Zbulohet varri 3.500-vjeçar në Kretë - Bota Sot
Zbulohet varri 3.500-vjeçar në Kretë

Historia

Zbulohet varri 3.500-vjeçar në Kretë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:58
Varri

Një varr 3.500 vjeçar i një burri minoan i rrethuar nga sende funerale, duke përfshirë enë të verës dhe amfora, është gjetur në ishullin e Kretës.

Civilizimi minoan është zhvilluar në ishullin mesdhetar të Kretës rreth  2.600 BC dhe lulëzoi për 12 shekuj deri rreth vitit 1400 BC.. Ai është gjetur nga arkeologu britanik Arthur Evans, i cili është marrë me gërmime të Knossos, kryeqytetit minoan, në vitin 1900.

Knossos besohet se ishte shtëpia e mbretit legjendar Minos, i cili kishte krijuar labirintin për të mbajtur Minotaurin, një kafshë e tmerrshme hibride me një bri.

Varri i fundit minoan është gjetur nga një banor lokal dhe ishte në një shpellë nëntokësore të vulosur me argjilë dhe përmbante një skelet të ruajtur mirë të një të rrituri.

Besohet se varri i takon kohës së bronzit, diku ndërmjet 1.400 dhe 1.200 BC.

Varri është gjetur 2.5 metra nën tokë dhe përmban gjësende funerali, si 15 amfora, gota, dhe enë të verës. 

Minoanët ndoshta janë më të njohur për mitin e Minotaurit, një histori që u inkurajua nga Evans.

Thuhet se mbretëresha Pasipha, gruaja e mbretit Minos, flinte me një dem të dërguar nga Zeusi dhe pastaj lindi Minotaurin.

Mbreti nuk donte ta vriste Minotaurin, andaj urdhëroi inovatorin Daedalus të ndërtonte një labirint për ta strehuar.

Çdo vit, athinasit e mposhtur u detyruan t’i dërgonin Minotaurit në labirint shtatë djem dhe shtatë vajza për t’i ngrënë.

Origjina e popujve minoanë dhe mikenas kanë hutuar arkeologët për më shumë se 100 vjet. Vitin e kaluar u zbulua se këto civilizime ishin nga fermerët e hershëm neolitikë që migruan nga Anadolli në Greqi dhe Kretë.

Gjetjet mund t’iu japin fund një shekull spekulimesh rreth origjinës së dy kulturave, të cilat shumë besonin se kishin rrënjë të ndara.

Një ekip ndërkombëtar hulumtues ndërmori të dhënat e parë të sekuencës së ADN-së të gjenomit mbi banorët e Epokës së Bronzit të Greqisë kontinentale, Kretës dhe Anadollit jugperëndimor.

Ekspertët nga Universiteti i Uashingtonit, Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Instituti Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore, së bashku me arkeologë dhe bashkëpunëtorë të tjerë në Greqi dhe Turqi, mblodhën të dhëna nga rajoni.

Rezultatet treguan se minoanët dhe mikenasit ishin gjenetikisht shumë të ngjashëm, por jo identikë.

Por një rivlerësim i rolit të luftëtarëve dhe armëve në Kretën e lashtë, e cila ishte në kulmin e saj nga viti 1900 Para Erës së Re deri në 1300 Para Erës së Re, tani arrin në përfundimin se minoanët ishin një popull i dhunshëm dhe luftarakë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera