Zbulohet varri i një menaxheri shfaqjesh në rrënojat e Pompeit

Historia

Zbulohet varri i një menaxheri shfaqjesh në rrënojat e Pompeit

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 06:57
Rrënojat e Pompeit

Ristrukturimi i disa ndertesave të mbetura në rrënojat e Pompeit çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm nga arkelogët ; një varr monumental, i cili me shumë gjasë i përkiste një menaxheri të shfaqjeve të gladiatorëve në qytetin antik që u shkatërrua nga shpërthimi i malit Vezuv ne vitin 79 pas lindjes se Krishtit.
Menaxheri i njohur i cili vdiq një vit para shpërhtimit të vullkanit u varros në zonën e Pompeit të quajtur San Paolino.
Për shkak të famës dhe të pasurisë atij iu kushtua një epitaf i gjatë i shkruar në mermer që doli në dritë nga ky zbulim. Ai vë në pah aspekte të historisë së qytetit të lashtë të Pompeit dhe verteton pothuajse me siguri emrin e personit në fjalë.
Ndoshta bëhet fjalë për Gneo Alleo Nigidio Maio, të cilin populli e mbiquajti “princi” i kolonisë në shenjë mirënjohje për shfaqjet e mrekullueshme që organizonte.
Në këtë gërmim befasues, studjuesit zbuluan për herë të parë gjurmë të pompeianëve që iknin nga shpërthimi i Vezuvit.
Janë ta qarta vijëzimet e lëna nga një karvan sipër një shtrese prej dy metrash të materilait vullkanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat