​60 vjet më parë, një mur ndan Berlinin

Historia

​60 vjet më parë, një mur ndan Berlinin

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 07:25
Ilustrim

Pak para agimit të 13 gushtit 1961, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të qytetit të Berlinit ndahet me tela me gjemba: lind Muri i Berlinit.

Në pjesën perëndimore të Berlinit, një telefonatë në mes të natës nga policia e Spandau-t njofton se një tren i S-Bahn, metroja e ngritur e Berlinit, është kthyer prapa.

Në orën 2 të mëngjesit, diçka po ndodh në kryeqytetin gjerman. Nga sheshi Alexander, Erich Honecker, ende i panjohur, drejton operacionet si oficer i SED-it: brenda pak orësh, me urdhër të presidentit Walter Ulbricht, pjesa lindore dhe perëndimore e Berlinit ndahen.

Vendimi i qeverive të Traktatit të Varshavës për të mbyllur zonën lindore të qytetit, me qëllim shmangien e gjakderdhjes (1,6 milionë banorë të Berlinit ishin larguar tashmë nga lindja për në perëndim), u bë përfaqësimi i prekshëm i “Perdes së Hekurt”, që ndau botën në dy blloqe, nën ndikimin sovjetik dhe nën atë amerikan, gjatë Luftës së Ftohtë.

Pasojat e asaj zgjedhjeje ndanë për dekada të tëra familjet e miqtë dhe u kushtoi jetën shumë gjermanëve, të cilët u përpoqën të arratiseshin në mënyra gjithnjë e më të rrezikshme.

Të paktën 140 ishin viktimat e Murit, të vrarë nga “të shtëna precize” të agjentëve nga lindja.

Historia e origjinës së atij kufiri, i shndërruar shpejt në blloqe betoni, mund të tregohet përmes imazheve tashmë ikonike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat