Mbretëresha e mbretër Pellasdo – Iliro – Shqiptarë (2)

Historia

Mbretëresha e mbretër Pellasdo – Iliro – Shqiptarë (2)

Prof. Dr. Rexhep Doçi Nga Prof. Dr. Rexhep Doçi Më 25 tetor 2018 Në ora: 22:17
Mbretëreshat ilire

Një mbret me emrin Admeti është me interes si për kohën kur shfaqet dhe ku shfaqet, ashtu edhe për nga pikëpamja etimologjike gjuhësore e kuptimore, sepse shfaqet në veprën “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, për të cilin është thënë: “Admeti, mbret molos i fillimit të shek. V para erës sonë. Diod XI 56, 1 e 2”. Në bazë të gjetjeve arkeologjike në Shqipëri, dëshmohen si antroponime ilire me bazën ad-, për shembull arkeologu Vangjel Toçi bën të ditur: “Adamatos asht me origjinë ilire, mbasi atë e lexojmë në një monedhë bronxi të Shkodrës, kryeqendër e shtetit ilir të Ardianëve, dhe nuk gjendet në viset greke…Adamatas m. në Durrahachium”. Një mbret ilir të ngjashëm me këta që i thekson V. Toçi me bazën ad-, por me tjetër trajtë, e përmend edhe D. R. Mioçeviqi, duke e cituar edhe Radosllav Katiçiqin,  si Adrianta (‘Adpíáς) (po nuk dimë se a kemi të bëjmë me të njëjtin mbret), nga kuptojmë se sikur nga ky eponim ilir e ka marrë emrin edhe Deti Adriatik, sepse bën të ditur: “Njëherë ai shfaqet si i biri i Adriantit   që i njëjti është konsideruar mbret ilir dhe eponim i Detit Adriatik, ndërsa herën e dytë, si i biri i Dirahut, eponim i qytetit të Dirahut (Durrësit, shek. III p. e. s.”. Kështu, në bazë të këtij mendimi të D. R. Mioçeviqit për mbretin ilir Adriant si eponim për Detin Adriatik, gjasët janë se hidronimi apo deti grandioz në tokat ilire, Adriatiku mund të jetë ruajtur me këtë trajtë Adriatik më së miri te shqiptarët dhe në shqipe, nga: Adriatik = Ad- “dhé” e –at “ati, babai (pra, ati i ujit, uji i dal prej dheut) dhe prapashtesa –ik (?), sepse e dimë se sllavët e përdorin Jadransko More. Sa i përket mbretit ilir Admet, po shtoj se edhe V. Zamarovskij flet për një “Admet (greq. Admetos, lat. Admetus) – i biri i Feretit…, mbret në Traki”, dhe se bën fjalë për bashkëpunimin e tij me mbretin ilir Herakli (Herkul, Herkules), që Herkuli kishte shkuar edhe në Trakë, siç shkruan V. Zamrovskij: “Admeti e priti Herakliun me nderime çfarë i takojnë birit të zotit suprem”, si dhe se Euripidi e cek në tragjedinë e tij (438. Para e. s.), dhe ruhet “në dy freska: Admeti dhe Alkestida nga bazilika në Herkulanum (rreth vitit 70 para e. s. – sot gjenden në Muzeun Kombëtar në Napoli)…”. Nuk dimë saktësisht se a kemi të bëjmë me të njëjtin mbret Admeti, si mbret ilir dhe trakas, kur dihet se para ilirëve gati i tërë Ballkani banohej nga thrakasit.    

 Sa i përket përdorimit të antroponimit Adam gjatë mesjetës te shqiptarët, në një artikull bëhet e ditur për një dokument të ri parabuzukjan të shqipes, të shek. XIV, ku përmendet edhe antroponimi i shqiptarëve me trajtën e hershme Adam. Në atë artikull flitet edhe për dy profesorë austriakë, Stefan Schumcer dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave e Austrisë, të cilët në bazë të këtij dokumenti shqip, “kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elemente të rëndësishëm të gjuhës shqipe”. Këto të dhëna pellasde, ilire dhe shqipe për njeriun e parë Adam, i krijuar sipas mitologjisë nga dheu, kanë rëndësi të madhe, se antroponimi Adam është përdorë tek ilirët antikë dhe të shqiptarët krishterë mesjetarë, para se të futej në përdorim në shqipe me trajtën Adem edhe përmes turqishtes te shqiptarët myslimanë, dhe se kemi arsye ta kërkojmë tek emri vetjak Adam – Adem rrënjorin –da- (-de-, -dhé-), me a-në protetike dhe me  -m-në fundore.

Edhe dy orientalistë boshnjakë nga Sarajeva, Ismet Smajlloviqi dhe Abdullah Shkaliqi antroponimet e tipit Adam – Adem i shohin me prejardhje të lashtë nga fjala dhe-u, që sidomos –d-ja hedh dritë më së afërmi për etimologjinë prej shqipes dh?. Gjerësisht, në 11 pika si të parin e botës  Adam e kanë trajtuar bashkautorët Jean Chevalier – Alain Gheerbrant në veprën voluminoze “Fjalori i simboleve”. Këta autorë e shqyrtojnë këtë antroponim vetëm me trajtën Adam, dhe të cilët ofrojnë të dhëna bindëse historike, si për prejardhjen kuptimore po ashtu edhe gjuhësore (dhe shtojnë se për të mund të shkruhen shumë libra), disa prej të cilave dëshmi po i mbarshtrojmë në vijim: “1. Adami simbolizon njeriun e parë dhe fotografinë e Zotit. Adami është i pari në natyrë, maja më e lartë e krijesës tokësore, qenja më e lartë e llojit njeri…4) Mirëpo, shfaqet edhe Adami i dytë, Jezu Krishti (Isus Krist). Njeriu i parë është i krijuar prej dheut – tokësor; i dyti është njeriu që ka zbritur prej qiellit…6. Adam dmth. njeriu i dheut, të cilin Zoti e krijoi prej dheut (në hebraisht: adamah: toka e përpunuar; sipas hipotezës tjetër: dheu–toka e njerëzve. Duke treguar krijimin e Adamit para Evës (Eva ka lindur prej brinjve të Adamit)…”. Kjo fjalë ad shfaqet me trajta dhe kuptime të ndryshme ndër popuj të ndryshëm, për të cilën, ndër të tjerë njofton edhe etimologu Petar Skoku, prej të cilit po e shkoqisim këtë mendim: “ad m, që gjendet në gjuhët e disa sllavëve orthodoksë (Bullgarëve e Rusëve) është sinonim për parajsë, që është huazim nga greq. vj. Ãdíς (Adis) (hadi, bota nëntoksore) > lat. Ades > ital. ade…”. Dijetari Dhimitër Pilika bën fjalë në punimin “5. Përputhje onomastike pellazgo-ilire dhe shqipe” për rëndësinë e onomastikës, dhe i përmend edhe tri trajta të njëjta apo të përafërta me emrin e këtij mbreti ilir në fjalë, siç gjykon: “Onomastika, si disciplinë shkencore e përpiktë, falë hulumtimeve të veta, vjen e përputhet plotësisht me mbarë konkluzionet e historiografisë, arkeologjisë, qeramikologjisë, gliptografisë, epigrafisë, folkloristikës etj. Kështu dokumentohet edhe një herë objektivisht, me praninë e trajtave pellazge në gojën e ilirëve dhe shqiptarëve, sikurse e pohon etimologjia, se këta janë të vetmit trashëgimtarë të pellazgëve, popullit më të vjetër ballkanas dhe evropian që njihet deri më sot…Fjalë pellazgo-ilire: ADMET, ADMAT, ADAMAT, (i njëjti antroponim: në Epirin pellazg e në Iliri”.

Në rrjedhën e njeriut të parë të krijuar prej dheut, apo, siç thotë studiuesi amerikan Zacharia Sitkins (në veprën “Planeti i 12-të”, 2006), për krijimin e botës nga njerëzit e parë jashttokësorë Nefilimet (mbase nga shqipja Në+fillim?), fjala ad si ot qendron edhe në emrin e krahinës Mesopotami, që autori në fjalë e sheh të krijuar “në tri rrjete kryesore lumenjsh dhe ultësirat e tyre: Nili, Indusi e Tigër-Eufrati”. Lidhur me burimin e kompozitës Mesopotami, po e shpreh mendimin apo një hipotezë jo pa rezervë, se mund të zbërthehet nga elementet gjuhësore të protoshqipes: Mes “midis, ndërmjet” + op “ujë” + ot “at, baba” + am “âmë, nënë-nanë”, që përputhet përafërsisht me mendimin e dijetarit Z. Sitchin, se nga Nefillimet (krijuesit e  botës-njerëzimit): Krijimit në mes të ujërave të Rrafshinës se Mesopotamisë, sidomos ndërmjet lumenjve të mëdhenj Tigër dhe Eufrat, nga ati (ot) dhe e âma (ëma) linden Nëfillimet, krijuesit e dheut (ad>ot-aIt) = Mesopotami = mes ujit ati dhe ama(?). Unë këtu, për të treguar kultin ndaj dheut dhe ujit po e theksoj edhe një dukuri, që vetë e kam përjetuar. Më kujtohet se qoftë bujqit, argatët kur e mihshin misrin në arë, ose barinjtë (çobenjtë), kur hajshin bukë në kullosa si bari, në mungesë të ujit për t’i larë duart, i fërkonin duart me dhé e thoshin: Zoti e faltë e e shtoftë!/Vijon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat