Masakra e Hereçit –vepër kriminale e udhëheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare

Historia

Masakra e Hereçit –vepër kriminale e udhëheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare

Nga: Dode Progni Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:02
Ilustrim

“Lëvizja Kryeziu” ishte emertimi i lëvizjes nacionaliste antifashiste,në Kosovë e Shqipërinë e veriut, gjatë viteve 1940 – 1944,në krye të cilës ishin vëllezërit nga Gjakova,Gani,Said dhe Hasan Kryeziu.Qellimi strategjik i saj ishte organizimi i lëvizjes antifashiste në Kosovë,çlirimi i saj nga nazifashistët,shkëputja nga Serbia dhe bashkimi me shtetin amë,Shqipërinë.

Vëllezërit Kryeziu si rrallëkush tjetër në Shqipërinë e asaj kohe kishin kuptuar,që në fillim të Luftës së Dytë Botërore,se rruga më e mundëshme për zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar,ishte sigurimi i mbështetjes nga një fuqi e madhe prendimore,siç ishte Britania e Madhe,dhe se një gjë e tillë mund të arrihej vetëm duke luftuar kundër nazifashistëv.Për realizimin e idesë së tyre të guzimshme,Gani e Said Kryeziu, qysh në vitin 1940,hyn në lidhje dhe bashkëpunim me njerëzit e Drejtorisë së Operacioneve të Posaçme (SOE–së ) të Britanisë së Madhe në Beograd,e cila kishte detyrë të nxiste rezistencën antifashiste në vendet të okupuara. 

Me ndihmën e SOE–së,Kryezinjtë,gjatë viteve 1940 – 1941,tentuan dy herë të organizonin kryengritjen antifashiste në Kosovë e Shqipëri,por dështuan si pasojë e ndikimit Grek dhe Jugosllav në sferat e larta të politikës së jashme britanike.

Grekëve nuk ju interesonte një kryengritje që do të çonte në çlirimin e Shqipërië. Një Shqipëri e vetëçliruar dhe e pavarur,do të ishte pengesë për realizimin e synimeve të tyre nacionaliste, në fundin e luftës. Edhe për jugosllavët ishte e padeshiruar një kryengritje antifashiste nacionaliste në Kosovë,e cila do të çonte në çlirimin e saj. Në një rast të tillë,Kosova mund të siguronte përkrahjen britanike edhe për vetëvendosjen e popullit shqiptar. Për fat të keq,çarqet e larta të politikës së jashtme britanike, mbajtën qëndrim negativ për hir të interesave të veçanta të tyre në Greqinë e Jugosllavinë e asaj kohe. Megjithatë lëvizja Kryeziu,gjatë viteve 1940 – 1941,që bërë një forcë lëvizëse antifashiste e njohur në Kosovë. 

Me 7 prill 1941,Gani Kryeziu dhe Oklei Hill së bashku me Abaz Kupin,Mustafa Gjinishin,Padër Lekë Lulin,Said Kryeziun etje. organizuan në Tropojë një mbledhje të gjerë me nacionalistë antifashistë nga Kosova,Malësia e Gjakovës,Hasi dhe Luma,ku u formua “Fronti i Bashkuar i Rezistencës”, dhe u vendos fillimi i kryengritjes antifashiste në Shqiperi.

1) Me 8 prill 1941,rreth 300 forca të armatosura,shumica e të cilëve ishin kosovarë,dhe njiheshin me emertimin,divizioni “Kosova”, kaluan Qafën e Prushit,e të Morinës  dhe hynë në Has,Bytyç,Gash e Krasniqe.

2) Pasi asgjesuan të gjitha postat kufitare,ato të karabinjerisë dhe administratën fashiste në këto krahina,iu drejtuan Nikaj-Merturit e Dukagjinit,me synim sulmin kundër forcave italiane në qytetin e Shkodrës. Këtyre forcave ju bashkuan edhe shumë malësorë antifashistë nga Gashi, Bytyçi,Krasniqja dhe Nikaj-Merturi,duke e rritur numrin e tyre deri në rreth 1000 luftetare.

Paralel, dhe në të njejtën kohë me forcat shqiptare të udhëhequra nga Gani Kryeziu,Abaz Kupi,Oklej Hill etj.kishte ndërmarr marshimin drejt Shkodrës, kundër italianëve, edhe ushtria jugosllave e cila përbëhej nga mijëra ushtarë dhe oficerë. 

Për këtë ofensive të ushtrisë jugosëllave Oklei Hilli ish vënë në dijeni vetëm pak ditë përpara fillimit të sajë.”Ajo,siç thotë Hilli,meendohet të ketë qenë një pjesë e planit jugosllav për të përballuar invazionin e papritur nazist,njëfarë kundërvënje ndaj italianëve.”

3) Por në fakt,ky veprim i pa parashikuar, forcave të Kryeziut ju kushtoi shtrenjtë.

Pas disa ditë marshimi në terenin malor e të veshtirë të Dukagjinit, dhe pas luftimeve të zhvilluara në Gur të Kuq,Prekal,Urë e Shtrenjtë,Urë e Mesit etj.kundër forcave të karabinjerisë dhe grupeve të popullsisë vëndase ,të ashtuquajtur “Vullnetarë” të cilët qën  bashkuar me forcat fashiste për të “mbrojtur” krahinën nga pushtuesit serbo-malazezë–shkiet,siç i quanin ata,forcat e ardhura nga Jugosllavia,të cilat kudo kaluan nepër malësi përdorën vetëm gjuhën serbo-kroatishte. Këto të fundit, me datë 23 prill 1941, u detyruan të ndalojnë marshimin dhe të tërhiqen drejt Kosovës dhe Jugosllavisë,të shpartalluara totalisht.

4) Pa hyrë ne hollësitë e kësaj ngjarje të ndërlikuar,ç’ka do të ishte objekt i një studimi të veçantë, duhet pranuar fakti se,një nga shakqet  kryesore që solli dështimin e forcave të Kryeziut, ishte pjesëmarrja e ushtrisë jugosllave në këtë operacion. Një gjë të tillë e pohon Oklei Hill kur thotë: “Qe pikërisht prania e ushtrisë jugosllave që krijoi atë armiqësi me të cilën ne u ndeshëm në veriprendim të maleve të veriut dhe që na hoqi të gjitha shanset për të pasur sukses atje… Denimin më të madh-vazhdon ai- na e bëri hyrja e jugosllavëve në Shqipëri.Të mos kish ndodhur kjo,ne do të mundë të lëviznim pa zhurmë dhe pa bujë në male e kodra dhe të gjenim strehim duke u shpërnda në shtëpitë e malësorëve…

Ata nuk do të kishin pasur ndonjë arësye t’i kundërviheshin çetës s’onë të thjeshtë shqiptare, veçanarisht kur mbështeteshim nga Nikajt katolikë dhe Krasniqja…Puna ishte se tërë veriu i largët kishte dijeni për praninë tone atje dhe se disa mendonin se ne ishim vegla e jugosllavëve. Ky qe grushti fatal.”

5) Nga ana tjetër,pikërishtat ato ditë kur këto forca ndërmorën marshimin drejt Shkodrës,Gjermania naziste pushtoi Jugosllavinë. Kjo ndryshoi krejtësisht situatën në favorin e nazifashistëve,jo vetëm në Jugosllavi,po edhe në Shqipëri e krejt Ballkanin,duke e bërë të pamundur vazhdimin e nismës në fjale,për një kryengritje antifashiste në Shqiperi.

Projekti britanik i dhjetorit 1940 dhe i prillit 1941,për organizimin e kryengritjes në Kosovë e Shqipëri,nën drejtimin e Gani Kryeziut, pavarësisht se dështoi, tregoi se,Ganiu me vëllezërit e tij qysh në atë kohë ishin bërë figura të njohura të lëvizjes antifashiste në Kosovë e Shqipëri. Për shkak të kësaj veprimtarie,në fund të vitit 1941,Ganiu dhe Saidi u arrestuan nga gjermanët,dhe pasi ua dorëzuan italianëve,këta të fundit i internuan ne Ventotene të Italisë,ku qëndruan dy vjet.

Gjatë periudhës 1942-1943,Lëvizja Kryeziu u mbajt gjallë dhe u drejtua nga Hasan Kryeziu,i cili i kishte shpëtuar internimit.Ky mbajti vazhdimisht pranë vetes një numër të konsiderueshëm përkrahësish për propogandë dhe aksione antifashiste në Kosovë.

Në gjysmën e dytë të vitit 1943,në pikëpamje numerike dhe organizative,kjo ishte bërë nje forcë serioze e luftës antifashiste,e njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Prandaj udhëhëqesit komunistë të lëvizjes nacional – çlirimtare, Enver Hoxha dhe Sejfulla Malishova,në gusht të vitit 1943, i kërkuan Hasan Kryeziut bashkimin e forcave të tij me forcat partizane.

6) H. Kryeziu e kundërshtoi këtë kërkesë, sepse ruante idenë e pavarësise së forcave nacionaliste nga komanda komuniste,për shkak së këta të fundit kishin lidhje të ngushta me komunistët serbo-malazezë.

Me 3 dhjetor 1943,Hasan Kryeziu takohet me oficerin e misionit britanik në Shqiperi,majorin Peter Kemp ,në shtëpinë e Mehmet Ali Bajraktarit të Hasit  ku diskutuan për problemet e ndryshme të luftës antifashiste dhe ranë dakort që së bashku të ndërmerrnin një mision të posaçëm në Kosovë,për njohjen e mundësive të organizimit të rezistencës së armatosur kundër gjermanëve me element shqiptarë të Kosovës. Me Kempin dhe H.Kryeziun u takuan dhe dy nga udhëheqësit e grupimit irredentist të Kosovës;Selman Riza dhe Ejup Binaku,që të dy nga Gjakova.Këta i premtuan Kempit se do ta mbështetnin gjatë udhëtimit tij në Kosovë dhe se do të formonin një çetë luftëtarësh me mbi 200 vetë e cila fillimisht do të sherbente si mbrojtëse e misionit ushtarak britanik gjatë udhëtimit të tij në Kosovë,dhe më pas do të vazhdonte luftën kundër nazi-fashisteve. 

Me 7 janar 1944,në Gjakovë,Petër Kemp dh Hasan Kryeziu organizuan një konference me një pjesëmarrje të gjërë,ku ishin prezent; kryetari Bashkisë së Gjakovës,komandanti  Ushtrisë shqiptare të Kosovës, Selman Riza etje. Aty u diskutua gjerë e gjatë për organizimin e rezistencës antifashiste nacionaliste në Kosovë. Selman Riza premtoi se do të pregatiste një aksion të menjëhershëm kundër gjermanëve, kurse komandanti i Ushtrisë shqiptare të Kosovës premtoi se do t’i furnizonte njerëzit e Selman Rizës me armë dhe instruktorë.

8) Dy udhetimet e Kempit me Hasan Kryeziun,në Gjakovë e Peje,me 15 – 17 dhjetor 1943,dhe 13 -22 janar 1944,ishin mjaft të suksesëshme. Ato sherbyen për njohjen e situatës së  përgjithshme atje dhe për hartimin e një plani të detajuar të rezistences antifashiste nacionaliste në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat