Gjendet një vepër me vlerë për Pjetër Bogdanin

Historia

Gjendet një vepër me vlerë për Pjetër Bogdanin

Nga: Gjon KEKA Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:17
Vepra e Pjetër Bogdanit

E gjeta veprën e Pjetër Bogdanit, me titull: „E vërteta e pagabueshme e besimit katolik„ botuar në vitin 1691 ne Venedik.

Pjetër Bogdani ky qiri i pashuar i Gurit të Hasit, ishte një nga doktorët më të zotë të filozofisë e teologjisë .Kombin arbnor e mbajnë pikërisht shtyllat e tilla mbi të cilat ai është themeluar e ndërtuar, shtylla këto që janë ngritur nga themelet e Arbërisë e deri të atdheu qiellor i Kastriotit të Madh, Bogdanit,Budit, Fishtës etj. Edhe kjo vepër e tij tregon se gjuha arbnore(epirote) ishte gjuhë që shkruhej, që flitej dhe gjuhë e komunikimit edhe në hapësirën europiane.

Janë këto personalitete mbikohore që kanë mbajtë gjallë dhe kanë nxjerr frytet e dijes së tyre për t'i dhënë popullit të tyre më të dobishmen të vërtetën e shkencës, filozofisë ,fesë etj ,që fletë edhe nëpërmjet gjuhës arbnore.Kjo vepër e cila është në dy gjuhë : atë italiane dhe arbnore(epirote) është një vepër me vlera të mëdha që i shërben rrethit të diellit arbnor me të cilën ngrohet dhe frymon e tërë arbëria jonë europiane.Në këtë libër gjenden ligjërata të ndryshme të Pjetër Bogdanit.Këtu ne imazh mund të shihet e shkruemja e gjuhës arbnore dhe imazhe interesante brenda këtij libri me vlerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat