Historia tragjike e nxënëses së Kosovës: U nis për në shkollë, e kthyen në arkivol

Historia

Historia tragjike e nxënëses së Kosovës: U nis për në shkollë, e kthyen në arkivol

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:16
Shukrije Obërtinca

Historitë e dhimbshme të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë të shpeshta.

Njëra prej tyre është ajo e Shukrije Obërtincës, e cila u nis për shkollë, por e kthyen në arkivol.

Rrëfimi i plotë:

Është ditë e hënë. Shukrije Obërtinca, një nxënëse 16 vjeçare nga fshati Lismir, niset drejt Prishtinës. Jo për të shkuar në shkollë, siç bënte zakonisht të hënave, por për të protestuar. Rrethanat po i rritnin para kohe fëmijët...

Katër ditë më parë, nën rrethimin e tankeve, ishin miratuar amandamentet kushtetuese që ia largonin Kosovës edhe atë autonomi që e kishte brenda ish-federatës jugosllave. Kosova po futej në një vorbull të ri dhe të pakthyeshëm politik, spiralja e të cilit nuk do të pushonte gjer në qershor '99.

Shukrija në Lismir do të kthehej në arkivol. Ishte vrarë atë ditë nga policia jugosllave në qendër të Prishtinës. Një këngë do të këndohej shpesh ato ditë: "moj Shukrije Obërtinca, je trimneshë si Shotë Galica".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat