Vula e vogël apo sekrete e Gjergj Kastriotit

Historia

Vula e vogël apo sekrete e Gjergj Kastriotit

Nga: Gjon Keka Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Se Gjergj Kastrioti kishte njohuri të thellë për të kaluarën ,shihet nga kjo ,se ai në mesin e vulave të tij kishte edhe vulën e vogël apo sekrete e cila kishte figura simbolike të lashtësisë apo mitologjike.

Është e mundur që kjo vulë e Gjergj Kastriotit të jëtë përdorur vetëm për qëllime të brendshme të tij qoftë ato financiare, diplomacisë sekrete etj.

Ndërsa vula në fjalë përshkruhet nga studiuesi prof.Tefik Geci si vijon:

„Vulën e vogël Gjergji e përdori njëherit edhe si unazë personale, prandaj kjo vulë bënë pjesë në grupin e vulave“ sigillum annulare“ ,d.m.th. Vulë unazore. Vula e vogël e Skënderbeut ka qenë sekrete ,prandaj është quajtur si vulë „ sigillum secretum“. Në të vërtetë ,kjo vulë ishte gemë antike ,e cila nga aspekti figural e ornamentik , i takonte grupit intala, sepse në të origjinali ishte negativ e që si gjurmë në dyll e linte pozitivin. Kështu ,pra , vula e vogël e Skënderbeut ,lë gjurmë më të bukura në dyll ,se sa ishte vetë origjinali i punuar nga materia e shtrenjtë e përafërsisht gur i çmueshëm.“

Imazhi bashkëngjitur i vulës së Gjergj Kastrioti është nxjerrë nga vepra“Mbi sfargjistikën e Kastriotëve“,të autorit prof.Tefik Geci,1968“.libri gjendet poashtu edhe ne Bibliotekën nacionale në Vjenë. [Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat