Nuk bëhet e shkruhet historia nga shpella apo rehatia e kolltukut

Historia

Nuk bëhet e shkruhet historia nga shpella apo rehatia e kolltukut

Nga: Gjon Keka Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Ka vite që shkruaj,i kam postuar edhe në faqen time ,madje edhe i kam botuar edhe në libra të mi, disa portrete e gravura të rralla të heroit tonë Gjergj Kastriotit si dhe dokumente historike të ndryshme.

Por,për habi janë disa të vetëquajtur „studiues“, „historian“ etj, që i kanë marrë disa nga portretet e Gjergj Kastriotit dhe dokumentet historike ,si nga librat e mi ashtu edhe këtu nga kjo faqe dhe kanë bërë shkrime,libra e tema pa e vendos emrin dhe burimin se ku i kanë marrë ato.

Të thuash jam „i ditur“ ,“studiues“ e „historian“në kurriz të atyre që me djersë i kanë mbledhë dokumentet historike,portrete e gravura, nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme europiane ,kjo ndodhë vetëm tek ne.

Ky është turp dhe mjerim ,veprat nuk bëhen e shkruhen në kurrizë të djersës së tjetrit, por me mund e punën e vetmuar e besnike ndaj shkencës dhe metodologjisë së saj , duke heq pluhurin e vjetër që ka marrë libri ,dokumenti historik, portretet ,gravurat etj, nga arkivat e biblotekat.

Veprat nuk shkruhen e bëhen duke i marrë të gatshme nga të tjerët, dhe duke mos i vendos as emrin e as burimin, gjithçka mund të jetë por shkencë e vepër nuk mund të quhet ajo.

Prandaj është e turpshme se si injoranca e tillë e disa të vetëquajturve „historian“ e „studiues“ e „eksperta“ të fushave të periudhave historike i marrin dokumentet ,portretet etj dhe i përvetësojnë.

Nuk mund t'i thuash vetes jam studiues e historian nëse nuk ke hyrë me orë e ditë të tëra, e vite e vite në arkiva e biblioteka për t'ia hequr pluhurin e vjetër që i ka rënë dokumenteve që kërkon, dhe për të mbledhë dokumente historike që ke për fushën tënde. Të gjithë do të donim që të gjitha dokumentet historike të njohura e të panjohura t'i kishim të gatshme pa u munduar ,pa djersë ,por kjo nuk është e mundur edhe përkundër arritjes teknoliogjike në shekullin XXI,sepse në shkencë e studime të historisë nuk ekziston një gjë e të tillë, të bërit e të shkruarit histori nga shpella që i kë gjetë vetes apo nga reahatia e kolltukut që i ke bërë vetes, jo, të bërit e të shkruarit histori e studime shkencore është të rrishë në arkiva e biblioteka dhe të dalësh prej saj me buzëqeshje dhe me burime e dokumente historike që hedhin dritë për të kaluarën historike dhe të epokave dhe me vizion për të ardhmen.

Për veten time kam mësuar se që kur fillove t'i drejtohem arkivave e bibliotekave i bëra ato si shtëpi e bibliotekë timen.Vetëm aty njeriu e harron zhurmën,barbarizmin,varfërinë mendore,sharjet ,fyerjet,mjerimin dhe injorancën e botës, vetëm në arkiva e biblioteka një studiues e historian dhe i çdo fushe ndriçohet, flet , mbledhë,zbulon, ruan e shkruan të kaluarën i mbështetur në fakte respektivisht në të vërtetën sipas dokumenteve historike bibliotekare e arkivore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat