Cilatë janë vrasjet poltike më të bujshme në Historinë Shqiptare?

Historia

Cilatë janë vrasjet poltike më të bujshme në Historinë Shqiptare?

Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:04
Politikanët e vrarë

Historia politike e shqitarëve është e mbushur plotë intriga, tradhëti dhe vrasje. Që nga Vrasja e Haxhi Zekës, e cila cilësohet si vrasja e parë politike, pastaj vjen periudha e pavarësisë së Shqipërisë, ku janë bër dhjetra vrasje të bujshme deri të diktatura e Enver Hoxhës, dhe në periudhën post-komuniste deri vitet 1998-2005 në Kosovë.

Në vitin 1902 në Pejë, vritet Haxhi Zeka, nga Adem Zajmi. Sot e kësaj dite nuk dihet motivet e vrasjës.

Në vitin 1915 vritet në rrethan misterioze Dedë Gjo Luli, thuhet se është qitur në pritë të malazezëve nga vetë shqiptarët

Preng Bibë Doda, i njohur si Princi i Mirditës, vritet në pritë në vitin 1919 rrugës nga Durrësi për në Shëngjin.

Vrasja me e bujshme ndoshta në historinë moderne shqiptare është vrasja e Esat Pashë Toptanit, nga Avni Rustemi, në Paris në vitin 1920.

Më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë vritet Avni Rustemi, nga Isuf Reçi, me vrasjen e tij filloi Revolucioni i Qeshorit, duke sjellur në pushtet Fan Nolin.

Më 1925 në Dragobi, vritet Bajram Curri, nga Ceno Beg Kryeziu.

Më 23 janar 1923, vritet Beqiri Vokshi, nipi i Sulejman Vokshit, thuhet se pas vrasjes së tij qëndron Hasan Prishtina.

Më 2 mars 1925 në Bari të Italisë, vritet Luigj Gurakuqi, prej Baltjon Stamollës, në derë të Hotel Cavour, kushëri i vetë Luigjit.

Më 14 tetor 1927 vritet Ceno Beg Kryeziu, një nga kriminelët më në zë të kohës në Pragë nga Alqiviadh Bebi, sapo kishte shkuar si ministër i Shqipërisë atje.

Një nga vrasjet më të medha në Historinë Shqiptare është vrasja e Hasan Prishtinës, në vitin 1933 në Selanik të Greqisë. Hasan Prishtina, ka qenë kryeministër i Shqipërisë në periudhën  7 dhjetor, 1921 – 12 dhjetor, 1921.

Mbreti Ahmet Zogu  ka qenë cak i disa atentatëve politike, por i ka mbijetuar të gjitha atentatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat