Gazeta italiane (1938) / Rekomandimi i mbretit Zog për shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë

Historia

Gazeta italiane (1938) / Rekomandimi i mbretit Zog për shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:43
Gazeta italiane

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të martën e 29 nëntorit 1938, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me fjalimin e mbretit Zog të mbajtur me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Thirrja e mbretit Zog për të gjithë shqiptarët 

Tiranë, 28 nëntor. 

Në fjalimin e mbajtur në radio për përvjetorin e njëzetë (njëzet e gjashtë) të pavarësisë së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Mbreti Zog, pasi u drejtoi disa fjalë të shkurtra përshëndetëse të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, shtoi: 

“Si udhëheqësi juaj më i lartë do të doja t’ju bëja një rekomandim : kudo që të jeni, shtrëngoni duart vëllazërisht, duke iu përkushtuar me vullnet të palodhur veprave të përparimit, sepse arritja e pavarësisë së atdheut nuk mjafton, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bashkuar të gjithë shqiptarët me qëllim konsolidimin dhe zhvillimin e lirisë.”

 Edhe mbretëresha Geraldinë u drejtoi shqiptarëve disa fjalë të shkurtra urimesh. Më vonë një zyrtar i lartë i drejtorisë së postës dhe telegrafit përkujtoi në radio Guglielmo Marconin.

Image
Gazeta italiane
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat