Ja si iu bashkëngjit Hitleri nazistëve

Historia

Ja si iu bashkëngjit Hitleri nazistëve

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 16:29
Adolf Hitler

Adolf Hitler i është bashkëngjitur nazistëve pasi që një parti tjetër politike e refuzoi ta pranojë në radhët e saja.

Profesori i historisë në Universitetin Aberden, Thomas Weber, ka gjetur dokumente të pa publikuara, të cilat zbulojnë se në vitin 1919 partia e sapoformuar socialiste refuzoi të pranonte Hitlerin në radhët e veta, pasi që nuk dëshironin ta kishin në radhët e tyre dhe as të shkruajë për gazetat e tyre.

Në kohën kur Hitleri deshi t’i bashkëngjitej partisë socialiste, ajo ishte dukshëm më e madhe dhe më e suksesshme se sa partia e nazistëve.

Sikur ta pranonin, me siguri se historia do të ishte më ndryshe, pasi që Adolf do të kënaqej me një post më pak të rëndësishëm dhe në këtë mënyrë në një parti të madhe ai nuk do të kishte kohë të arrijë fuqinë sikurse e pati me nazistët.

“Vetëm një vit më herët, ai nuk kishte treguar kurrfarë kualitetesh prej lideri dhe do të ishte i lumtur që vetëm të përcjellë të tjerët, se sa të japë urdhra”, thotë Weber.

Hitleri, pasi që u refuzua, iu drejtua partisë së nazistëve, duke u bërë lider i saj në vitin 1921.

“Kjo është diçka për të cilën askush nuk flet. Kjo shpjegon sjelljen e tij obsesive gjatë viteve të ardhshme, sidomos ndaj Partisë Socialiste”, thotë Weber.

Ndryshe, dokumenti i sapo zbuluar është shkruar nga Hans George Grasinger, themelues i Partisë Socialiste gjermane dhe është gjetur në arkivin e Institutit të historisë moderne në Munih.

“Në vjeshtë të vitit 1919, diku rreth shtatorit, Hitleri ishte paraqitur në zyrën e shtëpisë botuese dhe kishte kërkuar të takojë Grasinger, dhe kishte ofruar që të shkruajë për gazetën. Ai nuk kishte para dhe njëherësh deshi të marrë hua nga Grasinger. Megjithatë, i thanë se nuk kanë dobi prej tij për gazetë dhe se nuk e dëshirojnë në parti”, thuhet në dokumentin e zbuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat