La Semaine à Paris (1927) / Aleksandër Moisiu, ky bir shqiptari e komedian i shquar, do të luajë në “L’Atelier”

Historia

La Semaine à Paris (1927) / Aleksandër Moisiu, ky bir shqiptari e komedian i shquar, do të luajë në “L’Atelier”

Nga: Aurenc Bebja Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:11
Shkrimi i La Semaine à Paris

Gazeta franceze, “La Semaine à Paris”, ka botuar, më 14 tetor 1927, në faqen n° 24, një shkrim kritik për aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Nëse jo shumica, shumë nga spektatorët që do të marrin pjesë në shfaqjet e dhëna në Atelier nga Z. Aleksandër Moisi, e njohin atë vetëm prej reputacionit të tij. Nuk ka dyshim për mua se jo të gjithë që dalin nga salla e teatrit, bëhen admirues të tij.

Ai është një komedian shumë i madh. A është loja e tij specifikisht gjermane ? Më duket se jo ; në fakt, ai anon po aq në aktorët gjermanë (që e rrethonin atë në shfaqjen e parë që ai luajti) sa në tanët (që i dhanë pastaj replikën).

Nuk e di nëse ky bir shqiptari dhe italianeje (gjuha amtare e të cilit është italishtja) flet një gjermanishte të përsosur. Në çdo rast, ai shprehet shumë mirë në frëngjisht. Ai na u shfaq në dy vepra të Tolstoit, dhe kam përshtypjen se rusi i madh i përshtatet temperamentit të tij. Do t'ju tregoj herën tjetër në lidhje me interpretimin e tij të Hamletit - të cilin ai do ta bëjë në momentin kur ky numër i  “La Semaine à Paris” do të arrijë te abonentët tanë.

Analiza e tepërt e lojës aktori rrezikon sterilizimin e saj në kujtesën e tij. Rrjedhshmëria e artit skenik kërkon që t'i përmbahemi përshtypjeve. Ajo që prodhohet nga Z. Moisi është e thellë, dhe nga vetë fakti i thellësisë së shfaqjes së tij. Ajo që e karakterizon është mprehtësia e rezonancës përmes përçmimit të dukshëm.

Trupa gjermane që rrethon Z. Aleksandër Moisi (një nga përkthyeset, Znj. Rosa Bertens luan pastaj në frëngjisht, shumë mirë), është e mirë. Ajo të bën që të shtrëngosh jetën nga afër.

Ndoshta, mund të fajësohet tendenca për të luajtur shumë para publikut. Nga dhimbja akute e lojës së saj, përkthyesja kryesore, Znj. Léontine Sagan, më kujtoi të pakrahasueshmen Elisabeth Bergner-in në “A qui la faute ? – Faji i kujt ?”, filmi prekës i shfaqur aktualisht në Ursalines.

Dekoret skematike: një kanavacë, një tavolinë, janë vënë me mjeshtëri, falë lojës së dritave, - ndriçime “à la Rembrandt”. Në tërësi, një përpjekje shumë fisnike dhe një rezultat i mrekullueshëm.

C.S.C

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-semaine-%C3%A0-paris-1927-aleksander-moisiu-ky-bir-shqiptari-e-komedian-i-shquar-do-te-luaje-ne-l-atelier/.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat