A e falsifikoi Amelia Erhart vdekjen e saj?

Historia

A e falsifikoi Amelia Erhart vdekjen e saj?

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:29
Amelia Erhart

Çfarë ndodh kur fizika e grimcave, ndeshet me fatin misterioz të amerikanes Amelia Erhart?Nëse kjo tingëllon e komplikuar, mos u shqetësoni. Një pjesë e avionit, që thuhet se i përkiste asaj, Lockheed, po ekzaminohet duke përdorur energjinë bërthamore.

Aviatorja pioniere rezulton e humbur dhe supozohet se ka vdekur para më shumë se 8 dekadash, që kur u zhduk me pilotin tjetër Fred Nonan mbi Paqësor, gjatë një fluturimi përreth botës.

Në vitin 1991 Rik Zhilespi, ekspert mbi çështjen Erhart dhe themelues i Grupit Ndërkombëtar për Rigjetjen e Avionëve Historikë (TIGHAR) – zbuloi pjesën e avionin në ishullin Nikumaroro të Paqësorit. Atje e kishte nxjerrë një stuhi.

Nikumaroro ndodhet rreth 300 milje larg ishullit Houland, ku Erhart dhe Nonan supozohej të ishin drejtuar, përpara se të humbnin të gjitha kontaktet. Daniel Bek po shihte një film dokumentar me djalin e tij 11 vjeçar në fund të vitit të kaluar.

Ai titullohej “Expedita Amelia”, ku u përmend edhe gjetja e Zhillespi. Bek u habit nga përfundimi i dokumentarit ku theksohej se “ndoshta në të ardhmen, do të ketë teknologji për të shqyrtuar më mirë të dhënat”.

Ai shtoi:“Dhe unë e kuptova se tani ekziston një teknologji e tillë. Unë punoj me të çdo ditë”. Bek punon si menaxher për RSEC (Qendra e Shkencës dhe Inxhinierisë së Rrezatimit në Pensilvani). Pamja nga dritarja e zyrës së tij pa dyshim përfshin reaktorin shtetëror “Breazeale”.

Ai donte që të hetonte mbi çështjen Erhart, dhe bashkë me kreun e qendrës Kenan Ynlu, vendosën t`ia nënshtrojnë pjesë të avionit radiografisë neutronike. Krahasuar me skanerat me rreze x shumë të ngarkuar, kjo procedurë përfshinte vendosjen e copës së avionit të Erhart në një pllake dixhitale dhe goditjen e tij me një rreze neutroni.

Përmes kësaj metode mund të jenë të dukshme detajet më të imëta që në pamje të parë duken të fshira nga qëndrimi për një kohë të gjatë në ujin e kripur të detit. Mbetjet e bojërave apo edhe një numër serial, përmenden si gjërat e mundshme që mund të shihen.

Rrezet neutronike merren nga reaktori “Breazeale”. Zgjidhja e dytë është Analiza e Aktivizimit të Neutronit, NAA. Në këtë proces mbi objektin e gjetur lëshohen rrezet specifike gama, për të shtyrtuar detajet më mikroskopike.

Rik Zhillespi është shumë i bindur se objekti i përket vërtet avionit të Erhart. Ai beson se  “lloji i aluminit, trashësia e fletës”, për të mos përmendur “llojin dhe madhësinë e një buloni, shtojnë sigurinë se bëhet fjalë për avionin “Lockheed Electra”.

A u shkatërruan rrënojat e avionit nga stuhinë që çuan reliket në Nikumaroro? Sipas të dhënave të para, ka prova të goditjeve përgjatë skajeve të copës metalike, duke sugjeruar se dikush mund ta ketë goditur me një sëpatë. Analiza me energji bërthamore, duhet të “përputhet me testimet gjenetike, që kanë kryer shkencëtarët mbi mbetjet e dyshuara të Erhart” në vitin 2019.

Siç theksohet nga Penn State News, një fragment misterioz i një kafke që ruhet në një muze lokal, duket se ka një lidhje me Amelia Earhart. Gjetje të tjera përfshijnë një skelet të gjetur në Nikumaroro në vitin 1940. Bëhej fjalë për një person të paidentifikuar, por thuhet se matjet ishin inkurajuese.

Ekipi hetues nuk pretendon se ka përgjigjen përfundimtare. Deri tani ka shumë teori nga ata që pretendojnë se e dinë se çfarë ka ndodhur vërtet me Erhart dhe Nonan. Nga kapja nga japonezët, deri tek thjesht bllokimi në ishull.

Një nga teoritë pretendon se Erhart u bë zëri i propagandës së radios japoneze “Tokyo Rose”. Një tjetër se ajo u rikthye në SHBA, por e ndryshoi identitetin e saj! Bek, Zhillespi dhe bashkëpunëtorët do të japin një raport të plotë mbi ekzaminimet e tyre në pranverë të këtij vitit. Ata lënë të kuptohet se diçka është zbuluar. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat