Gjendet kontrata paramartesore e vjetër mbi 40 shekuj

Historia

Gjendet kontrata paramartesore e vjetër mbi 40 shekuj

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Arkeologët turq në provincën Kajseri kanë gjetur një pllakë argjile në të cilin është shkruar një kontratë para martesore në gjuhën e vjetër asirike.

Në këtë marrëveshje është përpjekur për zgjedhjen e problemit të mos pjellshmërisë. Aty thuhet se nëse çifti nuk mund të ketë fëmijë gjatë dy vjetëve të para të martesës, bashkëshortja do të lejojë bashkëshortin që të gjejë një grua rob, e cila do të bëhet nëna surrogate.

Pas lindjes së fëmijës së parë, duhet ta lirojnë, janë rezultatet e hulumtimit, të cilin e ka publikuar revista Gynecological Endocrynology. 

Hulumtuesi kryesor, Ahmet Berkiz Turp, nga Universiteti Haran në Turqi, ka thënë se gruaja rob është dashur të lirohet pas lindjes së fëmijës së parë dhe në atë mënyrë do të përkujdeseshin që familja të mos mbetet pa trashëgimtarë.

Kjo pllakë argjile është krijuar në kohën e Mbretërisë së Asirisë në shekullin 25 para Krishtit dhe është ekspozuar në muzeun arkeologjik në Stamboll, si dokumenti më i hershëm në të cilin përmendet problemi i sterilitetit.

Në rajonin Kultepea më 1925, arkeologët gjetën 1.000 pllaka, të cilat ishin të shkruara me kunja. Pllakat janë ruajtur në arka druri dhe ato janë fakt se civilizimi i atëhershëm kishte sistem të rregulluar shoqëror.

Vendbanimi besohet të jetë zhdukur për shkak të zjarrit. Mesopotamia konsiderohet nga shumë ekspertë si vendin ku ka nisur historia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat