Mirditorët, krahu i djathtë i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Historia

Mirditorët, krahu i djathtë i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nga: Gjon Keka Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:36
Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Roli i Mirditës në historinë e Shqipërisë është i pandashëm nga roli i Gjergj Kastriotit ,pasi ata janë që ruajtën lirinë Kastriotiane të shtetit të Arbërit deri në ditët tona. Poashtu ,ata ishin krahu i djathtë brenda Ushtrisë së Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dokumentet e shumta , autor e kronist e dëshmojn këtë rol të madh të tyre në periudhën Kastriotiane dhe pas Kastriotiane.

Këtu po vendos disa autor që kanë përshkruar karakterin mirditorë,rolin dhe lidhshmërinë e tyre me Gjergj Kastriotin Skënderbeun si krahu i tij deri në fund:

"Mirditorët janë dalluar në betejat fitimtare të Skënderbeut; pas vdekjes së këtij heroi kombëtar, ata ishin mjaft të fuqishëm në çdo kohë,sa që edhe sultanët ishin të detyruar që turqit t'i respektonin ata; atyre nuk u lejohej të hynin në territorin e Mirditës..."-

Wilhelm Lejean,1874

"Fisi i Miriditës, thënë më mirë fisi më i fuqishëm dhe sigurisht një prej më të dalluarve në Shqipërinë katolike, ishte prej disa muajsh i armatosur ...“- L.A.C ,1903

"Por,Mireditorët, Malsorët ,mbajn ende veshjet e njëjta si në ditët e Skënderbeut, Skënderbeu i cili ka jetuar disa shekuj më parë ..."- Gustav Dahms,P.D. A.Sch.1917

"Mirditorët janë pjesa më vitale dhe e fuqishme e popullit shqiptar" - Cyprien Robert,1847

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat