A duhet të frikësohet Serbia nga Ushtria e Kosovës? Presidenti Thaçi tregon me çka do të pajiset ushtria jonë

Intervista

A duhet të frikësohet Serbia nga Ushtria e Kosovës? Presidenti Thaçi tregon me çka do të pajiset ushtria jonë

Nga: Beqir Sina Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, e konsideron si të panevojshme seancën për ushtrinë e Kosovës, që u thirr nga Serbia dhe Rusia në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” Thaçi ka thënë se, themelimi i Ushtrisë së Kosovës ka mbështetjen e plotë dhe masive të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mbështetje unike të politikës në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive, për gazetarin e gazetës “Bota sot”, në Nju Jork Beqir Sina, Presidenti Thaçi ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë, duke thënë se marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe me një substancë të gjerë të shumë aspekteve apo çështjeve të hapura, të cilat do t’i negociojë ekipi negoicator i Kosovës.

“Bota sot”: Lidhur me takimin që patët këto ditë në Uashington Kryetarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton çfarë do të thoshit?

Presidenti Thaçi: Para se të vijë në Nju Jork, siç e keni mësuar, e kam pasur një bisedë të shkëlqyer me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Trump, ambasadorin Bolton. Një takim ky që për mendimin tim është një mbështetje unike e plotë. Ishte konstatim i përbashkët se është momenti i duhur dhe historik, të cilin nuk duhet ta humbin Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohjen përfundimtare reciproke, ndryshimi i rezolutës 12/44, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. Ajo që mund të konstatoj është kjo, që Kosova do të koordinohet për të gjitha angazhimet që do të ketë në muajt e ardhshëm për të përmbyllur me sukses procesin e filluar për marrëveshjen historike të paqes e njohjes reciproke Kosovë-Serbi. Roli i SHBA-së mendoj se do të jetë i pazëvendësueshëm dhe Kosova e unë personalisht do të jemi të koordinuar në çdo hap me Shtëpinë e Bardhë me administratën e presidentit Trump që do të hapte mundësinë e sigurt për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Ky mendoj se ishte gjithashtu konstatimi përbashkët se ky është momenti që duhet të mobilizohen të gjithë në mënyrë që marrëveshja të jetë sa më efektive, që të reflektojë paqe në rajon. Kështu, Kosova do mund të ruajë karakterin e vet multi etnik, prandaj ishte konstatimi që duhet të arrihet marrëveshja, të arrihet njohja reciproke dhe kjo marrëveshje Kosove-Serbi duhet të mbartet edhe me heqjen e vetos se Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe Kosova të përfitojë kështu njohjen Globale.

Image
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetari i gazetës "Bota sot" në SHBA, Beqir Sina

 

“Bota sot: Z. President marrëveshja me Serbinë a nënkupton korrigjim kufijsh mes dy shtetesh?

Presidenti Thaçi: Marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe me një substancë të gjerë te shumë aspekteve apo çështjeve të hapura të cilat do t’i negociojë ekipi negoicator i Kosovës. Do të ishte në interes të integrohet në këtë proces edhe opozita. Gjithçka do kalojë nëpërmjet parlamentit të Republikës së Kosovës, kështu që unë kam besim në ekipin që do të themelohet nga Kuvendi ynë të propozuar nga qeveria dhe me përfshirje të spektrit opozitar, në mënyrë që shteti ynë të jetë sa me unik dhe i qëndrueshëm në ballafaqimin me Serbinë. Nuk do të jetë e lehtë, por kam besim te ky ekip që do t’i kryejë punët mirë. Gjithashtu, do të shtoja që jam i lumtur që Ministria e Drejtësisë e Kosovës z. Tahiri në Parlamentin e Kosovës për reformat në drejtësi. Prandaj mund të them që Kosova po shënon progres. Duhet të bashkëpunim i të gjithëve - pasi ne e dimë që në Ballkan ose ka lëvizje përpara për mirë ose lëvizje prapë për të keq, status quo nuk ka më. Prandaj, është momenti për vendim, është momenti për të ecur përpara. SHBA mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës, sjelljen e njohjeve të reja, anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare dhe njëkohësisht mbështesin plotësisht sovranitetin tonë si shtet.

“Bota sot”: Ju kishit një debat të jashtëzakonshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i thirrur ky nga Rusia me kërkesën e Serbisë - Çfarë mendoni se e ka “nxitur” Serbinë - që të kërkojë një debat të tillë të ashtuquajtur i jashtëzakonshëm ?

Presidenti Thaçi: Po ashtu si edhe ju pyesni - Realisht ishte një seancë e jashtëzakonshme, në një moment dhe kohë të zakonshme- Pra nuk kishim të bënim me një situatë të tillë si edhe pretendon Rusia me kërkesën e Serbisë për të thirrur një seancë të tillë. Dihet se shkas u bë vendimi për të transformuar FSK-në në Ushtrinë e Kosovës, një vendim ky më se normal i marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në kushte më se normale nga të zgjedhurit e popullit të Kosovës. Serbia është zëmëruar me këtë rast por; qytetarët serbë të Kosovës mendojë se Jo!. Në anën tjetër themelimi i Ushtrisë së Kosovës ka mbështetjen e plotë dhe masive të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mbështetje unike të politikës në Kosovë. Andaj gjejë rastin edhe një herë të falënderojë të gjithë për këtë mbështetje kaq të madhe. Por, njëherit edhe të shteteve anëtarë të Këshillit të Sigurimit, vendet e Bashkimit Europian që e kanë mbështetur dhe  e mbështetën pa ekuivoke edhe sot themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Tanimë mbas këtij debati ose senacë të mbajtur krejt të panevojshme sipas meje të thirrur në KS, me kërkesën e Serbisë nga Rusia, mund të themi se edhe ky debat iku dhe shteroi. Ushtria e Kosovës do të ecë vetëm përpara - s’ka kthim mbrapa më.

“Bota sot”: Në këto kushte për sa flisni ju - a mendoni se të njëjtën gjë ka për të bërë edhe Beogradi mbas këtij debati për vazhdimin e dialogut tuaj në Bruksel?

Presidenti Thaçi: Defitinivisht në bisedimet tona nuk ka asnjë alternativë tjetër - Dialogu duhet të vazhdojë dhe të arrijmë në një marrëveshje paqësore përfundimtare që sipas meje do të thotë njohjen pa kushte të Kosovës, nga Serbia, që do të thotë njohjen e njëra tjetrës si dy vende fqinjë dhe sovranë. Dhe kështu do të përshpejtojë rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Edhe për Serbinë natyrisht është e natyrshme rruga e saj evropiane të cilën ajo pretendon se e ka nisur. Ne nuk duam urrejtje, nuk duam as hakmarrje - por duam mirëkuptim dhe paqe mes njëri tjetrit. Dhe këto mendojmë se i arrijmë vetëm me një përmbyllje finale të marrëveshjeve mes vetit mes një procesi.

“Bota sot”: Ju sot folët për herë të parë në Këshillin e Sigurimit si Shefi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës, a mendon se kjo tregoi se nuk ka më kthim mbrapa, pavarësisht reagimit apo debatit ose seanca në Këshillin e Sigurimit apo edhe në Bruksel ! Pra vendimi i Kuvendit të Kosovës është i pakthyeshëm?

Presidenti Thaçi: Natyrisht! Vendimi i marrë nga Kuvendi i Kosovës është i pakthyeshëm. Tashmë, ushtria e Kosovës është funksionale dhe është në detyrën e saj që i takon në formimin e saj. Në akordim me aleatët tanë dhe NATO-n - angazhimet e saj që i takojnë si një ushtri e rregullt. Ushtria e Kosovës sot ka qëllimin dhe prioritet e saj - vizionin e saj të ecë përpara që gjithçka sa i përket asaj është e përmbyllur. Ndërsa, do të punohet për angazhimet e saj që do të jenë të rëndësishme për të pasur një ushtri me të vërtetë profesionale - moderne dhe të pajisur me mjete ushtarake e logjistik bashkëkohore. Ushtri multi etnike dhe të përgatitur në nivelin që kërkohet logjistik për të pasur një ushtri moderrne.

“Bota sot”: Së fundi zoti President para largimit nga Nju Jorku, meqenëse jemi edhe në prag të festave të fund vitit para largimit tuaj a keni një mesazh për shqiptarët e Amerikës. Cili është mesazhi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi !

Presidenti Thaçi: I uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarëve të Amerikës, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. I uroj për të gjitha festat e fund-vitit Krishtlindje dhe Vitin e Ri, lumturi dhe proseperitet për ju dhe familjet tuaja në diasporë. Ky ka qenë një vit e sfidave të mëdha dhe sukseseve për Kosovën, Shqipërinë dhe kudo që janë shqiptarët. Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat