​Fotografia e përbashkët e Musine Kokalarit dhe Drita Kosturit

Historia

​Fotografia e përbashkët e Musine Kokalarit dhe Drita Kosturit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:13
Musine Kokalari dhe Drita Kosturi

Në një ditë si kjo e sotmja, më 25 qershor 1934 kanë dalë në fotografi Musine Kokalari dhe Drita Kosturi. Fotografi të cilën e publikoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Musine Kokalari dhe Drita Kosturi, dy mike, studente të Universitetit të Romës, e para për letërsi dhe filozofi, e dyta për mjekësi, dy idealiste që donin me shpirt progresin e Shqipërisë së molisun të asaj kohe. Por, kjo nuk “mjaftonte “për regjimin, i cili u dha si “shpërblim” dhjetra vite burg dhe internim. Megjithëkëtë, qendresa e tyre ishte dinjitoze.

Është e pashëmbullt sfida që Musineja i bëri trupit gjykues. “...Unë mendoj ndryshe nga ju,por e dua vëndin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj!”- do të shprehej ndër të tjera ajo.

Kurse Drita, si mjeke që ishte, u bënte shërbim të burgosurve të sëmurë dhe të tjerëve që dilnin nga qelitë me kocka të thyera.

Për këtë ka shkruar me admirim dhe At Zef Pllumi tek “Rrno për me tregue”, ku ndër të tjera fikson në libër dhe një amanet qē Padër Pali i len At Zefit për Dritën: “Sakrificat e saj për mue, kurrë nuk do t’i harroj. Po të porosis që, në kjoftë se vjen ndoniherë dita e lirisë, ajo duhet konsiderue si mike e Urrdhnit Françeskan".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat