Kush ishte aktori që “çmendi” gratë shqiptare në kohën e Enver Hoxhës?

Historia

Kush ishte aktori që “çmendi” gratë shqiptare në kohën e Enver Hoxhës?

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:53
Steve Reeves

Gazetari Uvil Zajmi ka bërë një shkrim lidhur me adhurimin që kishin shqiptarët ndaj aktorit të famshëm amerikan, Steve Reeves.

Ai shkruan se si e përjetonin djemtë dhe vajzat shqiptare sa herë që në kinematë e vendit viheshin filmat e Steve Reeves.

Sipas gazetarit Zajmi, edhe pse në vitet `60 në Shqipëri liria ishte e kufizuar e vetmja dritare drejt perëndimit ishte kinemaja. Në Tiranë ishin dy kinematë, Partizani dhe 17 Nëntori.

Shkrimi i Uvil Zajmit:

“Gratë dëshirojnë të qëndrojnë me mua, ndërsa djemtë të jenë si unë”. Kjo thënie e aktorit që çmendi vajza e djem, do të qarkullonte edhe mes të rinjve shqiptar, në ato vite kur r dhe e vetmja dritare drejt perëndimit ishte kinemaja. Nëse do të jetonte ende, këto ditë, ai do të ishte 92 vjeç.

Bëhet fjalë për Steve Reeves, aktorin pas të cilit një botë e tërë ka qenë e dashuruar. Role të suksesshëm, lidhje me aktore, fanse të çmendura pas tij dhe meshkuj që donin t’i ngjanin… Një histori kjo e aktorit amerikan, të parit “Mister” të muskujve në vitet ’50, Stephen Lester Reeves, me emrin artistik Steve Reeves, i lindur më 21 janar të vitit 1926, në Glazgou (Montana) në SHBA. Fama e tij do të mbërrinte patjetër edhe në Shqipëri, ku kishte jo pak adhuruese femra, ndërsa djemtë e rinj stërviteshin fshehurazi nga frika e Sigurimit, me dëshirën për të pasur një fizik të ngjashëm me atë të Reeves.

Sa herë që një film i tij mbërrinte në Shqipëri, do të “thyheshin” dyert e kinemave.

Si e rikthejnë protagonistët e kohës, “fenomenin Reeves”, dëshirën e një brezi të apasionuar pas filmave mitologjikë dhe të së bukurës që vinte nga shumë larg.

VETËM NË 18 FILMA

Filmat vijues “Romolo e Remolo”, “Legjenda e Eneas”, në rolin Randusit te “Biri i Spartakut”, Filipides te “Një ndodhi e lashtë”, “Ditët e fundit të Pompeit, “Beteja e Trojës”, “Sandokan”, etj. e transformuan Steve Reeves në një div absolut të kinematografisë.

Në vitin 1960 ai refuzoi rolin e James Bondit, për shkak të rrogës së ulët të ofruar nga prodhuesit.

Po kështu edhe “Për një grusht dollarë” (1964), edhe për faktin se nuk besonte se regjisorët italianë mund të bënin filma “Western”.

TIRANA E KINEMAVE “PARTIZAN – 17 NËNTORI ”

Pas viteve ’60, dy kanë qenë kinematë e frekuentuara ku shfaqeshin për herë të parë filmat, “Partizani” e “17 Nëntori”, të vendosura në vijë të drejtë, jo më shumë se 150 m larg njëra-tjetrës, në dy ekstremet e Rrugës së Barrikadave. Elegante, moderne për kohën, madje me lozha siç ishte “Partizani”, ato kishin orare të diferencuara: Dita fillonte 09:00-11:00, 11:00-13:00 dhe 15:00- 17:00; 17:00-19:00 dhe 19:00-21:00 te “17 Nëntori” 10:00-12:00, 14:00-16:00, 16:00-18:00; 18:00- 20:00 dhe 20:00- 22:00 te “Partizani”. Bobinat e filmit qarkullonin nga njëra kinema te tjetra. Pjesa që mbaronte, dërgohej tek kinemaja tjetër nga një punonjës i kinemave, që në shi e diell, mbi një biçikletë, në një çantë lëkure vendoste ato, shkonte te kinemaja tjetër. Ishte një ritual i përditshëm.

r këtë arsye kinematë e kryeqytetit kishin ndryshime në orar. Pasi shfaqej gjerë- sisht në kryeqytet, filmi dërgohej në Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçe, Elbasan, etj..

TË GJITHË ME SYTË TE REKLAMAT

Reklamat e kinemave, ajo në krah të Komitetit Ekzekutiv në qendër dhe tjetra në Rrugën e Barrikadave, përballë Muzeut të Luftës, ishin madhështore për nga përmasat (e tillë ajo te Rruga e Barrikadave)rreth 10-20 metra shtrirje, të mbyllura me xham, dhe në qendër të atij blloku vendoseshin filmat e dy kinemave kryesore, ndërsa përbri të “Kinema Republikës”, “Ali Demit”, “Dajtit” etj.. Fillimisht, filmi për një ose dy javë shfaqej te “Partizan – 17 Nëntori”, pastaj hiqej ose çohej edhe tek të tjerat, kryesisht “Republika” dhe “Ali Demi”. Për disa filma të huaj vendoseshin posterat origjinalë që shoqëronin filmin kur vinte, ndërsa për të tjerë, realizoheshin nga piktorët e Kinostudios, që ishin edhe përgjegjësit për vendosjen e tyre. Steve Reeves është parë në Shqipëri në pak filma të gjithë me ngjyra, ekran të gjerë, nga i pari “Kali i Trojës”, “Trimëritë e Herkulit”, “Legjenda e Eneas”, “Biri Spartakut”, “Një ndodhi e lashtë” (i vetmi bardhezi).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat