Diplomacia e Midhat Frashërit shpëtoi Shqipërinë Veriore nga pushtimi serb

Historia

Diplomacia e Midhat Frashërit shpëtoi Shqipërinë Veriore nga pushtimi serb

Nga: Rafael Floqi Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:23
Midhat Frashëri

Midhat Frashëri, delegati shqiptar, ngriti zërin e tij me një frëngjishte elokuente pa asnjë të metë. Ai me fjalë të zjarrta nga shpirti gërshetoi në paraqitjen e tij, mjerimin e madh të Shqipërisë, nga ndryshimet e vijës kufitare, nga e serbëve,  nga ajo e vendosur nga armëpushimi i vitit 1913, që ai e përshkroi "jo rrugë automobilash, por vetëm si një vijë elastike, hipotetike kufiri". Sa për Marka Gjonin, ai tha, se ai kishte hyrë në territorin shqiptar, me trupat e paguara nga qeveria serbe. "Pasi nuk ka as trupa, as fabrika Schneider në Mirditë. Atëherë, cili është burimi magjik i fuqisë së Marka Gjonit? "- Sipas shtypit francez të kohës

Si e zbulova Midhat Frashërin

Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer jo vetëm veprat, por dhe fotografitë e Midhat Frashërit nga fotoja historike të Shpalljes së Pavarësisë, në një përpjekje për t’i zhdukur atë përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tij mbetën gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Sidomos ballafaqimet diplomatike në mbrojtje të kufijve tanë kombëtarë, një ballafaqim të tillë jo fort të njohur në Lidhjen e Kombeve bazuar në burimet e shtypit francez,  ndriçon më thellë një veçori të personalitetit të tij prej atdhetari,,, jo aq të njohur, po përpiqemi t’ia japim lexuesit të gjerë .

I rritur nën mendimin e përgjithshëm të induktuar në vite nga diktatura mbi figurën e Midhat Frashërit, si drejtues i Ballit Kombëtar,  unë u befasova pozitivisht dhe u dashurova me figurën e tij, dhe me veprën e tij, kur mu dha mundësia në vitin e vështirë 1998, të përktheja nga gjuha frënge, një nga esetë më të rëndësishme të tij, ku ai analizonte raportet mes dy kombeve më të mëdhenj të Ballkanit, shqiptarëve dhe sllavëve, të titulluar “Shqiptarë dhe Sllavë”, “Albanais et Slaves”, që qe botuar, së pari, në frëngjisht në Lozanë më 1919. Këtu po përdor formën si e shkruante emrin e tij dhe atë që e gjeta në shtypin francez jo Mit’hat Frashëri por Midhat Frashëri, siç e shkruante në frëngjisht).

Ishte koha e Luftës të Kosovës, situata e impononte,  por, duke punuar mbi përkthimin, mbeta i mbërthyer nga analizat e tij të thella, botëkuptimi dhe literatura, si dhe tezat e tij origjinale, për raportet mes dy kombeve të mëdhenj të Ballkanit, midis shqiptarëve dhe sllavëve. Teza të cilat kanë vlerë edhe sot kur flitet për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo është një vepër gur themeli, ashtu si janë edhe ato për Epirin.  Kur ke mbaruar së lexuari atë vepër, të mbetet në mendje urimi dhe vlerësimi se, pikërisht Midhat Frashëri, ky i anatemuari i madh si tradhtar, mbetet padyshim, jo vetëm një patriot i madh, por dhe ndër themeluesit tanë të historiografisë dhe të analizës historike shqiptare.

“Nëse në mjaft vepra të tij, nëse në mjaft ligjërata të mbajtura në Paris e Gjenevë tërhoqën vëmendjen e intelektualëve të viteve 20-të, kjo padyshim, vjen nga qartësia dhe pjekuria meditative e këtij apostulli të shqiptarizmës, në pasqyrimin, vlerësimin  dhe ardhmërinë e situatave tepër të vështira, “Në çdo fjalë të birit të Frashërllinjve, veçmas, në ato kundër grekëve dhe serbëve, nuk mund të gjesh askund qarje ankesa apo dënesa patetike. I madhi Midhat Frashëri e kishte kuptuar prej kohësh, se vetëm përmes dinjitetit, aktit të mençur diplomatik, dhe pse jo të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në konsideratë prej fuqive të kohës, kjo është e vetmja rrugë e atyre popujve të vegjël që e duan lirinë, dhe në këtë rrugë ai ishte dhe mbeti kalorës nderi gjer në çastin e mbramë”, shkruante Eugen Shehu, në parathënien e tij me titull “Apostull i shqiptarizmës” për librin, në fjalë, “Shqiptarë dhe Sllavë” përkthyer prej meje dhe botuar nga shtëpia botuese “Koha” në vitin 1998. 

Regjimi komunist Mithat Frashërin këtë trashëgimtar i denjë i Rilindjes kombëtare, e ka etiketuar atë gjithnjë me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhtar” të kombit. Dhe kë pra? Midhat Frashërin, djalin e Abdyl Frashërit! Midhat Frashërin e Kongresit të Manastirit ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashërin e Konferencës së Paqes në Paris edhe aty së bashku me Mehmet Konicën, At Gjergj Fishtën e Mons. Luigj Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Midhat Frashërin, i cili me fjalime e shkrime, nëpër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e tija në gjuhë të ndryshme, me fanatizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar! Dhe askush tjetër sa emri dhe figura e Mithat Frashërit nuk ka krijuar një dyzim në histori në politikën por edhe në letërsinë dhe filozofisë shqiptare sa ai. Shqipëria është ende e ndarë pro dhe kundër tij edhe tashmë që pritet që më 12 nëntor në SHBA dhe 14 nëntor në Tiranë të zhvillohen dy ceremonitë e zhvarrimit të eshtrave në New York dhe varrimit e tij në tokën për të cilin e la amanet në vitin e largët 1949.

Për të paraqitur dhe vlerësuar figurën e tij ja vlen të sqarohet qëndrimi, strategjia, inteligjenca diplomatike për të fituar me mjetet e së pamundshmes të mundshmen,  që ai mbajti në ruajtjen e kufijve kombëtarë, nga pushtimi i ndërhyrjes së Federatës Serbo Kroate Sllovene, ku ushtritë serbe dhe me ndërmjetësinë e Marka Gjonit kishin hyrë thellë në Shqipërinë veriore dhe kishin krijuar të ashtuquajturën Republikë të Mirditës. Ishte viti 1921 pas humbjes të Kosovës dhe trojeve të tjera e gjithë Shqipëria e Veriut rrezikonte të bindte në duart e serbëve por si mundi një burrë shqiptar të shpëtonte Atdheun?   

Republika separatiste e Mirditës

Republika e Mirditës ka qene lëvizja separatiste më antishqiptare që ka ndodhur ndonjëherë mes shqiptareve. Mbas vdekjes te Preng Bib Dodë Pashës që nuk trashëgimtar biologjik, qeverisjen politike të Mirditës e mori “kapedan” Gjon Markagjoni. Shteti Shqiptar, kishte vetëm 9 vite që kishte shpallur pavarësinë dhe ishte akoma ne procesin e njohjeve diplomatike nga shtetet e huaja. Kufiri ndarës verior i Shqipërisë që ishte caktuar nga Fuqitë e Mëdha ne vitin 1913, nuk ishte pranuar akoma nga fqinjët tanë. Serbia po bënte përpjekje maksimale për të sabotuar procesin e njohjeve diplomatike të Shqipërisë. Synimi i saj, ishte ose shkatërrimi i plotë i shtetit shqiptar dhe me mbrapa copëtimi i Shqipërisë mes fqinjëve te saj, ose krijimi artificial i një minishteti mbi baza fetare qe do ta dobësonte akoma me shume shtetin shqiptar. Kjo ishte situata politike në Shqipëri, kur në 17 Korrik të vitit 1921, Gjon Markagjoni, mblodhi në një takim krahinor në Prizren të gjithë krerët e 12 bajraqeve të Mirditës dhe shpalli Republikën Separatiste Antishqiptare të Mirditës. Sigurisht, shpallja e pavarësisë të krahinës të Mirditës, erdhi jo vetëm në një kohë të vështirë për shqiptaret, por kjo lëvizje separatiste me motive te qarta fetare u nxit e financua edhe nga Serbia. Serbia i dha Republikës te Mirditës një ndihmë të konsiderueshme si nga ana financiare, por edhe nga ana ushtarake. Ajo e mbështeti atë me armatime dhe qindra mercenarë rusë të bardhë te Wrangelit që u bënë pjesë e shtabit ushtarak të Gjon Markagjonit.

Republika Separatiste e Mirditës doli ne skenë ne momentin me delikat për shqiptarët, se në këtë periudhë (Nëntor 1921) komuniteti ndërkombëtar po vendoste përfundimisht për kufirin zyrtar te Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, Serbia e autorizuar edhe nga vet “presidenti” Gjon Markagjonit, kishte shpallur një ofensivë diplomatike dhe denonconte Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, me akuza absurde, sikur shteti shqiptare po ju grabiste tokat katolikëve të Mirditës dhe ia u dhuronte ato agallarëve myslimanë shqiptarë. Serbia ishte shprehur se; “në Shqipëri ekzistojnë dy qeveri, kurse vet shqiptarët janë të ndarë mes tyre e nuk mund të bashkëjetojnë kurrë së bashku”. Veç interesave evropiane pas përfundimit të Luftës së Parë botërore, Evropa i druhej një zjarri të ri në Ballkan, dhe i druhej hapjes të plagëve të vjetrave pasi nuk ishin mbyllur ende plagët e Luftës së Parë Botërore. Në këtë atmosferë qeveria shqiptare paditi Mbretërinë Serbo Kroate Sllovene në lidhjen e Kombeve dhe një rol të pa diskutueshëm luajti diplomacia që luajti Midhat Frashëri.

Midhat Frashëri dhe beteja diplomatike shqiptaro -serbe

“Një tablo të kësaj lufte diplomatike në Lidhjen e Kombeve e gjejmë në Shtypin francez të kohës, shkrimi më i plotë i kësaj ngjarje tregohet në revistën e specializuar diplomatike  “ L'Europe nouvelle”,  Paris 26 nëntor 1921, me titull “L'affaire d'Albanie “  Çështja e Shqipërisë " e cila e përkufizon këtë debat si një , ” Një sesion i posaçëm i Këshillit që ishte një dramë me tre akte dhe një prelud.” Në fakt ky ishte një gjykim në arbitrazhin e Lidhjes së Kombeve ku vendet anëtare paraqisnin ankesat e tyre para fuqive të mëdha garantuese të Lidhjes se Kombeve.  

Të mërkurën, më 16 nëntor 1921 , ishte një preludi i cili u hap me kërkesën e z. Fisher, përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, mbështetur nga konti Bonin-Longare, përfaqësues i Italisë, pas kësaj hyrje Këshilli vendosi të dalë në sesion me dyer të hapura. Të enjten në mëngjes, u mbajt sesioni i parë publik. Ishte mbledhur një turmë në hotelin Petit-Luksemburg, ku u zhvillua një spektakël i ri rreth një qilimi të gjelbër, ku u ulën tetë anëtarët e Këshillit, në kolltukët  e tyre të artë; ndërsa në karriget më modeste u takuan katër paditësit, dy serbë, dhe dy shqiptarë, të ndarë në dy grupe të veçuara vetëm nga përkthyesit.”

Të gjitha këto akuza te rreme te Serbisë dhe përfaqësuesve te Gjon Markagjonit u kundërshtuan fuqishëm nga Britania e Madhe qe e revoltuar i kërkoi Serbisë të ndalte menjëherë përkrahjen diplomatike e financiare qe i jepte Republikës te Mirditës, ose në të kundërt do të përballej me sanksione te renda dhe ndoshta edhe me luftë. Ky kërcënim serioz që iu bë Serbisë nga fuqia me e madhe e kohës, e detyroi Serbinë të tërhiqej menjëherë nga përfaqësimi politik në arenën ndërkombëtare Republikës të Mirditës dhe te ndërpriste urgjentisht të gjitha ndihmat qe i jepte separatistit Gjon Markagjonit. Me kërkesë e Kryeministrit Britanik, Lloyd George, Lidhja e  Kombeve u mblodh ne një seancë të jashtëzakonshme dhe te gjitha shtetet pjesëmarrëse ne këtë takim, afirmuan njëzëri paprekshmërinë e kufijve të Shqipërisë të caktuara nga Fuqitë e Mëdha ne vitin 1913. Një seri krizash të politikës së jashtme i dhanë Lloyd George shansin e tij të fundit për të mbajtur udhëheqjen kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithçka shkoi keq Lidhja e Kombeve mori një fillim të ngadalshëm dhe ishte kryesisht joefektiv. Sistemi funksionoi dobët. Asambleja e ambasadorëve u anulua në mënyrë të përsëritur dhe u shndërrua në një entitet tjetër dhe kjo shihej nga kryeministri si një mundësi si një mundësi për të pasur frenat e politikës së jashtme pas Luftës së Parë Botërore. Këtë situatë me intuitën e tij diplomatike Midhat Frashëri diti si ta kuptonte dhe ta përdorte me intuitë në favor të Shqipërisë.

Sipas gazetës, “L’Europe Nouvelle” z. Fisher mori fjalën në fillim. Ai rikujtoi nenin 12 të Konventës, sipas së cilës anëtarët e Lidhjes e kishin pranuar, nëse midis tyre u ngrihej një mosmarrëveshje që mund të shkaktonte një pushim, ose në procedurën e arbitrazhit ose në shqyrtimin nga ana e Këshillit. Ky qëndrim ishte larg nga ashpërsia e nenit 16, i cili ishte vendosur kundër serbëve z. Lloyd George  më 7 nëntor. Tani sikur ishin pajtua, që të mos zbatohet bllokada kundër shtetit serbo-kroat -slloven. Është e vërtetë se Z. Fisher numëroi si arsye të qëndrimeve të ashpra britanike ndaj serbëve faktin ku dukej se Beogradi dëshironte ta shkëpuste Shqipërinë e Veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa udhëheqës rebelë katolikë shqiptarë si  Marka Gjoni për të shpallur një Republikë të pavarur në Mirditë.

Te premten, më 18 nëntor, z. Boskoviç, në emër të Qeverisë së Serbisë, protestoi kundër procedurës së Konferencës së Ambasadorëve, e cila sipas tij, krijoi një vijë kufitare pa u thirrur përfaqësuesit e të dy shteteve në fjalë. Ai gjithashtu tha se përdorimi i nenit 16, që ishte  përmendur, ishte veçanërisht i dhimbshëm, sipas vetëvlerësimin të vendit të vet. Më pas ai u shpërndau anëtarëve të Këshillit një hartë, në të cilën paraqitej në mbështetje të tezës së tij linja e armëpushimit së Franchet d'Espérey, në caktimin e kufijve të vitit 1913.

Ndërkaq Midhat Frashëri, delegati shqiptar, ngriti zërin e tij me një frëngjishte elokuente pa asnjë të metë. Ai me fjalë të zjarrta nga shpirti gërshetoi në paraqitjen e tij, mjerimin e madh të Shqipërisë, nga ndryshimet e vijës kufitare, nga e serbëve,  nga ajo e vendosur nga armëpushimi i vitit 1913, që ai e përshkroi "jo rrugë automobilash, por vetëm si një vijë elastike, hipotetike kufiri". Sa për Marka Gjonin, ai tha, se ai kishte hyrë në territorin shqiptar, me trupat e paguara nga qeveria serbe. "Pasi nuk ka as trupa, as fabrika Schneider në Mirditë. Atëherë, cila është burimi magjik i fuqisë së Marka Gjonit? "

Pastaj M. Frashëri u ul përsëri, dhe pasi iu shpërndau anëtarëve të Këshillit një hartë në të cilën paraqiteshin kufijtë e vitit 1913, dhe linjat e armëpushimit ,etj. Dhe sqaroi se ku ai e mbështete tezën e tij”.

Ndërsa në gazetën franceze Le Temps  me titull “Rasti i Shqipërisë”,  Paris, 18 nëntor 1921 sqarohej qëndrimi anglez. Ambasadorët kishin paraqitur disa korrigjime miqësore brenda kufijve të Shqipërisë, të hartuara në vitin 1913, sepse kishin frikë nga mundësitë e çrregullimit në kufirin verior të Shqipërisë, për derisa autoriteti i qeverisë së Tiranës të ishte i njohur plotësisht në të gjithë Shqipërinë.

Qëndrimi britanik i kryeministrit Loyjd George kundër Serbisë

Qeveria britanike, duke përmendur disa artikuj në shtypin serb në lidhje me luftimet në rajonet kufitare të Shqipërisë, arriti në përfundimin se duhet të ketë një plan serb për ta shkëputur Shqipërinë e Veriut nga qeveria e Tiranës. duke inkurajuar disa udhëheqës rebelë të fiseve të Mirditës që të revoltoheshin dhe të shpallin një Republikë të pavarur. Fisheri paraqiti provat e armatosjes së trupave në Mirditë dhe paraqiti faktin se bastisësit mirditas u larguan nga territoret të ndodhura nën pushtimin ushtarak jugosllav dhe mes tyre pati edhe trupa ruse të bardhë që qenë pjesë e kuotave të e ushtrisë Wrangelit. Nga ana tjetër, dëshmitë në duart e qeverisë britanike tregojnë se masa më e madhe e popullsisë, duke përfshirë udhëheqësit e Kishës së katolike janë, në favor të një Shqipërie të bashkuar dhe se nacionalizmi shqiptar është më të fuqishëm se afinitetet fetare. Prandaj, duket, përfundonte z. Fisher, se dëshira për të krijuar një Republikë të pavarur në Mirdite është vetëm një pretekst për t'u përdorur nga serbët.

Z. Fisher kritikoi sjelljen e trupave serbe në territorin që ata zunë në Shqipëri pas armëpushimit në urdhrin e komandantit të përgjithshëm të trupave aleate dhe përmendi një telegram nga Konsulli britanik në Durrës, sipas të cilat një numër i madh fshatrash shqiptare ishin shkatërruar, nga trupat jugosllave. Në mbyllje, Z. Fisher shprehu shpresën se këto incidente mund të zgjidheshin shpejt. Ai shprehu kënaqësinë ai kishte ndjerë pasi kishte mësuar se qeveria serbe-kroate sllovene pranuan vendimin e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë dhe shtoi se ai kishte tërhequr shpejt dhe mjaft trupat jugosllave nga kufijtë e tyre”.

Jugosllavia ndoqi një politikë grabitqare ndaj Shqipërisë, dhe pasi banoret e fiseve shqiptare u përleshën me forcat serbe që pushtuan pjesën veriore të vendit, trupat jugosllave pushtuan vendin duke djegur fshatrat dhe vrarë dhe dëbuar civilët. Beogradi pastaj rekrutoi Gjon Markagjoni, i cili udhëhoqi fiset e tij katolike Mirdite në një rebelim kundër regjimit dhe parlamentit. Markagjoni shpalli themelimin e një republike të pavarur të "Mirditës" me qendër në Prizren, e cila kishte rënë në duart e Serbisë gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Së fundi, në nëntor të vitit 1921, trupat jugosllave pushtuan territorin shqiptar përtej zonave që tashmë i kishin pushtuar. I zemëruar në sulmin jugosllav dhe në atë në ishujt të Beogradit, Lidhja e Kombeve dërgoi në komisionin e përbërë nga përfaqësues të Britanisë, Francës, Italisë dhe Japonisë që rikonfirmuan kufijtë e Shqipërisë të vitin 1913. Jugosllavia u ankua me hidhërim, por nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të tërhiqte trupat e saj. I ashtuquajturi Republika Mirdite u zhduk, sipas Bibliotekës Amerikane të Kongresit.  

I madhi Midhat Frashëri e kishte kuptuar prej kohësh, ai i njihte dhe i shfrytëzoi këto divergjenca vetëm përmes dinjitetit, aktit të mençur diplomatik, dhe pse jo të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në konsideratë prej fuqive të kohës, dhe kësaj teze i qëndroi gjer në fund.

Fuqitë e mëdha të lodhura me Ballkanin

“Duket se dialogu shqiptaro-serb mund të vazhdonte për një kohë të gjatë akoma. Por Z. Fisher, Markezi Imperiali, z. Leon Bourgeois flisnin vazhdimisht. Asnjë prej tyre nuk dëshironte të shikonte hartat ose të shikonte prapa.  Ndërkohë kryeministri serb Pasiç dërgoi telegraf nga Beogradi se përkundër protestave dhe kërkesave për sqarim, ai e pranon kufirin e ri të Ambasadorëve dhe se territoret e pushtuara nga trupat jugosllave do të evakuoheshin pa vonesë?

Dhe M. Bourgeois shton se është e padobishme të nxitet nga hiri gacat që mund të shkaktonin, flakë pasi që të dyja palët pranojnë kufijtë e Konferencës së Ambasador shqiptare. Për të siguruar paqen e botës, është e nevojshme të dimë se si të ngrihesh mbi dallimet e vogla që mund të ekzistojnë midis fqinjëve.

Akt i tretë dhe i fundit Këshilli ishte miratimi një projekt-rezolute më 13 nëntor. Duke vënë në dukje deklaratat pajtuese nga qeveritë shqiptare dhe serbe-kroate-sllovene, që ajo i jepte Komisionit Hetimor i cili i dërgoi në Shqipëri udhëzimet e mëposhtme, Komisioni do të raportojë në Këshillin e tërheqjen e trupave jugosllave. Shqiptarët në të dy anët e zonës së demarkacionit të përkohshëm të parashikuar nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve më 18 nëntor. Ajo do të mbahet në marrëdhëniet me Komisionin kufitare, të gjitha ne qoftë se e dobishme, dhe do të vërë në dispozicion të autoriteteve lokale për të lehtësuar evakuimin, në mënyrë që për të shmangur ndonjë incident. Më në fund, Komisioni do të sigurojë që asnjë ndihmë nga jashtë do të vijë dhe do të ndihmonte rebelët shqiptarë.

Arritja ne këtë përfundim, sipas “Les Temp” të 8 nëntorit 1921 u bë pas tërheqjes së delegatit serb z. Boskoviç, delegat i shtetit serb-kroato- slloven, që tha se trupat serbe kishte tentuar ndonjëherë për të avancuar përtej vijës së demarkacionit të asaj që ekzistonte që prej përfundimit të luftës, dhe argumentuan se iniciativa luftarake ishte marrë nga trupat shqiptare. Dhe se  z.  Boskoviç përfundoi prezantimin e tij duke deklaruar se qeveria e tij do të kishte qenë e lumtur të shihte një garanci për fiset e krishtera të Shqipërisë së veriut.

Si i mundi Midhat Frashëri diplomatët serbë

Ndërsa sipas shkrimit të gazetës së përditshme politike franceze “ La Lanterne “, Paris, 18 nëntor ,1921  me titull “Këshilli i Lidhjes së Kombeve, merret me çështjen shqiptare” shkruhej Z. Midhat Frashëri, përfaqësues i qeverisë shqiptare, afirmoi vullnetin e Shqipërisë, ...” pastaj kundërshtoi pohimet e delegacionit serb. Ai mohoi se fshatrat e shkatërruara ishin të përfshira në territorin serb në të ashtuquajturën vijën të demarkacionit dhe ai pohoi se, sipas një deklarate të bërë nga një delegat në Gjenevë përpara Lidhjes së Kombeve, se këto fshatra , ishin në fakt, të vendosura përtej kësaj linje.”
Midhat Frashëri, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, sipas  “Les Temps” afirmoi vullnetin e” Shqipërisë, e cila është i mbuluar me shkatërrimet e luftës edhe pse popullsia e saj është e vendosur për të jetuar në harmoni të mirë me fqinjët e saj. Qeveria e Tiranës ka dhënë shumë prova për këtë vullnet paqësor, por e sheh veten të detyruar të mendojë për parandalimin e kthimit të ngjarjeve të ngjashme me ato nga të cilat ajo ka vuajtur. Përfaqësuesi i Shqipërisë “u shpreh i kënaqur që po dëgjonte nga qeveria në Beograd se territoret shqiptare së shpejti do të evakuoheshin, por përvoja e trishtuar të së kaluarës i çon shqiptarët të sugjerojnë, krijimin e një komisioni të përhershëm të kufirit që do të përfshinte një shqiptar, një serb dhe një delegat të emëruar nga Lidhja e Kombeve dhe misioni i të cilit do të ishte monitorimi i kufijve shqiptaro-serbë dhe parandalimi i çdo ngjarjeje që mund të prishnin paqen. Luftimet në këto zona i kushtuan Shqipërisë 7 milionë franga ari, duke mos llogaritur humbjet (e 150 fshatrave të shkatërruara), për cilat Shqipëria rezervonte të drejtën për të kërkuar reparacione. Si rezultat qeveria jugosllave iu nënshtrua procedurës së Këshillit të Lidhjes së Kombeve.  

Në takimin e mëngjesit, Konferenca e Ambasadorëve pohoi se kishte marrë një telegram nga Kryeministri i Shtetit Serbo-Kroat-Slloven, Z. Paçiç, në lidhje me vendimin e Fuqive lidhur me Shqipërinë.  Paçiçi ankohej se vendimi i kufirit shqiptar nuk është marrë me pëlqimin e Qeverisë Mbretërore. dhe se  procedura e miratuar krijon një atmosferë kërcënuese të ngjashme. ky rezultat i ultimatumeve. Në fund Z. Léon Bourgeois. mori në konsideratë, në emër të Këshillit, pranimin që dy qeveritë, që ngritën një protestë, kishin arritur me vendimit të Konferencës së Ambasadorëve.

Mbas këtij vendimi te Lidhjes se Kombeve , trupat ushtarake te Shtetit Shqiptare u dërguan menjëherë ne veriun e Shqipërisë për te shtypur me dhunë lëvizjen separatiste antishqiptare. Me mbërritjen në Mirdite të trupave ushtarake qeveritare shqiptare, Republika Separatiste Antishqiptare e Mirditës (qe pati një jetëgjatësi vetëm pesë muajshe) u shkri menjëherë, kurse te gjithë kryetaret e 12 bajraqeve u tërhoqën ne panik dhe pa luftë në shtëpitë e tyre. Sigurisht qeveria e kohës bëri disa arrestime mes titullarëve te kësaj republike, kurse vet antishqiptari separatist Gjon Markagjoni ja mbathi dhe u fsheh ne Prizren i mbrojtur nga Serbia qe ai ne deklaratën e tij te turpit e quante një popull vëlla.

Përsiatje për një epilog

Midhat Frashërin e kanë akuzuar si Nacionalist, por nuk duhet harruar se kombet nacionalizmi i së cilëve është shkatërruar janë subjekte për t’u rrënuar. Por Midhati ishte patriot pse donte popullin e vet dhe jo nacionalist pse urrente kombet e tjera. Po e përforcoj këtë mendim me një citat nga libri “Shqiptarë dhe sllavë “ Në se do të bazohemi në të drejtat historike, duhet të njohim si Shqipëri të gjitha territorin që zinin iliro-epiriotët – maqedonët atë here do të duhej jo të kufizohej shtrirja e Shqipërisë ,por të zmadhohej për tej kufijve që kërkojnë shqiptarët. Sepse çfarë është në fakt e drejta e grabitur për mes një pushtimi në krahasim me të drejtën më të madhe më natyrale që shqiptarët kanë mbi këto vise ? Për këtë racë, e drejta historike ndodhet në harmoni me të drejtën aktuale si e shkuara me të tashmen”, “Shqiptarë dhe sllavë”, faqe 89.  

1Mithat Frashëri “Shqiptarë e sllavë”, përkthyer nga frengjishtja “Albanais et slaves” nga Rafael Floqi, Shtëpia botuese Koha, Tiranë 1998
2“ L'Europe nouvelle  Paris 26 Novembre 1921, “La question albanaise”
3Le Temps,  Paris, 18 nëntor 1921
4“Au Conseil de la S.D.N”, Le Petit journal, 1921/11/19 (Numéro 21492).
5“Le Conseil de Société des Nations s'occupe de la question albanaise “, La Lanterne: journal politique quotidien (Paris) -18- 11- 1921
6https://en.wikipedia.org/wiki/Republic_of_Mirdita
7Austin, Robert Clegg (2012). Founding a Balkan State: Albania’s Experiment with Democracy, 1920-1925. Toronto: University of Toronto Press.
88  Besier, Gerhard; Stok?osa, Katarzyna (2014). European Dictatorships: A Comparative History of the Twentieth Century. Newcastle upon Tyne Cambridge   Scholars Publishing.
9Pearson, Owen (2004). Albania and King Zog: Independence, republic and monarchy 1908–1939. London: Centre for Albanian Studies. ISBN 1845110137.
1010 Pula, Besnik (2013). “Binding Institutions: Peasants and Nation-state rule in the Albanian highlands, 1911-1939”. In Go, Julian. Decentering Social Theory. Bingley: Emerald Group Publishing. pp. 37–72.
1111 Tomes, Jason (2011). King Zog: Self-Made Monarch of Albania. Stroud: The History Press.
1211.   http://countrystudies.us/albania/25.htm. Library of Congress

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat