Studiuesi i historisë: Si u harrua shtëpia e Hasan Prishtinës në Vushtrri?

Historia

Studiuesi i historisë: Si u harrua shtëpia e Hasan Prishtinës në Vushtrri?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 18 gusht 2018 Në ora: 20:30
Hasan Prishtina

Historiani Safet Hasani thotë se, institucionet lokale dhe ato qëndrore kanë harruar se ku gjendet shtëpia monumentale e Hasan Prishtinës!

Sipas tij, është harruar trualli ku ka lindur, shtëpia ku Hasani i mësoi fjalët e para të bukura shqipe.

Image
Safet Hasani

“Edhe pse gjurmët e shtëpisë janë rrënuar, vepra e Hasan Prishtinës i merr të gjithë shkëlqimin e merituar kombëtar e patriotik. Sado të kesh shfletuar libra, dokumente, deklerata, revista e shkrime të ndryshme çdo herë do të zbulosh vepra të panjohura të tij. Këtë e dinë mirë vetëm studiuesit e pasionuar, kryesishtë historianë dhe gjuhëtarë. Vepra e Hasan Prishtinës "asnjëherë s'mund të harrohet", aq sa të ekziston kombi shqiptar. Për të qenë i pa harruar janë ngritur monumente, lapidarë, janë emruar shkolla, biblioteka, shtëpi kulturash, emërtime rrugësh, ku para pak vitesh iu është ngritur një bust për nder të tij, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, që tani mban emrin Universiteti "Hasan Prishtina"”, thotë Hasani për gazetën “Bota sot”.

Në qytetin e lindjes së tij në Vushtrri, Vicianën antike, është emëruar Shtëpia e Kulturës me emrin "Hasan Prishtina", si dhe shumë shkolla në Vushtrri, Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare kanë emrin e tij.

“Kjo s'është gjë e vogël, por është absurde kur harrohet zanafilla, gjeneza, shtëpia ku ka lindur dhe rritur Hasani. Si studiues i historisë, në shumë intervista kam deklaruar se "shtëpia e Hasan Prishtinës duhet të ruhet dhe të shpallur Monument Kulture", por, fatkeqësisht, është lënë në harresë. Tani që ky vit është 85-vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës, ku komuna e Vushtrrisë me të drejt shpalli "Ditët e Hasan Prishtinës", por asgjë s'është ndermarrë për ngritjen e shtëpisë së tij”, pohon ai.

Studiuesi i historisë, thotë se në shumë libra të ndryshme përmendet pasuria e Hasan Prishtinës në Vushtrri, shtëpi, pallate, etj., por, shtrohet pyetja: ku janë ato? Ku gjenden gërmadhat e atyre shtëpive? Pergjigje s'ka! Përveç kulles së Zejnullah Begut, kusheririt të tij, që është restauruar!

“Sot me këtë shkrim, më duhet të vë në spikamë, një gjë që çuditërisht nuk e kanë përmendur, as institucionet lokale as ato qendrore, por as institucionet shkencore që duhet ta përmendnin, për ruajtjen e objekteve shtëpinë e Hasan Prishtinës. Unë prej vitesh kam mbledhur të dhëna e kam shkruar shkrime për këtë çeshtje kushtuar Hasan Prishtinës. Asnjë patriot e atdhetar shqiptar nuk ka atributet e tij, i cili njihet si kreu i levizjes Kombëtare Shqiptare, si njeriu që dha tërë pasurinë për shkollën e gjuhës shqipe”, thekson ai.

“Hasan Prishtina ka lindur në Vushtrri dhe shtëpia e Hasanit sot është rrënuar, fatkeqësisht! Më vjen mirë që u restaurua kulla e Zejnullah Begut, në Balinc të Vushtrrisë, por ishte dasht që të gjendej dhe të ruhej shtëpia e Hasan Prishtinës, për shkak të rëndësisë që sot do të kishte ndërtesa, dhe për atë që përfaqëson vet figura e Hasan Prishtinës”.

“Të gjithë e dim se figura si Hasan Prishtina është figura më e ngritura e kombit tonë. Sikur Hasanin, kemi edhe figuar tjera emblematime, që unë i ndaj në kryeheroi në periudha:

- Në mesjetë kemi kryeheroin Gjergj Kastrioti -Skenderbeu,

- Në rilindje kombëtare kemi Hasan Prishtinën, dhe

- Në kohë moderne kemi Adem Jasharin.

Këta janë tre kryheroit kombëtar "figura emblematike kombëtare" të tri periudhave historike”, përfundon historiani Safet Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat