ka emigracioni kudo. Përballja mes kulturave të ndryshme, përballja me integrimin në një shoqëri të huaj, por edhe me diskriminim ndofta në raste të caktuara. Megjithatë në pjesën më të madhe shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë atje na kanë bërë krenar, me punën dhe arritjet e tyre dhe shembujt në të tilla raste janë të shumtë. Sigurisht që ne kemi çfarë të marrim nga kultura evropiane, ashtu sikundër kemi edhe çfarë të japim. Shqiptarët janë një popull i zgjuar, energjik dhe me tradita të vyera familjare. Do të dëshiroja shumë që jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Angli, por kudo ndodhen në botë, të kenë në prioritet e tyre që tua përçojnë gjuhen tonë të bukur shqipe, gjuhën amë, fëmijëve të tyre, brezave të ardhshëm. Sinqerisht ndiej dhimbje kur shoh dhe dëgjoj në raste të caktuara që fëmijët e emigrantëve shqiptarë, nuk dinë të flasin shqip. Në kohën e sotme kjo mundësi është akoma më e lehtë, mjafton vetëm vullneti.

Mbani kontaktet e vazhdueshme me pjesëtarët e familjeve ne vendlindjet tuaja kontribuoni me sa te keni mundësi për zhvillimin e prosperitetin e këtyre zonave me ide e financime sado te simbolike qe mund te jene, pasi kështu ja rrisni vlerat vetes dhe vendit tuaj te dashur qe te vizitohet nga sa me shume turiste vendas dhe te huaj

Edhe një herë, i përshëndes të gjithë dhe i garantoj që Partia Demokratike vlerëson kontributin e tyre dhe i shikon ata si ambasadorët tanë më të mirë në vendet ku ata jetojnë.

Kryeministri Dushko Markoviq vuri sot gur-themelin për ndërtimin e qendrës tregtare ETC me vlerë prej 3.5 milion euro në Bijelo Pole.

Ky është investim nga biznesmeni nga Kosova Ramiz Kelmendi, që kap vlerën e 3.5 milion euro dhe do të sigurojë 100 vende të reja pune

Ne të gjithë e dijmë dhe ka filluar të bëhet ‘cliche’ kur flasim për rëndësinë e diasporës dhe remitencat që vijnë në Kosovë.

Diaspora 20 vitet e fundit ka pas një zhvillim personal dhe intergrim më të madh në vendin ku ata jetojnë, dhe si rrjedhojë edhe prioriteti i tyre karshi vendlindjes gradualisht ka ndryshuar. Ky ndryshim besoj që do jetë edhe më i dukshëm në dekadën e adhshme. Prandaj, ka ardhur koha, që ne diaspora shqiptare, të shikojmë alternativa tjera për të ndihmuar vendin e origjinës; alternativa ku përfitues janë të të dyja palët. E kjo më së miri mundësohet përmes ndërrmarrësisë dhe investimeve direkte në nivelin lokal.

Kosova nuk ka siguri investimesh?!

Ky konstatim gjithashtu është një ‘cliche’ tjetër, i pa bazë në shumicën e rasteve. Duhet të kuptojmë që investimi përbënë rrezik, e rreziku është i njejtë si në vendin ku jetoni (që me siguri është një vend i zhvilluar) ashtu edhe në Kosovë.

Po të ishte ashtu që investimet gjithmonë janë të sigurta, atëherë hipotetikisht ne të gjithë do shkonim në bank, merrnim kredi dhe me ato para do investonim, e kështu do ishim të gjithë milionerë.

Mos u bazo në thashetheme!

Ne si popull e kemi një tendencë, si thonë në zhargonin popullor “mizën ta bëjmë bull” dhe bazohemi shumë në fjalët e të të tjerëve. Kjo më ka ndodhur dhe mua ku para pak më shumë se 4 vitesh hapa përfaqësinë e kompanisë në Prishtinë.

Më kujtohet si sot nga diskutimet që kisha para që se të bëja regjistrimin ku secili me thoshte që ka burokraci në procesin e regjistrimit, duhet të përdorësh dikënd të njofshëm etj. Kërkonin shuma parash për ta kryer këtë shërbim, e të gjithë thonin “Këtë po e bëj veç për ty”!

Gjithesesi realiteti ishte krejt tjetër, pas disa kërkimeve në internet mbusha formularin e regjistrimit dhe shkova në zyren e regjistrimit të biznesit dhe dorëzova dokumentat ku isha i dyti në radhë dhe mbas hiç më shumë se 5 minuta përfundova dorëzimin e dokumenteve. Certifikata e regjistrimit më erdhi mbas 4 ditëve. Prandaj, mos u bazoni në thashetheme, tentoni dhe provoni t’i bënë gjërat vet!

Kultura dhe ambienti i punës

Përpos sjelljes së kapitalit, diaspora duhet të sjellë gjithashtu eksperiencën dhe kulturën e punës. Një kulturë dhe ambient i mirë i punës sjellë përfitime edhe për kompaninën në kohë afatgjate.

Ligjet në Kosovë në shumicën e rasteve janë tejet të mira, por është me rëndësi të respektohen, gjithashtu të drejtat e punëtorëve gjithashtu duhet të jenë prioritet dhe të tregojmë me vepra që qëllimi nuk është vetëm përfitimi në investimet tona, por të kontribuojmë dhe zhvillojmë më tutje mirëqenien e shoqërisë.

Sot patriotizëm është të respektosh ligjin, paguash tatimet dhe respektosh të drejtat e punëtorëve. T’i lëm fjalët anash, të veprojmë!

Asgjë nuk funksionon në Kosovë?

Një tendencë tjetër të cilën e kemi si popull është të kritikojmë gjithmonë, çdo gjë. Gjithashtu, sidomos ne në diasporë mendojmë që asgjë nuk funksionon në Kosovë, duke shfaqur një dozë spektizimi ndaj ndryshimeve në atdhe.

Eshtë fakt, ka shumë gjëra që mund të funksionojnë dhe më mirë. Gjithesesi, ka dhe shumë gjëra të tjera që funksionojnë ashtu siç duhet, e sidomos kur është fjala e të bërit biznes, që nga pagesat online si psh. uij, mbeturina, energjia elektrike dhe tek raportimet mbi tatimet, trustin pensional, etj. Që 4 vite që operojmë në Kosovë të gjitha shërbimet administrative komunale dhe shtetërore i kemi bërë përmes internetit.

Po e përmbyll këtë shkrim me një pyetje për Ju që jeni duke e lexuar këtë shkrim:

– Kosova është e gatshme për investime, a je ti me të vërtetë gati të investosh në Kosovë? Lëri ankesat dhe fjalët e kota, vepro!

Flamur Mavraj është Drejtor Gjeneral i kompanis

Kështjela e parë në pjesën veriore të Liqenit të Shkodrës pjesën veriore të Liqenit të Shkodres, midis fshatit Bozhaj dhe Ploçë, jo më larg se një kilometër në veri të saj ndodhet burimi i Vitojës.

Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si Fusha e Korçës (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).Gjatë

Gjatë Luftës së Parë Botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919 ; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).

nteresi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studiues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave nga burimet antike.Në veprën e historianit, studiuesit dhe publicistit Ilirjan Gjika, i cili citon Praschnikerin dhe autorë të tjerë, sillen këto informacione, ku ky tekst i shkruar në greqisht përkthehet kështu:Kalaja e Samoborit - vendbanim ilir Ancient illyrian Samobor fortress

Pranë kufirit shtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë, në perëndim të Liqenit të Hotit, në pjesën veriore të Liqenit të Shkodres, midis fshatit Bozhaj dhe Ploçë, jo më larg se një kilometër në veri të saj ndodhet burimi i Vitojës. Më 10.12.2010, vizitova një kodër të ngritur përmbi Liqe, e cila në periudhën e vet historike do të ketë shërbyer për vendbanim të përshtatshëm për peshkim, si dhe për kontrollimin e rrugës që vinte nga veriu për në Shkodër.

Mungojnë te dhënat arkeologjike dhe burimet e shkruara për këtë qendër të vogël mbi Liqenin e Shkodrës. Kjo më së shumti njihet nga studiuesit austriakë Kamilo Prashniker dhe Arnold Shober, të cilet, gjatë shetitjes së tyre para një shekulli, i zbuluan dhe të parët i shënuan disa të dhëna për rrënojat e këtij vendbanimi.

I vendosur në vend shumë strategjik i cili kishte për detyrë kontrollimin e rrugës më rëndësi, e cila në antikitet lidhte qytetin e Shkodrës me territoret ilire në veri, dhe me ardhjen e romakëve po këndej kalonte rruga nga Narona e Dalmacisë për në Doklea (Dukla) dhe prej këtu në Shkodër, e cila ishte e një rëndësie jo vetëm për këto qytete me rrethina por për gjithë provincën e Ilirikut. Disa studiues e vendosin pikërisht këtu stacionin rrugor Birzimnio të periudhës romake, duke marrë për bazë iteneraret (shënim rrugësh) romake të cilat e paraqesin në largësinë prej 30 miljesh romake nga Shkodra. Por kjo duhet të vërtetohet sepse ka mendime se Birzimnio mund të ndodhet në fshatin e sotëm të Vuksanlekajve.
Nga teknika e punimit të mureve dallohen tre faza ndërtimi: e para në periudhën e hekurit, e dytë në kohen e mbretërisë ilire dhe e treta në periudhën romake.

Nga këtu, shihet me sy Kodra e Moksetit në lindje të Liqenit të Hotit në Shqipëri, ku, si mbas gërmimeve të Gëzim Hoxhës, në këtë vendbanim vërehen dy fazat e para të ngjashme si në Samobor. Edhe ky vendbanim ilir kishte funksion të njëjtë të rëndësishëm, mbrojtjen e shtegut të kalimit për qytetin e Shkodrës.

Vendbanimi Samobor është shtrirë në dy maja të kodrës të drejtuara nga liqeni, ku, është e besueshme, ndodhej akropoli, përderisa për banim është përdorur terreni me poshtë i ndarë me një mur nga akropoli.

Gjetja e monedhave të Shkodrës, Apolonisë, Dyrrahionit dhe Korintit, të prerë mes viteve 225-100 p.e.r., pak fragmente të qeramikës të gjetur në të gjithë sipërfaqen e kodrës apo vendbanimit, për të cilat, në mënyrë të përgjithshme mund të thuhet, se i përkisnin importit të mallit grek përafërsisht rreth mesit të shek.III p.e.r.
Në thelb, është ruajtur vetem muri rrethues i kalasë, por edhe ky, pavarsisht se linja e tij është e qartë, vende-vende është zhdukur plotësisht në distanca të gjata.
Muri mbrojtes rre-thon dy majat dhe lugun mes tyre në një planimetri pak a shumë eliptike. Në vendet ku janë të thikëta, muri është i vendosur në një izoips më siper, ndersa lugu vetë ndahet permes me një linjë e drejtë muri. Në tërë sistemin duket një lloj pune më e kujdeshme sesa në kalanë e Gajtanit. Sistemi fortifikues ka gjatësi rreth 200 m dhe gjerësinë më te madhe 90-100 m.

Më mirë është ruajtur këndi juglindor i fortifikimit, ku një trakt i vogël murit rrethues qëndron ende në këmbë mbi 2 m lartësi. Sa i takon teknikës së ndërtimit, blloqet e gurëve janë lënë siç kanë dalë nga gurorja, herë me forma kuadratik, blloqet me gjatësi deri 1.60 m, lartësi 0.60 m dhe thellësi 1 m. Kishte blloqe ndonjëherë edhe me shumë kënde, të vënë njëri mbi tjetrin pa ndonjë kujdes të veçantë. Hapësirat midis gurëvejanë mbushur me gurë të vegjël. Për shtresa te rregullta nuk bëhet fjalë, se paku në traktet e ruajtura, që natyrshëm formojnë pjesën e poshtme të murit.

I rrethuar në tre anët nga liqeni, i vendosur në dy majat e kodrës dhe i rrethuar me mure të forta, e bënte Samoborin një fortesë të fuqishme dhe jo të lehtë për tu pushtuar, çka banorëve të saj u siguronte strehim të qetë gjatë luftërash, si dhe dalje në liqe. Rruga kryesore e afërt siguronte ekonomi të zhvilluar. Ky vendbanim do të ketë gjallëruar prej periudhës së hekurit e deri në kohën e Bizantit, për më tepër se 1000 vjet.
Vetëm gërmimi sistematik do të na qartësonte më shumë pamjen e këtij vendbanimi të rëndësishëm në basenin e Liqenit të Shkodrës

Guida që ju tashmë keni në duar shënon një hap tejët domethënës drejt dokumentimit dhe prezantimit të trashëgimisë sonë arkeologjike.

Thesari i Malësisë – krenari dhe shqetësim

Një ekspozitë e veçantë fotografike dedikuar trashëgimisë së pasur historike dhe kulturore të Malësisë së Madhe parap disa ditësh i është prezentuar edhe opinionit të Ulqinit. Organizatori, Organizata Joqeveritare “ Labeatët” nga Malësia solli artistikisht nëpërmjet fokusit të aparatit në vemendjen e publikut një pjesë nga arsenali i pasur i monumenteve të kulturës materiale dhe shpirtërore të Malësisë, me qëllim të evidentimit të problematikave të ndryshme që shoqërojnë këtë pasuri kombëtare sikurse edhe promovimin dhe mbrojtjen e saj. Fotografitë e ekspozuara dhe të botuara në një katalog domethënës sjellin dëshmi mbi rrënjët e lashtësisë së Malësisë të rëndësishme për njohjen e saj.

Mozaik i pasur

Në literaturën shkencore të monumenteve historike thuhet se trashëgimia kulturore, materiale dhe jomateriale ( shpirtërore) përbën bazën e studimeve të çështjeve identitare, e cila sjell kontributet e popujve të ndryshëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm të njerëzimit. Jo rastësisht , para dy mijë vjetësh u tha : “ Ata që nuk e njohin të kaluarën janë si foshnja- nuk dine gjë! ( Lucrecius Car). Popujt si dhe foshnja kanë rritën e vet dhe kjo rritë bazohet në njohuritë dhe në përvojat e fituara nga e kaluara, nga rrënjët individuale e kolektive. Këto rrënjë gjenden në trashëgiminë kulturore , të krijuar nga njerëzit dhe për njerëzit. Edhe treva apo zona e Malësisë së Madhe përmban një mozaik të pasur të trashëgimisë arkeologjike, arkitekturore, shpirtërore dhe të peizazheve kulturore të krijuara që nga koha ilire e deri te kohët moderne dhe përmbajnë atribute shkencore, historike, artistike dhe të mjedisit, siç janë: Kalaja ilire e Samoborit dhe muri ilir i kësaj kalaje,që i përkasin shekullit të tretë para erës së re, tumet ilire ( varrezat parahistorike karakteristike për periudhën e bronzit dhe hekurit), pastaj varrezat e tjera unikale të pastudiuara të cilave nuk u dihet vjetërsia dhe rrënojat e Kishës së Shën M’hillit në fshatin Dinoshë ( shekulli IX) etj. Si e tillë trashëgimia kulturore e Malësisë është pjesë fisnike e ambijentit dhe e mantalitetit të banimit.

Rreziku i shkatërrimit

Këto dhe shumë visare të tjera mbresëlënëse të Malësisë së Madhe janë pjesë e identitetit shqiptar me të cilat mburren jo vetëm malësorët. Nga ana tjetër janë edhe shqetësim,për arsye se këto vlera kombëtare janë lënë në mëshirën e fatit. Këtë ekspozitë e lexoj edhe si një alarm të shoqatës “ Labeatët” që e gjithë trashëgimia kulturore dhe historike e Malësisë të mbrohet nga rreziku i shkatërrimit nga faktori natyror dhe faktori njeri. Në çdo shtet të botës së civilizuar monumentet e kulturës duhet të promovohen, të ruhen dhe të mbrohen nga rreziku i vazhdueshëm për t’u zhdukur, në kuadrin e institucioneve shtetërore por edhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Mbështetur nga ky fakt këtë detyrim ligjor e ka edhe Mali i Zi si shtet shumënacional dhe shumëetnik , i cili patjetër duhet të fokusohet në evidentimin dhe diskutimin e problematikave nga të cilat vuan edhe trashëgimia shqiptare . Sepse faji për këtë shkatërrim në radhë të parë vjen nga shteti për të vijuar më pas deri te ndërgjegjja qytetare, e cila ka vite që mungon .

Zëri i intelektualëve dhe specialistëve

Të gjithë jemi dëshmitarë se trashëgimia jonë kulturore në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, pra edhe në Malësi, ka qenë dhe vazhdon të jetë e rrezikuar, e pambrojtur dhe se është bërë shumë pak për të mos thënë asgjë për përmirësimin e saj. Situata aktuale e rënduar qoftë nga kriza ekonomike, qoftë politike bën që vëmendja mbi të tilla gjëra të spostohet dhe të kalohet në plan të dytë. Institucionet e trashëgimisë kulturore për fat të keq po vuajnë nga mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse kulturore e shumë faktorë të tjerë që nuk janë objekt i këtij shkrimi,të cilët në shumë raste kanë sjellë kalimin e përgjegjësive nga një pushtet në tjetrin, nga pushteti qendror tek ai lokal. Në këtë situatë të pakënaqshme ndaj monumenteve të kulturës sonë duhet të pyesim vetveten: A kemi ne ndërggjegje për këto gjëra, a kemi ne ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore? Nëse jemi realist duhet thënë dhe duhet pranuar se të gjithë kemi përgjegjësi, e jo vetëm institucionet e monumenteve. Trashëgimia kulturore shqiptare në përgjithësi dhe ajo e Malësisë në veçanti, është e përbashkët. Ajo u takon të gjithëve. Bashkon shumë shpirtëra. I bashkon njerëzit dhe rrit mirëqenien. Po kush janë ata që duhet të parët të ngrisin zërin për këtë trashëgimi të rrezikuar? Intelektualët dhe specialistët. Mendoj.

Mbrojtja dhe prezentimi

Trashëgimia kulturore historike e një populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe materiale të krijuara gjatë historisë së tij, pasqyron zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik, fetar e kulturor në të kaluarën e tij, paraqet luftën e tij shekullore për ruajtjen e identitetit të tij etnik, gjuhësor dhe kulturor. Malësia e Madhe siç thamë ka një identitet kombëtar shqiptar, i cili bashkë me identitetet e tjera pasqyrojnë diversitetin e çmuar kulturor të Malit të Zi dhe të Europës. Për këtë thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale dhe shpirtërore të periudhave të ndryshme historike të Malësisë duhet të punojmë më shumë se deri më tani. Ka ardhur momenti që trashëgimia kulturore shqiptare në Mal të Zi të aktualizohet siç duhet me veprime konkrete të bazuara në ligjet shtetërore dhe dokumentet ndërkombëtare të ruajtjes dhe mbrojtjes së monumenteve historike si vlerë universale.
Mbrojtja dhe prezentimi i trashëgimisë kulturore të Malit të Zi, përfshirë këtu edhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve si popull autokton, është obligim ligjor që buron nga Kushtetuta e Malit të Zi dhe nga konventat ndërkombëtare. Për Malin e Zi si shtet i pavarur mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të jetë test i rëndësishëm i nivelit të civilizimit. Për ne shqiptarët ( malësorët) mbrojta dhe prezentimi i trashëgimisë sonë kulturore, natyrore dhe historike do të jetë test i nivelit të vetëdijes sonë për monumentet tona historike, fetare dhe klulturore.

Të nderuar miq,

Guida që ju tashmë keni në duar shënon një hap tejët domethënës drejt dokumentimit dhe prezantimit të trashëgimisë sonë arkeologjike. Kjo guidë është një përmbledhje e shkurtër, por mjaft e rëndësishme që synon të ofrojë shpjegime për disa dhjetëra lokalitete arkeologjike, nga rreth 400 gjithsej të evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së Kosovës. Si e tillë, guida do të shërbej si një informator për lokalitetet e përzgjedhura e ndoshta më të rëndësishmet të dokumentuara në Kosovë. Kjo i dedikohet të gjitha grupmoshave që janë kureshtarë për të njohur trashëgiminë e pasur arkeologjike të vendit tonë. Guida është e përgatitur në rrjedhë kronologjike, duke filluar nga parahistoria e deri në mesjetë. Trashëgimia arkeologjike e Kosovës e evidentuar deri më sot, paraqet një thesar të çmuar të vendit tonë. Potenciali arkeologjik identifikuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar është dokumentuar përmes gjurmimeve të ndryshme arkeologjike. Hulumtimet kërkimore arkeologjike u zhvilluan edhe gjatë dekadës së fundit në formën e sondazheve testuese, gërmimeve sistematike, përnjohjeve dhe së fundi edhe përmes studimeve ndërdisiplinare gjeofizike, arkeobotanike dhe arkeometalurgjike. Këto kërkime të ndërthurura shkencore janë vënë në funksion të njohjes, analizimit dhe prezantimit të begatë të vlerave arkeologjike të Kosovës.

Këto dëshmi arkeologjike pasqyrojnë gjurmë, mbetje, rrënoja e artefakte të civilizimeve të kaluara, si të popullsisë autoktone, ashtu dhe të civilizimeve lindore dhe perëndimore, të dokumentuara në hapësirë dhe në kohë të përcaktuar. Falë punëve studimore disa dekadëshe të arkeologëve vendorë, posaçërisht në dhjetëvjeçarin e fundit, përmes bashkëpunimit me arkeologët nga Shqipëria, Franca dhe sidomos me ardhjen e specialistëve të fushave ndërdisiplinare arkeologjike të kolegëve nga Gjermania, Kosova tashmë mund të prezantojë trashëgiminë jashtëzakonisht të pasur e të larmishme arkeologjike, brenda dhe jashtë vendit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë të mbështesë ekspeditat me karakter përnjohës, hulumtimet, studimet arkeologjike e në veçanti botimet përmes të cilave do të prezantohet dhe promovohet trashëgimia kulturore arkeologjike e Kosovës. Memli KRASNIQI Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat