“Plaga i’u ftohë dhe gjaku po i rridhte”/Para se të mbyllte sytë Toto Hosi thirri:T’i zëmë në…

Historia

“Plaga i’u ftohë dhe gjaku po i rridhte”/Para se të mbyllte sytë Toto Hosi thirri:T’i zëmë në…

Më: 1 mars 2021 Në ora: 08:53
Toto Hosi

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë të dielë u trajtua veprimtaria luftarake e heroit Toto Hosi.

Bolena është fshat i kurveleshit të poshtem, i shtrir rrëzë malit të Çipinit. Banorët e këtij fshati kanë shpirtin vullnet- hekur, krenar për historikun e bukur të kētij vëndi sa malor aq edhe piktoresk.

Me nostalgji dhe fanatizem sjellin ne vemendje bëma tē së kaluares Toto Hosi, një nga patëriotët që priti Ismail Qemalin në anën e lumit Vjosë, duke ardhur nga Lushnja për ngritjen e flamurit nē Vlorë. Toto Hosi lindi në vitin 1875 në një familje atdhetare në fshatin Bolenë. Biri një familje me tradita pateriotike dhe atdhetare.

Ishin vitet 1890 – 1893 kur ai mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin Sozimea në Janinë, në të njëjtën shkollë që kishte mësuar nē rininë e tij Naim Frashri, Ismail Qemali dhe shumë të tjerë.Toto Hosi pasi mbaroi shkollën shkoi në Stamboll ku ndoqi shkollën ushtarake nga ku doli me gradën oficer artilerie. Mirpo miqësia e tij e ngushtë ishte me djalin e Ismail Qemalit, Et’hem Beun.

Nga ku bashkë me të do të përfshiheshin në lëvizjen patriotike të viteve që do pasonin. Ata u kthyen në atdhe rreth viteve 1900-tê. Ishte koha kur ata filluan të përhapnin në zonën e kurveleshit, librat shqip.Në vitin 1908 Toto Hosi u bë antar i klubit të Vlorës, Labëria, bashkë me të ishin edhe bashkekrahinoret e tjere, Zaçe Xhelo nga Smokthina dhe Lazo Malo nga Tërbaçi.

Ismail Qemali te rrepet e Mesaplikut mbajti një fjalim, Toto Hosi u vu në dispozicion menjëherë të qeverisë dhe punoi nê gardën e saj . Totua ishte njē ndër ushtarakët që organizuan e drejtuan forcat e vlorës, ndaj rebelëve të Esat Pashës dhe Haxhi Qamilit të cilët donin të ulnin flamurin shqiptar të Vlorës.

Në fund të janarit të vitit 1913- 1914 , Totua mori pjesë në luftën kundër bandave greke, dolën nē bregdet dhe malin e Pilurit. Ne vitin 1918 bashkë me dy shok bolenas të tjerë, Isuf Bushin dhe Arif Rushanin, u bënë pjesë e shoqërisë “Opinga” e cila u krijua me në krye Zaçe Xhelon nê shtëpinë e tij.

Ne te gjitha aktivitetet orgqnizuese të viteve 1918-1920 Toto Hosi ka qenë pjesmarrës kryesor. Totua priti Sulejman Delvinën në zonën e Sevasterit, kur ai erdhi në Labërinē e Vlorës. Pra Totua ishte shoqërues i Kryeministrit Sulejman Delvina, i cili doli prej kongresit të Lushnjës….

Thuhet se Sulejman Delvina i kishte dhuruar një kobure trimit vlonjat nga Bolena, për kontributin e tij në luftra të ndryshme.

Fizikun dhe bëmat e Toto Hosit na i risolli para syve, nipi i tij, Xhimo Hosaj, i cili na shoqëroi në Çifligun e vjetër të Totos, nga ku muret dhe oborri i shtëpisë edhe pse ishte mbuluar nga dëbora, të jepnin pamjen e një oazi plot me kujtime historike.

Familja e Toto Hosit ishte pjese e luftrave te rendesishme, ku nder të tjera dallohet ajo e niperve të tij gjate luftes së dytë botrore. Velo Murat Hosi luftoi me mercenrët e Halil Alisë dhe Selim Kaloshit në Gjormë. Në vitin 1942 Velo Hosi luftoi me heroizem duke djegur autoblindat, nga ku mbeti dhe vet i vrarë.

Ishte viti 1920, fillim qershori, më shumē se 150 burra e djem të Bolenës, formuan çetën e tyre dhe komandant të tyre zgjodhën Toto Hosin. Ai do drejtonte çetën nga luftimi në luftim, nga beteja në betejë me fitore të mëdha sepse kishte përvojën e një oficeri.

Por familja e Toto Hosit ishte pjesmarrëse në shumë luftra, një nga ata ishte gruaja e tij Rubija, një grua e fortë si shkēmbi, sy patrembur dhe patëriote e madhe, mbesa e Selam Musait. Rubija vinte nga një familje pateriotike, atdhetare dhe ishte krahë bashkëshortit të saj duke luftuar nē frontin e parë.

Ne sulmin për marrjen e kalasë së Kaninës, një nga drejtimet e luftimeve ju besua Toto Hosit. Pēllëmbë e gjak u bë vëndi përrreth kalasë.Toton e merr një predhë në barkë, pikërisht këtu nis historia luftarake e Toto Hosit, kësaj figure brilante.

Totua vuri dorën në bark dhe vazhdoi të luftonte pëŕ më shumë se 5 orë, ashtu me zorrët jashtë dhe dëgjohej thirrja e tij “PËRPARA TI ZËM NË DORË QENËT” Plaga ju ftohë dhe gjaku i rrodhi , vdekja e pamëshirshme kishte mbërritur te sytë e Totos, sytë u mbyllën dhe thirrja e tij u bë plumb, e plumbi doli nga gryka e pushkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat