Si u zhduk emblema e gjetur në kalanë e Katafiqi në vitin 1981?

Historia

Si u zhduk emblema e gjetur në kalanë e Katafiqi në vitin 1981?

Nga: Gëzim Llojdia Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

1.

...Historia:Emblema e Katafiqit.

Në vitin 1965 Profesor Rrok Zojzi, në krye të ekspeditës, i shoqëruar nga Birçe Harshi Denaj në kalanë e Katafiqit gjetën Emblemën e Katafiqit, që është një' gur me shqiponje dykrenore dhe tre gjethe lisi, të gdhendura në të, që është e njëjtë me emblemën e Dodonës.

...Jam në buronja të Kucit.Duke u kthyer në rrugën e asfalt krejtësisht të re që vjen nga Kurveleshi i sipërm ,më sak nga Gusmari ,gjithë kthesa .Në Buronja është një udhëkryq i madh.Një rrugë duhet të shkoj në fshat sipër,poshtë Shkagës,një udhë do eci  lumit gjarpërues dhe tjetra përkarshi. Mali më ngjanë me një piramidë gjithë dhe,gur shkurre dhe ,  por të ndërtuar nga dora e njeriut.Kur kam pyetur ku gjendet kalaja e Katafiqit më kanë thënë :Ja ku  e ke përkarshi Buronjave!Kur ishim në shkollën e mesme  kam shkuar edhe  atje, por nuk  e dinim çfarë ishin gurët dhe ledhe,t që mbante kodrina e malit Buronjat e asokohe ishin gjithë rrepe madhështor, të moçëm ,që krijonin hijezim,ledhet e gurta dhe ujërat që aty pëllcinin nga buronjat .Këtë mbajnë mend të gjithë,sot pamja është krejt ndryshe,rrepet e moçëm sjanë më dhe ujërat duken sikur janë trembur nga dora e njerëzisë. Mirëpo duke vrojtuar këtë kala nga poshtë dhe shumë vite më parë nga sipër zbulojmë shumë gjera që i thonë shkoqur autorët si Set Alikaj,Hasan Luci dhe autor të tjerë kucjotë nëpër botimet e tyre për Kuçin.

2.

Shtrirja e kalasë.

...Autori S.K.Alikaj shkruan; Në fillim te luginës së Shushicës, pikërisht në veri te përroit te Buronjës, gjenden rrënojat e një kalaje të lashtë.

Terreni ne përgjithësi është malor, kodra e Katafiqit ku ngrihet kalaja është vazhdim i malit dhe ka pak a shume formën e një dardhe, duke u ngushtuar nga veriu në një barriere të lartë shkëmbore.

..Mirëpo sa është sipërfaqja e saj?

S.K.Alikaj;Rëndësi kanë muret rrethuese ku më të dallueshme janë pesë prej tyre që rrethojnë një sipërfaqe afër 3ha.

...Forma e kalasë sipas këtij autori: Muri që mbyll rrethimin e parë formon një linjë rrethore me gjatësi 60m dhe trashësi 3 - 3.2m. Është i ndërtuar me gurë të papunuar, te mëdhenj e mesatare dhe ka tre ndërprerje qe mund te kenë shërbyer si hyrje. Dy prej tyre janë skajet e murit, kurse e treta e lidh atë me rrethimin e dyte. Ky i fundit fillon ne forme harkore duke u mbështetur tek i pari. Ka një gjatësi te përgjithshme 200m dhe mbyllet në skajin tjetër përsëri me atë rrethim. Ka si veçanti përdorimin e gurëve të mëdhenj. Vendosja e tyre është bere ne mënyre te 9rregullt por duke ruajtur vertikalitetin në faqen e jashtme, ku janë dhe gurët më të mëdhenj. Faqja e brendshme në përgjithësi është me gurë mesatare kurse mesi ka mbushje me gurë të vegjël. Rrethimi i tretë fillon me një mur mjaft të gjerë që shkon 3.6 - 4.5m qe zgjatet sipas një vije rrushkulluese ne një gjatësi 60m dhe pastaj harkohet c gjitha me një mur të ngushtë 2.8m deri sa bashkohet me rrethimin e dytë. Nga ana lindore ai ndërpritet nga një mur ndarës, i cili shërben si i tillë dhe për rrethimin e katërt. Gurët e përdorur për ndërtim kanë mesatarisht dimensionet 50, 50, 60cm kurse lartësia e ruajtur arrin 0.8m. Rrethimi i katërt ka gjatësi 120m dhe kufizohet nga perëndimi nga një mur periferik dhe vazhdon deri sa takohet me muret ndarëse. Është e vështirë për të dalluar këmishën e brendshme e të jashtme, sepse muri është mjaft i dëmtuar.

...Rrethimi i pestë ne përgjithësi ndjek një vije horizontale me gjatësi 320m. Ka gjerësi 2.8 - 3.2m dhe lartësi të konsiderueshme qe shkon deri 2m. Nga një mur ndarës i lakuar ky rrethim parcelohet ne tre nënndarje më të vogla.Muret ndarëse ndryshojnë nga ato rrethuese si nga funksioni ashtu dhe nga mënyra e ndërtimit të tyre. Ato i ngjiten pjerrësisë së kodrës pa u lakuar. Gjerësia e tyre është e vogël, kurse gurët kanë përmasa të stërzgjatura. Jashtë mureve rrethuese nga ana lindore e perëndimore ka shumë tarraca të cilat zbresin deri në afërsi të Buronjës. Në pjesën lindore hasëm disa mure të veçuar që ndërpresin vendet e kalimit. Këto janë ndërtuar me gurë te mëdhenj dhe kanë gjerësi 1,8 - 2,2m. Në rrethimin e dytë dhe të tretë me interes janë dhe themelet e disa ndërtimeve, që i përkasin me sa duket dy komplekseve të veçanta për banim. Ato ruhen në sipërfaqe dhe janë bërë me mure me gjerësi 1-1.2m. Aty gjetëm dhe pak qeramike, tjegulla tipike mesjetare me baltë të ashpër te bëra me gishtërinj. Si përfundim mund të themi se Katafiqi është një vendbanim i fortifikuar i periudhës së hekurit, por që ka qenë përdorur si i tillë dhe në mesjetë.

... S.K,Alikaj: Ne zonën e Kuçit hasem në rrënojat e tre kishave, njëra prej te cilave ndodhet fare pranë fshatit. Kisha e dyte gjendet ne shkëmbin e Katafiqit, një shkëmb mjaft i thepisur, me një shesh te vogël ne maje, ku sipas vendasve ka qene kisha e Pandelejmonit. Kisha e trete është "kisha e Huneborshe" qe ndodhet disa metra ne jug te fortifikimit. Ka gjatësi 125m, gjerësi 4.5m përbehet nga naosi, pronaosi, absida dhe si tip është me gjysme kryq, e ngjashme me kishën e Armenit. Aty gjetëm dhe pak qeramike, tjegulla tipike mesjetare me balte të ashpër te bëra me gishtërinj.

3.

Fjalë për fjalë po ndalemi  me rrugëtimin e këtij artefakti me një

Historia e simbolit tone kombëtar dhe Dodona pellazgjike

nga mrsc Besim Dervishi

...Të gjitha këto gjetje arkeologjike janë shume të rëndësishme, por një nga gjetjet e cila fatkeqësisht nuk gjendet me ishte një pllakë guri me përmasa rreth 40×65 cm, gjetur në vitin 1974 në Labëri, me saktë në kalanë e Katafiqit në Kuç (Vlorë).
Ilustrimi është bërë nga grafisti Pandi Mele.Po në këtë vit i është dorëzuar në ngarkim Muzeut Vlorë me drejtor Llambi Durolli.
Në 1978 objekti është marrë nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi, dhe është dorëzuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.Në 1980 objekti i është dërguar F. Stamatit në laboratorin e restaurimeve, dhe më pas i është kthyer Akademisë së Shkencave.

...Në vitet 1980-1981 ky artefakt zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave. Ilustrimi i artefaktit është publikuar ne vitin 1982 ne kopertinën e punimit me titull “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” mbajtur nga profesor Aleks Buda. Vjedhja mund të jetë bërë nga armiqtë e çështjes shqiptare (apo blere nga ta) ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë artefakte tjera (Për këtë te dhënë ndihmuan zoti Petrit Gaci dhe Besir Bajrami). Po ashtu kjo e dhënë është publikuar ne rrjetin social Facebook të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë (DRKK Vlore) ne datën 24 Korrik 2015 ku thuhet se:
“Grafik i Emblemës e gdhendur në gur me përmasat 30 x 40 cm , gjetur në rrënojat e Kalase se Katafiqit nga etnologu i njohur Rok Zoizi në vitet ’70.”
Ky artifakt është përmendur dhe nga studiuesi H. Luci ne një punim te tij për fshatin

Kuç ku midis te tjerave thotë se:

“…Në kalanë e KATAFIQIT, KUC, VLORE është gjetur dhe një reliev i njohur si emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm, ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës….”
...Mirëpo çfarë thotë më poshtë ky autor:Zhdukja ose asgjësimi i këtij artifakti duhet të jetë bërë për për disa arsye. E para shkaku i zhdukjes ka qenë vjetërsia e tij e cila sipas disa studiuesve shkonte 5000 – 7000 vjeçare ndoshta edhe me shumë. Shkak tjetër mund të kenë qenë simbolet e gjetura tek shqiponja. Në gjoksin e saj ishte i gdhendur gjethja e lisit e cila së bashku me shqiponjën vetë janë simbole te Dodones. E dyta trupi i saj sidomos flatrat është i përberë prej disa konturesh tip kolonash. Këto kollona sipas studiuesit GJ. Zoga tregojnë konturet e një ndërtese të vjetër pra të një objekti të lashtë. Kollonat identifikohen me vetë shtetin. Në një vend qe dikur ka pas ndërtesa antike.

Zeusi për të gjetur qendrën e botës hodhi dy shqiponja në ajër në të një njëjtën kohe, një ne drejtim te lindjes dhe tjetrën në drejtim të perëndimit. Ato fluturuan drejt njëra tjetrës dhe vendi ku u takuan ishte qendra e botës. Ky vend nuk ishte Delfi sic përpiqen ta thonë disa, por Dodona, orakulli më i vjetër së Delfi. Nga atëherë shqiponja me dy koka ishte simbol i pellazgëve dhe Dodones. Gjetja e këtij artefakti me simbolin e Lisit te Dodonës është një provë e fortë (Shih libri “Encyclopedia of Mysterious Places: The Life and Legends of Ancient Sites Around the Ëorld”, Robert Ingpen, Philip Ëilkinson, Barnes and Noble, USA 2000)...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat