71 Mbretëresha e mbretër Pellasdo – Iliro – Shqiptarë (3)

Historia

71 Mbretëresha e mbretër Pellasdo – Iliro – Shqiptarë (3)

Nga: Prof. Dr. Rexhep Doçi Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:47
Aleksandri i madh

Aleksandri i Maqedonisë njihet edhe si mbret i fisit ilir të Mollosve, që sundoi pjesërisht në tri kontinente (Evropë, Azi dhe Afrikë) gjatë pjesës së parë të shekullit të katër para erës sonë (356-323). Mësojmë edhe se historikisht, sipas librit “Ilirët dhe Iliria te atorët antikë”, dihen 4 mbretër ilirë të fisit ilir Maqedon me emrin Aleksandër: a) Aleksandri i Maqedonisë sundoi më 495-450; b) Aleksandri tjetër i Maqedonisë sundoi më 369-365; c)  Aleksandër Mollosi sundoi më 362-326; ç) Aleksandri i Madh i Maqedonisë sundoi si mbret më 356-325. Për Aleksandrin dhe të atin e tij Filipin, për përkatësinë etnike të tyre si pellasdo-iliro-shqiptarë, si dhe për gjuhën e tyre, mendime të qëlluara kanë dhënë koautoërët Patrick Colquhoum dhe Pashko Vasa, siç shprehen: “Edhe në kohën e Aleksandrit, pellazgët ishin po aq luftarakë dhe pushtuan Azinë dhe Indinë, me gjithë numrin e madh të banorëve dhe fuqinë e sunduesve të tyre…Për më tepër, është e natyrshme me që një i dehur të shprehet në gjuhën e nënës, për këtë arsye është e qartë që gjuha amtare e Filipit dhe Aleksandrit nuk ishte tjetër gjuhë përveç shqipes…”.

Për prejardhjen e këtij antroponimi Aleksandër, sipas gjuhëtarëve, gjithashtu i kam shtruar dy teza: “1) nga gr. Aleksein (mbrojtës, i mbrojtur) + aner-andros (njeri, mbrojtës i njerëzimit), dhe nga protoshqipja: “2) Aleksandër = â le n’ândërr, për të cilën etimologji kam shkruar njëherë me të dhëna bindëse. Njëherit për Filipin dhe Aleksandrin bëhet e ditur, pos tjerash, që, “në Maqedoni vendin e Filipit e zuri i biri, Aleksandri”. Sa u përket mbretërve Filip dhe Aleksandër që quhen mbretër maqedonë (dhe se shqiptarët në Epir dhe në krejt Greqinë janë autoktonë) kanë shkruar shumë dijetarë, si: “Një pjesë e Ilirëve epirotasë e maqedonasë e kishin humbur gati krejt ndjenjën atdhetare nën ndikimin e helenizimit”,apo J. R. Fon Ksilandri: “Nga kërkimet e mësipërme ne kemi arritur në përfundimin se epirotët dhe maqedonasit që lidhen nga gjaku me njëri-tjetrin, duket se përbëjnë një degë të pavarur të trungut të madh të popullit ilir”. Kur është fjala për ilirët maqedonë, përkatësisht mbretërit e tyre Filipin dhe Aleksandrin, babë e bir, pasardhës të drejtpërdrejtë të të cilëve janë sot shqiptarët (po edhe një pjesë e grekëve të asimiluar nga ilirë në grekë), po e citoj mendimin largpamës të të madhit, shkrimtarit arbëresh Jeronim de Radës: “Shqipëria del e fuqishme…U duk përsëri në të gjaku i shokëve të Lekës së Madh”. Pos tjerash, vijimësi e drejtëpërdrejtë që nga paraantika apo antika, përveç onomave të shumta të ngulitura në Greqi (ku mendohet se ka edhe sot më së 2 milionë shqiptarë, ose që e flasin edhe shqipen), është edhe oronimi krijim mijëvjeçar ilir Pindi në Epir, i formuar nga emri i zotit ilir të ujit Bind, emër ky që gjallëron me trajta të nduarnduarta edhe sot në shumë emra katundesh të Kosovës: Binxhë të Klinës (Dukagjin), Binçë i Vitisë, si dhe vetë emri Viti (Anamoravë), Vitak (Skënderaj-Drenicë),Videjë (Klinë-Dukagjin), Vidishiq e Vidimiriq (Mitrovicë) etj., të dhëna këto që i kam trajtuar bindëshëm në një punim.

3) ANNA PERANA

Annus, Annai, Anula. Një mbretëreshë ilire njihet me emrin Anna Perana (Perena), e cila sundoi në Siujdhesën Apenine, përkatësisht në Italinë e sotme. Për këtë mbretëreshë kanë shkruar disa dijetarë, p. sh. serbi Millan Budimiri, italiani Vittore Pizani dhe Vojtech Zamarovsky. Kështu, M. Budimiri e jep këtë mendim për këtë mbretëreshë: “Anna ilire ishte hyjneshë tipike e gjinisë femërore, që përmendet si Anna Peranna (më vonë Perenna)…”. Ndërkaq, V. Pizani kultin ndaj Anna Peranës te mesapët ilirë në jug të Italisë e sheh të periudhës paraindoevropiane, sepse cek: “Anna që i paravihet Perenna-s, mund të jetë fjala ndoshta për mbeturina kultesh që përpara arritjes së indoevropianëve në Itali”. Kurse V. Zamarovsky hyjneshën apo mbretëreshën ilire Anna Perana e cilëson gabimisht si romake, dhe për origjinën e saj shpreh dyshim, sepse gjykon: “Ana tjetër, me emrin e plotë Ana Perena, ishte hyjneshë e lashtë romake. Origjina dhe funksionet e saj nuk u kanë qenë të njohura as shkrimtarëve antikë”.

Mendimi im është se matronimi iliro-shqiptar apo pellasdo-iliro-shqiptar Ana buron prej fjalës shqipe anë “krah, faqe, brinjë, vend, skaj, fund”, apelativ konfiguracioni, dhe për këtë etimologji ma ka mbushur mendjen mendimi i Prof. E. Çabejt, kur flet për prejardhjen e kësaj fjale në gjuhën shqipe, që e krahason me ind. e vj. anta-h, gjerm. ende “fund, mbarim”, lat. anterior “i mëparm, i përparm”, dhe më në fund me bazën e lashtë të saj në shqipe, që “ka qenë një andã, kjo mbase nga një e lashtë *anta…, shkalla e zhvillimit fonetik duhet të ketë qenë nt:nd:nn:n. Kjo n nuk pësoi rotacizëm në toskërishten, i cili prek vetëm n intervokalike”. Po këtë etimologji e bën mbase të paluhatshme edhe mendimi i mësipërm i M. Budimirit për pjesën e dytë si patronim, se shton: “Anna ilire…, e njohur edhe si Anna Peranna (më vonë Perenna), me këtë emër është afër mendjes se ka të bëjë me shq. perendi dhe me Perunin tonë (e ka fjalën për Perun-in sllav – R. D.). Kështu në krahun e Adriatikut ndeshim mbeturina të matriarkatit ilir…”. Pra, edhe patronimi Peranna-Perenna i kësaj mbretëreshe ilire kishte mbiemër pellasdo-iliro-shqiptar, nga fjala shqipe pereni-perendi, që vështirë që ka të bëjë me fj. lat. impera, por ndodh të jetë e kundërta, sepse gjasët janë se sundonte në Siujdhesën Apenine, si perëndi në perendim  të Siujdhesës Ilire ose Adriatikut.  Nuk do lënë pa i krahasuar edhe sa e sa antroponime, patronime (mbiemra), matronime, oikonime etj. që i thekson Louis Beonlew, për ne me fj. pell., il., shq. and-, anë: “4. – Emrat e formuar me Anda”, me formante të ndryshme të rrënjorëve and-, an-   nëpër vise të ndryshme të Evropës: “Në Galinë e lashtë Andecavi apo Andegavi (sot Angers), prej nga është formuar mbiemri Andus, Andomatunum, midis Bretanjës dhe Galisë ka një ishull me emrin Andium; në Panoninë e poshtme ekzistonte një qytet me emnin Anamatia, i ngjashëm me emrin e qytetit gal të Andamatunum, si dhe një emër perëndeshe të lashtë të Bretonëve Andarta, qytet i Galisë belge…”. E kam shënuar në jug të qytetit Arta (në Greqi) emrin e një fshati Anëza, dhe në Peloponez (More) një qytet quhet Anaino. Një hyjni ilire me këtë fjalë Andinus, sipas F. Papazoglut është hetuar  në pjesët e Dardanisë antike, si në Kaçanik, Perzeren, Pejë, Kumanovë, Nish, e cila vijon: “Këta emra janë gjithsesi me prejardhje ilire lidhur me emrin Andes –ntis…”. Për shtrirjen e antroponimeve ilire me rrënjorin and-,  ant- në Shqipëri kanë shkruar arkeologët shqiptarë, Vangjel Toçi e Skënder Anamali, kurse për praninë e këtij antroponimi në Dalmaci ka dëshmuar Duje R. Mioçeviq.Pra, dy mbretëresha në paraantikë, si më të njohurat, që mund t’i quajmë edhe mbretëresha pellasde-ilire-shqiptare, ishin Teuta dhe Anna Perana, që e para sundonte në Siujdhesën Ilire (Ballkanike), kurse e dyta në Siujdhesën Apenine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat