Perandoria e “Zakonit”/ Historia e Velçës nis te Varri i Tavës, misteri emrave autokton dhe 80 burime

Historia

Perandoria e “Zakonit”/ Historia e Velçës nis te Varri i Tavës, misteri emrave autokton dhe 80 burime

Më: 24 maj 2021 Në ora: 08:43
Velçë

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj këtë të diel u trajtua tradita dhe trashëgimia  kulturore e  fshatit Velçë që ndodhet në krahinën e Labërisë…

Si një det i paanë, shpirti i Labërisë, nëpër hojet e zemrës.

Aty kënga,  atje elegjia,  këtej kryengritje çlirimtare.

Vatër stërgjyshore mes historisë dhe traditës së fshatarëve bujar dhe këmbëngulës!

E shënjuar me perifrazën “Ballkoni i Lumit të Vlorës” Ka ecur mes shtigjeve të jetës, të një jete plot e përplot me veti krahinore, si Labëri e vërtetë. Jeta e vështirë e banorve të fshatit të Velçës dhe trimëria e patëriotizmi i tyre ka mbajtur gjallë e me frymë, kulturën, traditën dhe atë që është tavani gjithçkaje, Historinë!

Blegtorë dhe bujq të mire, me përkushtim e shkollim , populli Velçës një popull me traditë rrënjësore, ku këngët e vjetra dhe autoktone thërrasin për trimat dhe bëmat e tyre legjendare që mbetën në memorie dhe do të jetojnë të pavdekshme.Ja  si përshkruhet në vargje….

Kam dëgjuar nga pleqtë

Për bëmat e fshatit Velçë

Sofërshtruarit në udhë

Duarflorinj në punë…….

Mes këtyre vargjeve kuptojmë shumë për Velçotin dhe Velçën, nga ku datat historike janë mjaft të rëndësishme. Gjatë rrugetimit tonë për në fshatin e Velçës na shoqëroi një djal  me shpirtin bujar dhe traditor, që ruan dhe trasmeton  me fanatizëm çdo virtyt dhe zakon që ka ky fshat por edhe këta banor, Bardhyl Balilaj, Kryetari Shoqatës Velça.

As 30-km nga qyteti i Vlorës, në lartësinë 450 m mbi nivel të detit shtrihet fshati i Velçës i stolisur me një bukuri përrallore natyrore.

Sapo shfaqet tabela Velçë, aty nis dhe historiku i këtij fshati, që nga territori është një nga fshatrat më të medhenj në Labëri. Varri i Tavës vendi  që të orienton rrugën për në Velçë…Kush ishte Kapedan Tava dhe si nisi kjo histori, që brez pas brezi jetoi dhe mbeti legjenda më e bukur në zonën e Labërisë…

Vazhduam rrugëtimin së bashku me Bardhylin, i cili sërish na kërkoi të ndalnim në një pike tjetër të veçantë për nga historia.Kishim mbrritur në “Trubull” një pozicion vendi i shtrirë mes kodrave dhe një përroi, zhurma e të cilit gurgullonte furishëm.Pamja që shfaqej në sfond ishte kodra e famshme e historisë Kombëtare të Luftës së Vlorës, atë të viteve 1920-të, “Beuni”

Popullin  e Velçës po  ta kanoste rreziku, secili bënte thirrje për gadishmëri, kaq trima e patëriot, janë edhe sot pasardhësit e figurave të mëdha që dhanë jetën për atdheun. Velça dallohet veç historisë së bëmave historike të luftëtarve të at’hershëm që i dhanë zë dhe emër këtij fshati, edhe për vepra arkeologjike siç janë shpellat, të cilat janë shpallur më të veçantat në vend…

Më 1920-tën, në muajin maj një zonjë e Velçës, Zonjë Merko Sinanaj i thotë Ali Beqirit:Sikur të mos pranoheshin në çetë Xhafua dhe Yzeiri si djem të vetëm, të mos lejoheshin në luftë?” Lufta do edhe të rinj” ja ktheu Ali Beqiri…Shumë prej këtyre trimave mbetën të vrarë dhe dhanë jetën për atdheun, për Shqipërinë, për Vlorën.

Gojëdhëna apo rrëfimi historik, kënga e popullit si dhe dokumentat autentike sjellin në memorien e njerëzve shumë nga vlerat që ka një komb, të cilin e bëjnë të dallueshëm nga një komb tjetër.

Ruajtur në memorien e kohës janë eksploruar vepra arti dhe nënshkrime të shumta , si ajo e nënshkrimit të dy velçotëve  te letra nga Beslidhja shqiptare per mbretin  jogrek të Greqisë…1847 Selam Hasanaj te Beslidhja Shqiptare, 1920 Ali Beqiri një ndër 12 apostujt e luftës së Vlorës

Velça ka njerëz të punës që bujqësinë apo blegtorinë e ndjekin edhe pse janë larguar nga banesat e tyre, një ndër ta është Ladi, të cilin e gjetëm në platacionet e ullinjve duke i krahsitur ata.

Asnjë i huaj nuk ka ardhur tek ne të luftojë për lirinë tonë. Shqipërisë i kanë dal zot vet bijtë e saj, si ta lypte koha, vendi e kuvendi. Gjithë nur burrëror ishin ata trima si Ali Beqiri apo edhe shumë të tjerë, të cilët përveç trimërisë dhe veprave heroike i lane dhe trashëguan banorve brez pas brezi, mikpritjen, bujarinë dhe virtytet më të larta të një qënie njerëzore. Edhe Bardhyli në shtëpinë e tij autentike serviri mikpritjen dhe bujarinë e gjyshit të tij dhe babait që mesa duket sa breza do të vijnë do ta trashëgojnë këtë vepër.

Të hedhësh shikimin mbi horizont, një ajër i pastēr që të mbush mushkrit, fusha dhe kodra, male të mbuluar nga dëbora, por ajo që është madhështore është pamja përrallore e mahnitëse e shpellave, të, cilat qëndrojnë rrëzë shpateve të malit…

Ja disa vargje…

Historia vetë e thotë

Për se i nderon Velçotë

Janë me besë e besa rroftë!

Trima dhe burra të zotë

Për mikun me sofrën plot

Dhe për këngë hallall ju qoftë!…

Bukuritë e saj natyrore e bëjnë atë një vend turistik i cili ka nevojë për zhvillim infrastrukturor, që të vizitohet jo vetëm nga banorët vendas por edhe ata të huaj. Të vijnë dhe të shijojnë pamjet madhështore të monumenteve por edhe ujin e burimeve që rrjedhin nga shpati malit, të cilët e bëjnë Velçën një nga fshatrat e vetëm në Labëri që numron rreth 80-burime…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat