Hypatia, bijë e të parëve tanë

Historia

Hypatia, bijë e të parëve tanë

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 9 korrik 2021 Në ora: 19:01
Hypatia

Një pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjersa ishte duke e zhvilluar shkencën në mendjen e saj, ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi djegën e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe e mori Hypatinë duke e shkëputur nga realja dhe e nxori në rrugë duke u rrah dhe dhunuar barbarisht deri në vdekje. Ishte fanatizmi fetar kundër dijës së shenjtë.

Hypatia e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370pasKr, e bija e Theonit të Aleksandrisë, matematikanit famëmadh të kohës, mbeti pionerja e rëndësisë së gruas në historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë. Ajo ishte përgjegjëse për atë që që e bashkoi kulturën, dijen dhe të kuptuarit filozofik të së vërtetës njerëzore – Biblioteka e Aleksandrisë.

e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija, kultura dhe shkenca.

Image

Theoni, i ati i Hypatisë ia mësoi të bijës matematikën dhe astronominë, por thuhet që Libri III i Teorisë së versionit të Teonit për Almagestin e Ptolomeut, ku paraqitej model i Universit, i cili mbeti i heshtur deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë.

A ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë dhe martir i vërtetë vlerave të te mësuarin?

Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “qenieve njerëzore, jo pse ishte femër, por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë, aftësitë e saj dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë saqë i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me Hypatinë ishte e pa mundur, por ata zgjodhën vrasjen e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat