Ky është komandat Drini në vitin 1999

Historia

Ky është komandat Drini në vitin 1999

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:28
Ekrem Rexha

Në video shihet Ekrem Rexhës, i njohur si komandant “Drini” duke biseduar me ushtarët gjermanë në Prizren, më 16 qershor 1999.

Komandant  Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze,  në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Vrasje e tij ende sot mbetët enigmatike.

Kurse në anën tjetër deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku, ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi dhe kryekuvendarin Kadri Veseli për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant “Drini”.

I menihershëm ka qenë reagimi i Veselit ku ka thënë se duhet të merren përgjegjesi për ato që i thoni.

“Është mirë të merren përgjegjësi për ato që thoni. Ju mos e ndalni por është mirë mos më leshu fjalën, po e din si çka “ ka thënë Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat