Lavdia e Skënderbeut në dokumentar

Historia

Lavdia e Skënderbeut në dokumentar

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:15
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, po ia sjellim lavdin e heroit në një dokumentar të realizuar nga KosovaPress.

Dokumentari i cili është afër 19 minuta, pasqyron figurën e Skënderbeut nga një këndvështrim tjetër.

Dokumentari i cili është publikuar në janar të vitit 2015, flet për 25 betejat e heroit tonë, të gjitha të rezultuara me fitore të mëdha.

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

Ai mbetët Heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat