E vërteta e lashtë nxirret në dritë përmes gjuhës shqipe!...

Historia

E vërteta e lashtë nxirret në dritë përmes gjuhës shqipe!...

Nga: Sami Arifi Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:01
Autori

Robert Jokli në librin e tij të vitit 1924 “Reallexikon der Vorgeschichte” i zgjeron studimet e tij mbi ilirët dhe trakët: “Si do që të jetë, ne vrejmë se trashigimit gjuhësore që rrjedhin nga gjuhët e lashta të Ballkanit, siç janë ato të ilirëve dhe të trakëve, janë ngushtë të lidhura me gjuhën shqipe”.

Roma madhështinë e saj ia kishte borxh jo vetëm pellazgo-etrukëve, sepse nga fiset e Ilirisë ishin ushtarakët më trima e gjithashtu edhe një numër i personaliteteve, siç ishin: Konstandini i Madh, Diokleciani, Aureliani (i njohur si restitutor Orbis), dhe në Bizant juristi i madh Justiniani dhe shumë të tjerë. Është e drejtë të përkujtojmë se Jul Cezari sipas llogarisë së tij në “De Bello Civili” shkoi të përfundoi studimet e tij në Durrës, ashtu sikur i nipi i tij Oktaviani që i përfundoi studimet në Apoloni, qytete këto që sot gjenden në Shqipëri.

Për ta nxjerr të vërtetën e lasht në dritë, duhet studiohet gjuha shqipe, të cilin studim të shqipes e bënë shumë gjurmues, ku, ndër ta ishte edhe prof. Zacharie Mayani nga Universiteti i Sorbonës në Paris, i cili për këtëqëllim e mësoi shqipen dhe i thelloi njohurit e tij të mëdha në Shqipëri dhe kështu pati mjaft suksese që ta nxjerr të vërtetën në dritë.

Edhe prof. Skënder Rizaj i dal nga Universiteti i Prishtinës, i cili me ndihmën e gjuhës shqipe me sukses i interpretoi mbishkrimet e zbuluara në Turqinë Perendimore, ku në lashtësi jetuan fiset pellazgo-ilire. Kurrësesi nuk harrohen studimet e thella të Xhuzepe Katapanos, i cili duke iu falenderuar punës së tij, hedhi në dritë të re idiomën e brendshme (esoterike) të pjesës tjetër të Mesdheut, të Faraonëve të Egjiptit (FARA-farë, depozitë, ONE=jona).

Sipas Katapanos mësojmë se teksti më i vjetër hieroglif në posedimin tonë daton që nga dinastia e V dhe VI, pra, pas mbretit të parë të “racës njerëzore” MENE (në shqip ME NE). Në vazhdim Katapano thotë se Perëndia (në shqip THOT=fjala) Thoti ishte më i madhi zhvillues i kohërave të lashta dhe zbulues i dy alfabeteve, atij hieroglif dhe fonetik, në kohën e “Kronologjisë hyjnore” periudhë kjo e cila ka humbur në errësirën e tokës.

Thot, si “Zot” mund të ketë qeverisur Egjiptin e Epërm dhe të Ultë shumë më parë se epoka paleolite dhe duhej të ishte përcjelluar nga MAT, hyjnesha e drejtësisë. Mat në shqip do të thotë, i urtë, i drejtë. Pra, kjo është fjala që e ka gjetur në një mbishktim, Katapano, në muzeun e Tarquinias në formën eprore MATIUAL, më i urti, saktësisht në atë që thotë.

“Më i larti, më i urti, në krahë të tij, në anën e tij mund ta vendos atë...”

Prandaj mund të thuhet se kjo vazhdushmëri e gjuhës e ka freskin e ujit vërshues dhe tërheqjen rrënqethse të rizbulimit të rrënjve tona të lashta dhe të tanishme.

Aleksandër Stipçeviq, është kategorik në pohimin se cilido ekspert që dëshiron të jetë i saktë në studimin e pallazgo-ilire duhet doemos të njohë gjuhën shqipe. Ai thekson se Iliria nuk i përket vetëm të kaluarës, sepse në Ballkan elementi ilir ende jeton, pra, ata janë shqiptarët. “Kështu që, shton ai, është e pamundur të shkruhet historia e popujve ballkanikë pa e njohir gjerësisht nënshtresën kulturore ilire”.

Prandaj ai saktësisht mendon që ilirët edhe sot paraqesin temë me interes të vazhdueshëm për Evropën në tërësi. Edhe dietari, Hans Krahe, pas përfundimit të studimeve të thella përfundon: Një numër i konsiderueshëm i fjalëve të dialektit Darian nuk mund të kuptohet me anë të greqishtës, derisa mund të sqarohet me mënyrat e rregullave linguistike të ilirishtes, pra të gjuhës së moçme shqipe.

Dietari austriak Hahni i cili për shumë vite ishte konsull në Janinë, kishte një interes të madh për zbulimet arkeologjike në Shqipëri, sikurse edhe për gjuhën dhe traditat e vendit. Pasi vizitoi rajone të ndryshme dhe mësoj dialekte të shqipes , më 1854 botoi në Vjenë një libër interesant “Albanische Studien” (Studime shqiptare) ku në mes tjerash pohon: “Shqiptarët janë autokton sepse rrjedhin drejtpërdrejti nga ilirët, sikurse edhe populli i Maqedonisë së Epirit, të gjithë të rrjedhur nga pellazgët parahistorik”.

L. Benlov në veprën e tij “La Grece avant les Grecs” botuar në Parisë më 1877, shkruan:

Vetëm një gjuhë ka qenë deri më tani të hedh dritë në emrat e këtyre vendeve, e ajo është shqipja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat