Duke kujtuar rivarrimin e eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit

Historia

Duke kujtuar rivarrimin e eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit

Nga: Nue Oroshi Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 11:55
Ky rivarrim ishte mbresëlenës sepse po e percillnim në tokën e atdheut arkitketin e pavarsisë së Shqipërisë Imzot Nikollë Kaçorrin.

Rikthimi dhe më pas rivarrimi i eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit patë bërë bujë të madhe. Ky rivarrim ishte bërë në Kishën Katolike " Shën Luçia"në Durrës ku kishin marrë pjesë delegacione zyrtare nga Qeveria, Parlamenti e padyshm edhe nga Ipeshkvnitë e Shqiperisë.

Meshën e përshpirtshme e kishte thanë Monsinjor Damjan Kurti tash i ndjerë. Më ra fati që në këtë rivarrim të ishim i vetmi delegacion nga Kosova së bashku me miqtë e mij Enver Sulaj, autor i mevonshëm i Filmit Dokumentar për Imzot Nikollë Kaçorrin dhe Drejtorin e TV të Prizrenit Mifail Bytyqi, të shoqëruar edhe nga kameramani i këtij televizioni.

Ky rivarrim ishte mbresëlenës sepse po e percillnim në tokën e atdheut arkitketin e pavarsisë së Shqipërisë Imzot Nikollë Kaçorrin. Ndërsa ishte pikërisht delegacioni ynë që nuk e la të pa përfaqësuar Dardaninë tonë këtë pjesë të Shqipërisë Etnike në këtë ngjarje të madhe, të një rikthimi të vonuar por të merituar të eshtrave të imzot Nikollë Kaçorrit në tokën e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat