Konferencat ballkanike të viteve 30, demonstrimi i parë i bashkëpunimit rajonal

Historia

Konferencat ballkanike të viteve 30, demonstrimi i parë i bashkëpunimit rajonal

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 20:40
Foto

Pakti Ballkanik, që nuk u realizua dot në vitet ’20, u rimor në vitet ’30 të shekullit të kaluar me organizimin e katër Konferencave Ballkanike. Përmes diplo-arkivit janë publikuar edhe dokumente të shkëmbimit të diskutimeve mes palëve pjesëmarrëse.

Ato ishin të parat e këtij lloji në historinë politike të rajonit. Ideja u hodh nga Aleksandër Papanastasiu, ish-kryeministër i Greqisë, i cili kërkonte një konferencë gjysmëzyrtare për të krijuar një konfederatë ballkanike, iniciativë që u mbështet dhe u nxit dhe nga Lidhja e Kombeve. Pasi mori informacion nga Legatat e saj për qëllimet e vendeve të tjera, Shqipëria dha një përgjigje pozitive për pjesëmarrjen.

Përfaqësimi në konferenca ishte nëpërmjet grupeve kombëtare me status jo zyrtar, por që u zgjodhën nga qeveritë. Në 1930 qeveria shqiptare vendosi që Shqipëria në këtë konferencë të përfaqësohej nga Mehmet Konica, Midhat Frashëri dhe Patër Gjergj Fishta.

Projektet që trajtuan probleme jo politike avancuan më tepër se çështjet politike. Kjo për shkak të qëndrimit të delegacioneve për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe të njohjes së kufijve, probleme që priteshin në Ballkanin e asaj kohe. Këto bënë që Pakti Ballkanik i arritur të krijohej pas konferencës së katërt, të mos ishte plotësisht i tillë pasi në të nuk merrnin pjesë Bullgaria e Shqipëria.

Këto konferenca ishin një ushtrim i mirë për qeveritë e vendeve të rajonit lidhur me negocimin e problemeve, gjetjen e interesave të përbashkëta, si dhe një demonstrim i parë se ballkanasit dinin të bashkëpunonin të paktën në fushat me interes të përbashkët, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat