Mali i Zi, shumë mirënjohës nga ndarja prej Serbisë

Historia

Mali i Zi, shumë mirënjohës nga ndarja prej Serbisë

Nga: Fahri Xharra Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Nëse një popull me mbamendje të peshkut është diku në botë, ata jemi ne. Nëse dikush i harron masakrat, dëbimet, çnjerëzimet dy shekullore jemi po ashtu ne. Nëse një popull e harron se çka ka ndodhur me të vetëm 20 vjet më herët, prapë jemi ne.


E di që bota e dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve tona me Serbinë, më shumë për interesin tonë sepse jemi popull i pafuqishëm dhe i pa përkrahur nga shumica evropiane. Por të shkohet në atë masë sa që të na largohet krejtësisht nga mendja një histori e shëmtuar këtë nuk e kisha paramenduar kurrë.


Shikoni, që të jemi konsekuent me botën e cila ishte mbështetësi i pavarësisë, ne duhet të zhvillojmë vetëm marrëdhenie të mira zyrtare dhe duke iu bërë të ditur që nuk i kemi harruar gjëra të tmerrshme.

Ne nuk guxojmë të kemi blerje mallrash nga Serbia, me vlerë gati një miliardë euro në vit, ne nuk guxojmë shumë gjëra të praktikohen që njëzet vjet, gjëra të cilat iu rrisin supremacinë mbi ne.

Shembulli më shpërthyes dhe që meriton edhe admirimin tonë është Mali i Zi, me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë dhe historisë së tyre me Serbët dhe Serbinë. E kam përmendur që moti: një herë i ndarë kurrë më i afërt me ta; vetëm zyrtarisht. Kësi lloj ndarje, me një herë pas shkëputjes nga Serbia e jetësuan vet malazezët. Një herë i ndarë, kurrë më historikisht së bashku !

Desha të iu rikujtoj disa shkrime që i kisha këto dy vjetët e fundit në kryetemën që malazezët nuk janë serb, ja një pjesëz:


“Dr. Rotkoviq shkruan: “ Përhapja e ndjenjës serbe në Malin e Zi u ndihmua nga rrjetet e agjenturave serbe të cilat e kishin vërshuar atë vend, të përgatitura në programin serbomadh-– Zgjerimi i ndjenjës kombëtare serbe në Malin e Zi u ndihmua kryesisht nga rrjetet e agjencive serbe që e përmbytën atë, të siguruar nga një program sekret në shkallë të gjerë - Nacertani ) .

Edhe kjo: “Nacioni serb në Malin e Zi i imagjinuar gjatë shek. 19-të dhe ishte prodhim i shumë faktorëve: Poetria e Njegoshit nën ndikimin e Sima Sarajlisë, propaganda serbomadhe të Naçërtanjes dhe inxhinjeringut politiko- ideologjik të Kral Nikollles- kështu shkruan Dr. Rotkoviq . Edhe pse tek Njegoshi u zgjua inspirimi për shkrimin e poezive , por nga Sarajlija u mboll , ajo që deri atëherë ishte e panjohur- srpstvo ( serbizmi ) ( Njegoshi poet dhe Vladikë i Malit të Zi 1813 – 1851 )

Shekujt ndërrohen dhe e vërteta del në pah. Malazezët nuk janë serb; këtë duhet pohuar vazhdimisht se pse del nga vet goja e tyre, nga shkrimet e tyre. Edhe ata më në fund e kanë kuptuar të vërtetën e tyre se ishin të manipuluar nga serbët . Pa i kërkuar shkaktarët mua më intereson e vërteta e shprehur e tyre që është kategorike (Dr Rotković ekspozon mashtrimin e Serbisë së Madhe, çështjet malazeze)

Malazezët shkruajnë se: Shkenca e historisë ka arritur që plotësisht të demistifikon të ashtuquajturën „ “serbizëm” e cila ishte e ngulur në mendjen e Vladikes Petar II Petroviq Njegoshit si dhe në mendjen e Knjazit Nikola. Pra ?

Tabuja serbe po thyhet përditë e më shumë , e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit ; “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve “ (Njegos shpiku kombin serb të malazezëve, Cetinje në 2003) “ paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim të madh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbe Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulturën malaziase, si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”

Qosoviqi i porositë lexuesit e vet: ”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i fshehtë serbomadh i Garashaninit ; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”

Tani ajo që më shtyu të merrem edhe një herë me malazezët të cilët nuk e pranojnë as se si propagandën serbe që janë vëllezër dhe që janë sllav; një herër për një herë e quajnë vetën dokleat (dukljanin ). Le të thonë si të duan por nuk e pranojnë që janë serb.

Pllakatet kanë janë vënë nëpër Podgoricë, Plevle, Kotor, Herceg Novi, Cetinë, Bijello Pole dhe në qytete të tjera. Krahas sloganit për “Drejtësi, nder e liri Malit të Zi”, ilustrimet në pllakat i përcjell edhe ky tekst: “Në hakmarrjen e pamëshirshme e reprezaljet ndaj popullit të Malit të Zi bërë nga ana e Serbisë, nga ushtria e saj, xhandarmërisë dhe tradhtarëve të vendit në shërbim të Serbisë, për shkak të rezistencës aktive dhe aneksimit të atdheut të tyre, njërit nga shtetet më të vjetra ballkanike, ndërmjet dhjetorit 1918 dhe gushtit 1929, në vorbullën e ferrit e të vdekjes, janë zhdukur disa mijëra njerëz.”


”Janë dëbuar ose janë detyruara për azil më shumë se 3 mijë familje malazeze. Pothuaj nëpër çdo vendbanim ku kanë kaluar njësitë ndëshkuese serbe, janë bërë përdhunime të vajzave e grave për ç’ shkak më vonë shumë sosh kanë bërë vetëvrasje me ngufatje ose me varje. I gjithë Mali i Zi ka kaluar nëpër një turpërim të paparë në tërë historinë e vet”, shkruan nëpër këto pllakate. “
 

Si u arritur kjo qasje, ky ndërrim kaq i madh, epokal, historik në Malin e Zi ? Nga se politika malazeze punon në interesa të kombit të vet, dhe më kryesorja iu jep guxim njerëzve të shkencave historike që ta thonë të vërtetën me serbët, por në anën tjetër politika është falënderuese që e ka mbështetjen amerikane.

Miq të nderuar, tek ne shqiptarët duhet një ndërrim radikal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat