Life (1939) / Suveniret e Seraldinës – Fotografia ekskluzive e Mbretëreshës së shqiptarëve në Norvegji

Historia

Life (1939) / Suveniret e Seraldinës – Fotografia ekskluzive e Mbretëreshës së shqiptarëve në Norvegji

Nga: Aurenc Bebja, Francë Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:58
Arkiv

“Life” ka botuar, në muajin korrik 1939, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë duke bërë pazar në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Suveniret e Geraldinës

Image

Zotërinj :

Gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Norvegji, ish-mbreti dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë janë pare shpesh në publik.

Ish-Mbretëresha Geraldinë është shumë e dhënë për të bërë pazar. Megjithë bagazhet e shumta që ajo solli nga Tirana, iu deshtën 25 të tjera për të marrë suveniret që ajo bleu në Suedi dhe Norvegji.

Gjatë një udhëtimi me motor në Norvegji, ajo u ndal buzë rrugës për blerë disa pantofla të bëra prej lëkure fokash, të zbukuruara me lepur të bardhë.

Unë shkrepa këtë fotografi të saj duke bërë pazar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat