Raportet e Arkidukës Maximilian I dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut - Bota Sot
Raportet e Arkidukës Maximilian I dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Historia

Raportet e Arkidukës Maximilian I dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Nga: Gjon Keka Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:18
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Perandori dhe Arkiduka i Austrisë Maximilian I., ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe në bazë të dokumenteve historike thuhet se ka patur komunikime më Mbretin e Shqipërisë.

Autori që përmend këtë komunikim apo partneritet në mes tij dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut është Aquilinus J. Cäsar i cili në veprën e tij(Beschreibung der k.k.h.G.,und aller daselbst befindlichen Merkwürdigkeite...n[...]Aquilinus J.Cäsar,) të vitit 1781 shkruan se si ky Perandor dhe arkiduk i kishte kërkuar një nga Shpatat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut për ta përdorur në një nga betejat e tij.

Për të qenë më realist ndoshta Gjergj Kastrioti dhe Arkiduka Maximilian nuk janë takuar,por sigurisht kanë patur komunikime nëpërmjet ambasadorëve ,ose edhe janë takuar por që ne ende nuk e dim këtë, sidoqoftë kjo tregon se ata e njihnin njëri-tjetrin dhe kishin marrëdhënie diplomatike dhe miqësore. 

Image
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Shpata që thuhet se i kishte dërguar si dhuratë Gjergj Kastrioti Skënderbeu atij ishte në mesin e Shpatave të vjetra të zbukuruara me arë dhe argjend dhe po kjo Shpatë ishte përdorur në një nga betejat e këtij Arkiduke të Austrisë. Dhe se kjo Shpatë e Gjergj Kastriotit gjendej në atë kohë në K.u.K. Landeszeughaus Steiermark.

Shpatën që thuhet se i ka dërguar si dhuratë Arkidukës Maximilian ,e kam kërkuar në Landeszeughaus së bashku me një nga drejtuesit shkencor austriak aty për ta parë se cila është ajo Shpatë që shkruan në dokumentin historik në fjalë,por nga biseda që kemi bërë aty shumica e shpatave janë të renditura me numra,por të cilat nuk dihet se kujt i takojn, ndoshta njëra nga ato Shapata që gjenden aty është e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ose Shpata që flitet këtu është njëra nga ato që gjenden në Muzeun e historisë së Artit në Vjenës aty ku është edhe Përkrenarja e Gjergj Kasriotit.

Image
Arkiduka Maximilian I

Sidoqoftë mbetet të hulumtohet më shumë në këtë drejtim për të arritë deri të gjetja e kësaj Shpate që thuhet se është dhuratë nga Gjergj Kastrioti për Arkidukën Maximilian I.,të Austrisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...