Në 36 vjetorin e tentim-vrasjes të veprimtarit Rasim Zenelajt

Historia

Në 36 vjetorin e tentim-vrasjes të veprimtarit Rasim Zenelajt

XHAFER LECI Nga XHAFER LECI Më 14 maj 2017 Në ora: 23:04
Rasim Zenelaj në foltore duke diskutuar, Frankfurt, 14.4.1979

Rasim Zeneli ka qenë dhe mbetet një veprimtar i denjë i "Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare", e themeluar dhe e drejtuar më përkushtim të madh kombëtar, nga baca Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti. Rasim Zeneli ishte një anëtar dhe aktivist aktiv i çështjes kombëtare, i cili vepronte përmes lëvizjes "Besëlidhja".

Rasim Zenelaj ka lindur më 18.4.1948 në fshatin Sllatinë të Besianës, ish Podujevë.  Me 1972, Rasimi emigron në Gjermani,  sepse Ai vëzhgohej për veprimet e Tij, nga organet e sigurimit të shtetit jugosllavë.

Rasimi ishte viktima e parë e teroroit serbë në Perëndim, cili plagosë rënd nga UDB-a Jugosllave, në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 prill 1981, në moshën 31 vjeç.Rasimi i kishte pes vëllazër, vet ishte më i riu. Rasimi me ato mundësi që ka patur, me mjetet materiale ka ndihmuar “Besëlidhjen“.

Në protestat, demonstrimet antijugosllave, të organizuara nga "Besëlidhja", Rasimi ishte në rrjeshtin e parë, me një pëtgaditje solide politike dhe vendosmëri të pashoqe luftarake. 

36 vjet më parë, më 14 prill 1981, ndaj tij u organizua një atentat nga sigurimi sekret jugosllav "UDB-a. Për vrasjen e Rasimit ishte përgaditur një 25 vjeçare serbe,  e cila shprazi plumba në shtyllën kurrizore të tij, duke e plagosur rëndë, për ta lënë përjetësisht në karrikën invalidore.

Spekllime të shumëta dhe të qëllimta kamufluese, ka pasur rreth kësaj tentim-vrasjeje. Ka pasur përçapje që rasti të cilësohet si privat dhe prishje pazari në aventura dashurie. Përveç propagandës serbe, me spekullimet të pista, janë marrë edhe disa kuadro të LPK-së enveriste, tashmë, me dyshimin e bazuar si spiunë të UDB-së.

Por, Gjykata Gjermane, këtë krim e ka cilësuar për motive politike. Hezitimi i atentatorës për të mos folur, ka hasur në vendosmërinë e ekipit hetues gjerman. Dhe,vajza serbe ka pranuar se "atentatin e kam bërë me porosi të UDB-së jugosllave". Atentatorja është dënuar me 7 (shtatë) vjet burg.

Në vijim të kësaj ekspozeje, po japim fjalën origjinale të Rasim Zenelit, të mbajtur në Kongresin e -II-të të Patisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë, më 14 -15. IV. 1979, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, Kryetar, Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.

Gjithashtu, sjellim për lexuesit edhe shkrimin e revistës prestigjioze gjermane "Der Spiegel", të botuar më 3.5.1982, me të dhënat nga kriminalistika gjermane, përkatësisht, nga dosja në gjykim, për rastin e Rasim Zenelit:

DER SPIEGEL 18/1982
03.05.1982

SHERBIMET SEKRETE

Në rast të thirrjes telefonike vrasje

Para një Gjykate Porotë të Frankfurtit bisedohet, se si shërbimi sekret jugosllav i eliminon në Republikën Federale emigrantët jo të përshtatshëm.

Kurë mekaniku Rasim Zenelaj, 34, jugosllav i emigruar, me prejardhje shqiptare dhe bashkëpaditës në një proces vrasjeje, dëshiron që të arrijë vendin e tij në sallën e gjyqit, i nevoitet ndihmë. Paraplegjik në një karrigë me rrota duhet të bartet shkallve lartë.

Në mesin e katër të akuzuarve e përcjell një zonjë e re këtë paraqitje, dukshëm duke u pëpjekur, që mos të tregojë emocione: serbja Zorica Aleksic, 25, e cila para fundvitit e ka shtrirë për toke mekanikun me pesë plumba të një pistolete „Ceska“. „Unë kam qenë vetëm një vegël“ deklaron ajo për gjakderdhjen,“ në parim qëndrojnë në prapavijë njerzë tërsisht të tjerë.“

Kushë është me të vërtet përgjegjës për të shtënat ndaj Zenelajt, dëshiron ta dokumentojë Prokuroria Shtetrore me një zinxhir të deklaratave të dëshmitarve. Në procesin e Gjykatës Porotë, i cili fillon përsëri të premtën të kësaj jave (Seanca e parë kryesore është dashur të ndërpritet për shkak të sëmundjes së një gjykatësi), shpesh do të jet fjala për shërbimin sekret jugosllav „Sluzba Drzavne Bezbednosti“ (SDB) dhe bashkëpuntorët e Konzullatës Gjenerale në Frankfurt-përsëri bie një rrezë e dritë mbi luftën nëntokësore ndërmjet jugollavë të emigruar si dhe shërbyesve sekret.

Policia kriminale e konsideron se mbështetësit e vrasjes janë dy jugosllav, të cilët kanë ditur t’i shmangen arrestimit zyrtar, qyshë në ditën e veprës, më 14. maj 1981:

*Svjetozar Mirjacic, 42, i quajtur nga bashkëvendasit “Tozo”, i cili në Zyrën Shtetrore të Hessenit ishte i regjistruar si sekretar i parë i Konzullatës Gjenerale të Frankfurtit dhe se atje kujdesej për çështjet doganore;

*Rade Surla, 55, një ish drejetor bankar nga Spliti, i cili në Frankfurt e udhëhiqte një firmë të ndërtimtarisë „Sideta Bau“ dhe nga kroatët e emigruar ka qen i respektuar si „partizan i vjetër.

Vetëm nga arratisja e Surlas (gjurma e fundit: një llogari e hotelit mbi 363 Franka në Shtrasburg) hetuesit mendojnë që të dijnë, se atyre i ka ikur një shërbyes sekret-edhepse në Jugo-skenën e Frankfurtit ai qyshë moti ka qenë i përfolur. Për shembull 1980, kurë kroati i migruar Nikola Milicevic  është përgjakur deri në vdekje me gjashtë të shtëna nga vrasës të panjohur në një vendparkim të Frankfurtit (SPIEGEL 4/1980).

Në lokalin-kroat „Hajduk Split“, qarkullonte nga pranvera e 1981 thashethemja se do të pasonin aksione të reja.

Zëra anonim në telefon e kanë paralajmruar Zenelajn, bashkëpronarin e lokalit, i cili vepronte si arkatar i një rrethit emigrantësh shqipëtar, që të mos mirrte pjesë në demosntratat për shkak të trazirave në Kosovë. Zenelaj i nevrikosur: „Nëse ju dëshironi të më vrisni, atëherë beheni këtë, por mos më thirrni tërë kohën këtu në telefon dhe mos më nevrikosni.“

Thirrjet telefonike, kështu mendon  policija të dijë tani, kanë ardhur nga zyrja e ndërtimtarisë së Rade Surlas. Atje nuk kishte mbetur e fshehur, se shefi shpeshëherë kishte vizita nga vendlindja, një herë një gjenaral nga Bosnja, herën tjetër një kurir nga Kosova; secilën herë janë këshilluar prapa dyerve të mbyllura.

Nganjëherë i është huazuar një „Volvo“ i Sideta Bau për „detyra të veçanta“ Konzullatës Gjenerale të Jugosllavisë. Nganjëherë ndërmarrsi i ndërtimtarisë është vozitur te një shtëpi ogurzezë „shtëpi e gjelbërt“ në afërsi të Rottschildallee, metrat e fundit deri te banesa konspirative, shkonte ai në këmbë. Sepse: „Sa më pak që dinë“, i shpjegonte ai shoferit të tij,

“aq më mirë për ty.”

Në konzullatë është pëshpëritur, se pas luftës Surla kishte luajtur një rol të rëndsishëm në shërbimin sekret jugosllav. Ish raporte të besueshme policore, se Surla në vitin 1950 është grindur me  shefin shtetror Tito, ai si idhëtar i Stalinit kishte qenë në ishullin e të denuarve “Goli Otok” ( ishullin tullac) dhe e ka humbur gradën e oficierit.

Të tjerët dinin të tregonin, se si Surla pas një punë 30 vjeçare atje e kishte marrur një shqelm, “sepse ai nuk kishte dashur të nënshkruaj, se dikush kishte përvetsuar të holla”. Si drejtor i Investbankës në Split Surla në bazë të hulumtimeve të policisë kriminale ishte shkarkuar në vitin 1971, sepse nën patronazhin e tij  kishin rrjedhur “para në të zeza te ministrat”. Se a është përfshirë Surla si migrant përsëri me shërbimin sekret, për të vepruar në rehabilitimin e tij në vendlindje, është vetëm një spekulim i hetuesve. është evidente, se Surla rregullisht është takuar me konfidentin “Tozo” herë në konzullatë, herë në “shtëpinë e gjelbërt”.

është duhur të ket qenë fjala për agjent-të fshehtë, për ryshfete dhe pasaporta të falsifikuara, për përgjime telefonike dhe atentate. Në rastin Zenelaj luante edhe njëfar Iso Dautofski një rol, i cili në vitin 1980 ishte angazhuar nga Surla në firmën e ndërtimtarisë-nga pikpmja e policisëkriminale, si njëri nga disa agjent të SDB në gjurmë të Zenelajt.

Dautovski duhet të ket hulumtuar, se funksionari-shqipëtar  Zenelaj nuk kishte vetëm kontakt të përhershëm me Kosovën, por kishte “edhe një dobësi pë femrat”. Një punëtore nga Weiterstadti, serbja Zorica Aleksic, erdhi qartazi deri te debitimi i sajë kriminel. Dautovski e njftoi atë me Zenelajnë dhe ia dorëzoi asajë, kështu në bazë të hetimeve, më në fund armën e vrasjes së bashku me municion.

Kur Zorica Aleksic në fillim të kryerjes së mardhënies seksuale më në fund goditi, Zenelaj e pësoi një plumb të ndaluar cerebral. Kryesja e veprës, e cila ditën e veprës ishte arrestuar në aeroportin e Frankfurtit, i ka zbuluar më vonë detajet e komplotit. Kur ndëgjoi Surla, se Dautovski nuk ia arriti, që të arratiset, e la që të sjellet vetura e tij. Që nga kjo ditë mungojn në Sideta Bau 300 000 Marka.

Në ndërkohë Surla është parë në hotelin e Beogradit “Slavija”. Ai kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar. Por Interpol Beograd nuk përgjigjet.

Dy linke-shkrime  orgjinale të këtij shkrimi në gjuhën gjermane edhe në PDF

http://www.spiegel.de/spiegel/print/d-14348406.html

http://magazin.spiegel.de/EpubDelivery/spiegel/pdf/14348406

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat