Gjon Gazulli - Diplomati i Skenderbeut, humanisti dhe astronomi i madh Europian i shek. XV

Historia

Gjon Gazulli - Diplomati i Skenderbeut, humanisti dhe astronomi i madh Europian i shek. XV

Nga: Gjon Kolë Gjokaj Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:49
Gjon Gazulli

-Teorinë heleocentrike të Gjon Gazullit e çuan përpara më vonë pasardhësit e tij të mëdhenj Nikolla Koperniku, Galile Galileu etj.

Shek. XV quhej, Shekulli i Humanizmit dhe Renesancës. Para se Perandoria Osmane ta pushtonte Arbërinë, shqiptarët kishin Univeristetin e tyre në Durrës, krah universiteteve të para të Europës, por ishte zhduk nga barbarizmat turke.

Me çlirimin e Shqipërisë nga ana e Skënderbeut, do të fillojë lulëzimi i kulturës shqiptare, përbërë nga humanistët e mëdhenj shqiptarë, si Gjon Gazulli, Pal Engjelli, Dhimitër Frangu, Martin Segoni, Marin Barleti, Marin Biçikemi, Leonik Tomeu etj.

Gjon Gazulli (1400-1465), shqiptar i lindur në Raguzë me origjinë nga Mirëdita, i njohur në latinisht si Johannes Gazulus (Gazolli), prift dominikan dhe humanist i madh europian. Astronom e matematikan i njohur me prejardhje shqiptare, që studioi në Padovë dhe jetoi në Raguzë, ku dha mësime filozofie, matematike e astronomie dhe iu përkushtua shpikjes së instrumenteve astronomike. Astronomi dhe matematikani bashkëkohës gjerman Johanes Myler (Johannes Müller, 1436-1476), i njohur edhe si Regiomontanus, e përmend Gazullin në veprën e vet.

Gazulli gjithashtu ishte diplomat në shërbim të Skënderbeut, ambasador në Raguzë dhe Padovë. Gjoni ishte vëllai i Pal Gazullit dhe Andrea Gazullit. Në dokumentet e kohës : "Johannes Gini Gazulo, artium doctor, astronomus praeclarissimus" (Gjon Gjin Gazulli, doktor i shkencave dhe astronom shumë i çmuar) që edhe profesor i universitetit më prestigjioz të kohës -Universitetit Al'Bo' të Padovës.

Gazulli ishte një ndër figurat më të shquara të shkencës europiane të shekullit XV. Veprimtaria e tij shtrihet në atë hark kohor që lidh dy prej epokave më të shënuara të kohës, Humanizmim dhe Rilindjen Europiane. Duke marrë parasysh shtrirjen e veprimtarisë së tij në astronomi, matematikë, fizikë, filozofi, diplomaci e arte, mund të thuhet pa frikë se ai ka qenë një ndër eruditët më të shquar europianë dhe një enciklopedi e kohës së vet, dhe për këtë kanë deshmuar vetë shkencatarët e kësaj periudhe.

Në letrën e dytë më 26.06.1459, Këshilli i Republikës njoftonte rishtas Nalmadhërinë e tin Korvini, se po përpiqeshin me i mbushë mendjen Gàzullit të shkonte atje, po ky gjente si shkak kundërshtimi moshën.

Teoria e tij e "Yjeve qiellore" tashmë ishte bë mbizotnuese në botën shkencore, që do të paraprinte Kopernikun.

Ja një fragment nga letra e Çesmiçkit, edhe ky shkencëtar i shquar kroat dhe ish nxanës i Gazullit, tashti në oborrin e Matia Korvinit, drejtue pikërisht Gjonit tonë:

"Ju jo vetëm keni plotësue shpresën tonë, por keni ba edhe ma shumë. Libri, të cilin na keni dhurue, na pelqen pa masë. Ai asht aq i mbushun me dijeni e risi, sa që leximi i tij na ka sjellë kënaqësi sikur edhe studimi me interes të jashtëzakonshëm. Pranojmë se aty kemi gjetë sqarime për disa thanje të ngatrrueme të astronomëve të lashtë, që prej moti kemi dashtë me i kuptue. Për këte arësye Ju porosisim me gjithë shpirt që të mos përtoni të vazhdoni me shkrue e t’i jepni fund veprës së fillueme, e cila do të ketë randësi të madhe për shkenctarët dhe për famën Tuej..."

Gjon Gazulli, arriti të revolucionarizojë disciplinën shkencore të Astronomisë, duke hellur poshtë teorinë e deriatëhershime të "Sistemit gjeocentrik", ai arriti ta fusë në lëvizje "Teorinë heleocentrike", të cilën e çuan përpara më vonë pasardhësit e tij të mëdhenj Nikolla Koperniku, Galile Galileu etj.

Rrënjet, dhe kush janë pinjollët e familjes se famshme Gazulli

Familja Gàzulli, ose një pjesë e saj, lëvizi, apo jetoi edhe në Raguzë për shkaqe historike, ajo rrënjët i ka pasur përherë në Shqipërinë Veriore. Gjyshi i Gjonit, i cili quhej Pal, një emër që sot e kësaj dite, bashkë me atë Gjon, përsëriten prej brezi në brez në këtë familje, si është zakon në Veri të Shqipërisë. Kurse axha i tij, Matia, që njihej shumë i pasur, qoftë në Raguzë, ashtu edhe si prift në Barbullush.

Gjon Gàzulli i madh, astronomi, dhe mbas tij vjen Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikës së Raguzës në vitet 1452-1459, që ishte edhe Rektor i Shkollave të asaj Republikë. Mbas këtyre vjen Doktori i Filozofisë Imzot Ndue Gàzulli, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1783). Në shek. XVII, i njohur si Abati i Mirditës, Don Ndre Gazulli. Ndërsa Andrea Gazulli ishte komandant i Forcave të Veriut pranë Ali Pashë Tepelenës, deri me sulmin e tij barbar mbi Kardhiq.

Pinjollët e kësaj familje të lashtë mesjatare janë edhe vëllezërit Gazulli, njëherësh, Gjon (1893 – 1927) dhe Nikollë (1895 – 1946), të dytë priftër domenikan intelektual, studiues, shkrimtar, albanolog, etnograf, historian, leksograf... Dom Gjon Gazulli dhe Dom Nikollë Gazulli, dy vëllezër, dy priftërinj, dy Elitare të kulturës shqiptare, të dytë të vrarë nga dy diktatura të njëpasnjëshme, të periudhave të errëta për popullit shqiptar të shekullit XX. Dom Gjoni Gazulli i burgosur politik, pastaj i dënuar me vdekje dhe varur në konop me 05 Mars 1927. Kurse Dom Nikollë Gazulli i burgosur politikik, pastaj i dënuar me vdekje dhe pushkatuar me 23 mars 1945.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat