Strategji lufte / Gjenialiteti i Von Clausewitzit dhe “pika kritike e armikut”

Historia

Strategji lufte / Gjenialiteti i Von Clausewitzit dhe “pika kritike e armikut”

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:20
Von Clausewitz e

Ushtritë në terren duhej të lexoheshin si struktura fluide dhe në lëvizje të vazhdueshme, dhe ashtu si çdo strukturë, ato kishin një bariqendër, e cila përbënte pikën e saj të ekuilibrit. Von Clausewitz e quan “Schwerpunkt”. Ishte një pikë kritike, më shumë se një pikë e fortë apo e dobët

Gerhard von Scharnhorst donte në krahun e tij një asistent personal që nuk ishte ende tenent, por tashmë shumë i vlerësuar në ushtrinë prusiane, për cilësitë e tij intelektuale: Carl von Clausewitz. Mendimi i këtij të fundit pati një ndikim shumë të madh në kuptimin e luftës dhe zhvillimet e kulturës strategjike. Një aparat konceptual ciklopian i cili gjen kulmin e vet tek “Mbi luftën”, dhe që mbetet sot e kësaj dite një vepër unike në historinë e mendimit ushtarak. Von Clausewitz nuk ofronte receta apo zgjidhje skematike, madje i hidhte poshtë ato, por duke u nisur nga eksperienca konkrete e luftës, i ftonte ushtarakët që të mësonin të lëviznin në një mjedis të ndryshueshëm dhe kaotik.

Ushtritë në terren duhej të lexoheshin si struktura fluide dhe në lëvizje të vazhdueshme, dhe ashtu si çdo strukturë, ato kishin një bariqendër, e cila përbënte pikën e saj të ekuilibrit. Von Clausewitz e quan “Schwerpunkt” dhe për ushtarakët ishte një iluminim i vërtetë. Ushtritë (e madje edhe kombet) mbaheshin në një “Schwerpunkt”: për të fituar duhej që të gjendej saktësisht kjo pikë tek vetja si dhe të zbulohej se cila ishte ajo e armikut, për ta goditur, duke e çbilancuar dhe për ta shembur me një goditje të vetme, aparatin e tij luftarak. Për Von Clausewitzin, Schwerpunkt-i ishte një pikë kritike, më shumë se një pikë e fortë apo e dobët, por ishte në këtë interpretim të dytë të thjeshtësuar dhe reduktuar, që koncepti njohu përhapjen e vet më të gjerë, duke mbetur gjithësesi një far i çmuar i veprimit ushtarak. Në cilindo nivel operacionesh, nga ai strategjik në atë taktik, suksesi ishte i garantar nëse përpjekja maksimale e atij që sulmonte, ushtrohej mbi pikën e dobët të atij që mbrohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat