Si ma masakruan vëllain në kufi ushtarët e Gramoz Rucit

Historia

Si ma masakruan vëllain në kufi ushtarët e Gramoz Rucit

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:04
Krimet e Komunizmit

Si sot 28 vite me pare pushoi zemra e tim vellai, i vrare barbarisht nga ushtaret “vigjelent te sistemit Komunist” .

Shikoni hetuesit me duar ne xhepa (foto si me poshte), gjate perpilimit te dokumentacionit qe duhej derguar Ministrise se Mbrojtjes ne Tirane, per punen e lavderueshme e te devotshme te njesitit kufitar si edhe te repartit ushtarak te kesaj Poste kufitare, qe sigurisht do merrnin shperblimin e duhur (1 jave leje per te shkuar ne shtepi te pushonin) nga shteti per punen e nderuar te tyre “vigjilente” per ta mbrojtur nga “ARMIQTE”,
“Atdheun e tyre te dashur”.

Trupi i tim vellai eshte lene gjithe naten e deri te nesermen ne vendin e ngjarjes deri sa te vinin “expertet” te shtjellonin kete ndodhi ne maje te malit pra vrasja eshte bere ne oren 12 te te nates te dt. 2-duke hyre 3 shkurti i vitit 90te.

Historia e tim vellai, ende nuk eshte gjykuar as me gjygj e as nuk ju dha familjes trupi i tij, por u hodh ne nje grope provizore te malit dhe nuk i dihej as nami e as nishani me vone, pra nuk u tha familjes qe e kemi vrare.

Ne ishim familja e pare ne Tirane qe provuam shkopin e gomes ne koke dhe kamzhikun nga sigurimi i shtetit, e dita sot asnjeri nuk e njeh kete histori, por u mbyll me dosjen e famshme “TOP SEKRET” ngaqe e kishin zhdukur tim vella pa lene gjurme … im vella i pari qe pati e mori guximin te cante kufirin, pra shkendia e pare e DEMOKRACISE qe mesa duket e paska ndjere qe ketij sistemi duhej ti vinte fundi…..por fatkeqesisht askund neper media nuk njihet emri i TIJ si djale guximtar e Fisnik, nje nga Martiret e pare te kryeqytetit.

Nene gjora dhe ne e gjithe familja perjetuam ngjarje nga me MAKABER qe mund te mendohet…..se si dhe cfare ka ndodhur me pas (une dhe ime moter ishim larguar nga vendi), im ate dhe mamaja mesa duket kane gjetur ngushellim ne ditaret e tyre duke shkruar cdo dite se si kane perjetuar dhe kane rjedhur ngjarjet e mepasshme dhe torturat qe ka hequr deri sa ka gjetur te birin dhe e ka zharrosur me duart e saja duke mos lene pas edhe ndihmen e mbeshtetjen e njerezve te ngushte te familjes se saj dhe te babait tone.

(ditaret me jane dhene mua nga mamaja vjet, si amanet qe nje dite te dale historia e djalit dhe shkrimet e saja e te tim eti edhe Titullin e kane vene te cilin nuk po e bej te njohur tani deri sa te vije dita e botimit)…premtimin e dhene me duhet ta mbaj se eshte AMANETI qe nuk e tret as dheu!

Nena jone me lot e me oiiiiiiiiiiii te qarat e saja neper malet me debore dite e net duke kerkuar te birin dhe rrenkimet me dite, muaj dhe vite e bene gjysem njeriu…….sigurimin e kishim te pranishem NON STOP ne shtepi, duke plackitur e kontrolluar te gjithe garderoben e tim vellai e tonen si vajza e deri tek djegja e te gjitha pikturave te tija e penelave e bojerave e kornizat libra me dhjetra etj etj qe perfunduan para pallatit ne zjarr te madh e komshinjte pas perdeve shikonin me lot ne sy pa ditur ende cpo ndodh me njerezit dhe komshinjte per te cilet kishin nje respekt te vecante.
Im ate burre zoteri qe kish respekt nje Tirane e tere, u thinj brenda nates e nuk e njihnim te nesermen nese ish ai apo ndonje burre tjeter ne shtepi.Nuk e ngriti me koken e te buzeqeshte deri sa u nda nga kjo jete. Nuk i hynte asgje ne sy vetem kujtonte djalin e tij te mire e te dashur qe kish vetem nje ender …….
te shikonte muzeumet e botes e te takonte Da Vincin Rembrandtin, Gojen, Cezanne, Vermmer, Monet, Renoir …..e lista vazhdon pa fund :'( :'( :'(
Endera e nje artisti e nje poligloti e nje nxenesi qe ne shkollen fillore e deri me tej nuk njihte nota te tjera vetem 10te me yll e me fleta lavderimi, djale qe vetem buzeqeshte qe ndihmonte cdo te moshuar qe shikonte rruges apo qe i dilte para syve, cdo femije te vogel te rreckosur qe shikonte neper rruget e Tiranes atje ku punonte ne Kinostudio Shqiperia e Re e qe priste radhen sa ti hapej vendi i punes qe i ish premtuar si piktor……kjo ender nuk ju realizua :'( megjithese talenti i tij ishte i pertejshem, dhe ja nje dite pa pritur e pa kujtuar i riu inteligjent humbi durimin dhe mori malet , atje ku endera e tij u bashkua me qiellin ne parajsen e perjetshme, e ne dita sot shohim qiellin e flasim me yjet, se:
– njeri nga ato eshte DJALI IM – thote mamaja jone .

E GJORA NENE te GJORET ne te gjithe si familje PSE E PATEM KETE FAT, pse humben njeriun me te mire te familjes, pse ja shuajten endrat ketij te riu qe vec artin e librat kish pasuri edhe ato ja dogjen e nuk na lane asnje kujtim te TIJ?!!!

KJO ESHTE DHURATA QE NA DHA SISTEMI YNE I MADHERISHEM e qe do ta marrim edhe ne boten e pertejme si kujtim, eshte skalitur ne cdo kocke te trupit tone deri ne perjetesi dhimbja :'(……mjere kujt i ka rene per pjese ta provoje mbi kurriz :'(

Ne ate kohe te vrisnin po te mos kerceje vallen e tyre (te sistemit) sot te buzeqeshin para syve bejne premtime qesharake dhe POPULLI PERSERI JU JEP VOTEN,
pra VETE NE ZGJEDHIM FATIN TONE.
.P A R A D O K S……sa qesharake !!!!
——————————————————————-

ZGJOHU SHQIPERI !!!!
I bej thirrje te gjithe familjeve e nenave te shume vuajtura te viktimave ( lista e te vrareve si me poshte) tu kerkojne qeverise ne fuqi, per te cilen kane votuar t’u kthehet nderi dhe respekti qe meritojne MARTIRET te vrare ne kufi si dhe te mbeshtesin keto familje qe e vuajten mbi kurriz kete akt cnjerezor qe ju la ish sistemi Komunist. Ata nuk vrane vetem nje individ por thyen zemera NENE e mijera zemra te kesaj shoqerie.
Emrat e tyre te shoqeruara me dokumente perkatese si edhe foto duhet te jene ne MUZEUM te vecante , per brezat qe do vijne , te mesojne pasojat e sistemit dhe ne cfare fazash ka kaluar ky i mjere POPULL qe mbijeton me zemer te thyer edhe dita sot.

Kur kerkohet nga vendet e huaja t’u kthehet demshperblimi familjareve apo vendit, te njihet hapur ceshtja kjo apo ajo padrejtesi apo akt genocid qe i eshte bere ketij Populli, pse nuk filloni nga vetja, te dashur POLITIKANE te Vendit tone???!!!

Ju lutem mendoni pak me thelle,
Logjikoni, analizoni e aresyetoni drejte e me maturi, filloni ju lutem te ndergjegjesoheni, pra duke pare nga VATRA JUAJ nga njerezit Tuaj nga ligjet Tuaja, si silleni me problemet e njerezve brenda KONAKUT tuaj.

NENAT TONA jane lodhur me mendimin qe i eshte krijuar ne dekada :
– MOS BENI SI BEJ UNE, POR BENI SI THEM UNE – !!

edhe sa kohe duhet te BEJNE nenat tona dhe i gjithe ky komb
si THONI JU……..deri kur dhe sa gjate, eshte PYETJA ????!!
———————————————————-
shpresoj te postohet kjo leter e hapur e imja ne organet perkatese apo tek institucionet qe jane te ligjshme per te pare dhe marre parasysh hallet e ketij populli….Media e ka fjalen, ju lutem !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat