Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 31 dhjetor?

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 07:10
Abraham Lincoln

1695 – Taksa e dritares vendoset në Angli, duke shkaktuar që shumë pronarë shtëpish t’i mbyllnin dritaret me tulla për të shmangur taksën.

1790 – Del numri i parë i gazetës Efimeris, gazeta më e vjetër greke e cila vazhdon të botohet.

1857 – Mbretëresha Viktoria e Britanisë zgjedh Ottawan, atëherë një qytet i vogël, si kryeqytetin e Kanadasë.

1862 – Presidenti Abraham Lincoln nënshkruan një akt që pranon West Virginian në Bashkim, duke e ndarë Virginian në dy shtete. Gjatë Luftës Civile, banorët e Virxhinias Perëndore donin të qëndronin pjesë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa pjesa lindore kërkonte shkëputjen nga Unioni; kjo e shtyu presidentin Linkoln të merrte një vendim të tillë. West Virginia ose Virxhinia Perëndimore është një nga dy shteteve amerikane të formuara gjatë Luftës Civile (1861-1865), së bashku me Nevadën, dhe është shteti i vetmi i krijuar nga ndarja e një shteti. West Virginia dallohet për terrenet malore, luginat dhe lumenj piktoresk, si dhe burimet e pasura natyrore; faktorë që drejtojnë ekonominë dhe jetesën e banorëve, si dhe tërheqin vizitorë të shumtë në çdo stinë të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat