E thotë Haki Abazi: Ky do të jetë koalicioni parazgjedhor. Hashim Thaçi po e ‘zhbën’ shtetin e Kosovës

Intervista

E thotë Haki Abazi: Ky do të jetë koalicioni parazgjedhor. Hashim Thaçi po e ‘zhbën’ shtetin e Kosovës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:37
Haki Abazi

Qeveria e Kosovës duhet ta shfuqizojë vendimin për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës, vetëm atëherë kur BE dhe SHBA garantojnë se shteti serb do të nënshkruaj marrëveshjen që e njeh sovranitetin territorial të vendit.

Kështu vlerësoi analisti politik, Haki Abazi, në një intervistë.. Sipas tij, pezullimi i vendimit për taksën është orkestruar të jetë negative për Kosovën, por situta “Win-Win” (Fitues-Fitues) siç parasheh të ndodh, mund ta krijojë një moment të ri ku Serbia do ta pranojë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Megjithatë, Abazi sheh se ka pak vullnet nga pala serbe për të arritur marrëveshje me Kosovën. Ai thekson se qëllimi i Serbisë është që të rrëzohet vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e sjellur në pikëpyetje shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe kthimin e Rezolutës 1244.

I pyetur rreth deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi, për “marrëveshjen e dhimbshme” me Serbinë, Abazi ka deklaruar se ajo do të thotë zhbërje e shtetit të Kosovës dhe rivendosja e Kosovës në një status special “si pasojë e konfliktit të kontrolluar që mund të ndodhë në veri dhe që do të ishte qëllim i Serbisë për një status quo të re. Deklaratat e Thaçit dhe keshilltarëve të tij kanë ngritur pasiguri, tension dhe një rikthim të kohës kur Serbia ka vendosur për fatin e Kosovës.”

Ndërkaq, duke komentuar kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Abazi ka veçuar se tani është koha e fundit që krimi dhe korrupsioni të largohen nga politika.

“Është koha e fundit që në parlament të hyjnë njerëz me të kalur të pastërt dhe jokriminale nga të gjitha partitë, ndryshe shteti nuk do të bëhet dhe ndryshe asnjë nga proceset e rëndësishme të integrimeve euroatlantike nuk do të ecin para”, u shpreh ai për gazeten Blic.

Presioni ndërkombëtar nga SHBA dhe BE siç duket ka nisur ta dobësoj qëndrimin e qeverisë për taksën ndaj Serbisë. Mendoni se do të dorëzohet Qeveria e Kosovës?

Abazi: Janë disa dilema që krijojnë situatë spekualtive për atë se si dhe në çfarë forme është duke ushtruar presion për tërheqjen e taksës së vendosur në produktet që vijnë nga Serbia. E gjithë kjo shpërfaq, një hipokrizi të gjithanëshme të veprimit kur dihet mirëfilli se Serbia si agresore dhe shaktare e pesë luftërave në Ballkan tani po trajtohet si viktimë, në rastin e Kosovës dhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është sikur me keqardhje. Duhet krijuar një situatë “win-win” në kurriz të Ksovës dhe në një vazhdimësi të kompromiseve. Por kjo nuk do të ishte kaq alaramante sikur të mos kishte një bisht të fshehur ku Thaçi del si një kundërshtar i Kosovës dhe interesave të saj dhe aplikon presionin indirekt duke përdorur pozitën e tij, në raport me qendrat e vendsojes për të kërkuar që taksa të hiqet. Kjo është një hipokrizi, por edhe veprim jopragmatik duke pasur parasysh se është jokushtetuese të dilet kundrejt interesit të vendit dhe të mbajë peng pozicionin e negociatorit që është prap pozitë jokushtetuese. Në anën tjetër, nga ana praktike Kryemisnitrit Haradinaj po paguan për vendimin e tërheqjes dhe lënjes së negociatave në dorë të presidentit. Nëse kjo ka qenë ndonjë marrëveshje e fshehur në kuadër të lidhjes së koalicionit qeverisës, atëherë e gjithë kjo tani po i kthehet Kosovës si një bumerang. Në fund të fundit, taksa është veprim politik, ndërsa mosblerja e produkteve serbe nga qytetarët është vetëdije shtetfromuese si kundërveprim i sabotimit të Serbisë, që i ka bërë Kosovës vazhdimisht në të gjitha drejtimet dhe tani së fundi, edhe me lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe kundër anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare, përkundër marrëveshejs së Serbia nuk do ta pengojë Kosovën. Do të thotë është një lëmsh hipokrizishë dhe veprime antikushtetuese, dhe mosrespektim i Kosovës si shtet nga të gjitha palët. Qeveria e Kosovës duhet të suspendojë taksën me një grancion të BE dhe SHBA, se Serbia do të nëshkruaj marrëveshje që do ta njoh sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Nëse do të hiqet taksa, cili do të jetë efekti? Kush humb dhe kush fiton pas tërheqjes së këtij vendimi?

Abazi: Siç e thash situatë “win-win” është e oreksturauar të jetë humbëse për Kosovën dhe situatë e vërtetë e “win-win” do të krijohej në momentin kur Serbia pranon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe pajtohet që aspektet tjera kontestuese ndërmejt dy palëve do të negociohen ndërmejt dy shteteve të barabarta dhe nga pozicioni i partneritetit dhe vullentit të mirë dhe jo nga pozita e kërcënimit dhe sabotimit.

Dialogu me Serbinë ka hyrë në fazën përmbyllese, mendoni se do të këtë marrëveshje me Serbinë?

Abazi: Nëse nga gjashtë vite dialog kemi një raport të njanëshem të Presidencës me 9 faqe nuk konsideroj në asnjë mënyrë që kemi hyrë në fazën finale. Gjithashtu nuk ka as legjitmitet minimal në strukturat qeverisëse për të konsderuar që çfarëdo marrëveshje që është në tavolinë të jetë e zbatueshme dhe në të mirë të paqes dhe stabilitetit. Ne fakt, kemi të bëjmë me dy struktura edhe atë në Kosovë dhe atë në Serbi, që kanë mungesë të plotë të legjitmitetit dhe deficit të madhe demokratik në vendimarrje. Opozita në Kosovë është shumë e fuqishme dhe ka shumë numra që ia pamundëson kalimin dhe ratifikimin e çfarëdo marrëveshjeje në Parlamentin e Kosovës.

Nëse mendoni se do të arrihet, çfarë prisni të jetë marrëveshja mes dy shteteve?

Abazi: Serbia është duke blerë kohë dhe është duke konsoliduar pozitën e vet si shteti i Rusisë në Evropë. Në asnjë mënyrë nuk jam duke parë vullnet për njohje të shtetit të Kosovës, e aq më pak nënshkrimin e një marrëveshje ndërmet dy shtetëve që njëra nuk e njeh tjetrën. Qëllimi i Serbisë është që të rrëzohet vendim i Gjyaktës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e sjellur në pikëpyetje shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe kthimin në 1244, si bazë të bisedimeve që deri diku ia ka rritur, por nënshkrimi i marrëveshjes që ridefion territorin dhe karakterin kushtetues të vendit e kthen Kosovën në bisedime të Vjenës dhe me autmotizëm e zhbën edhe shaplljen e pavarësisë si akt që Kosova e ka bërë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjithë akterët ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi, ka përmendur disa herë një “marrëveshje të dhimbshme” me shtetin serb, çka në të vërtet fshihet pas saj? Ekziston mundësia e ndarjes së Kosovës?

Abazi: Marrëveshja e dhimbshme për Thaçin është tentimi për të bërë veten viktimë para dështimeve të mëdha që ka bërë. Marrëveshja e dhimbshme është bërë anonime duke krijaur pozitë të favorshme për serbët në Kosovë që përbëjnë me pak se 5 % të popullatës dhe të gjitha lëshimet tjera ndaj Serbisë. Marrëveshja e dhimbshme tani do të thotë zhbërje e shtetit të Kosovës dhe rivendosja e Kosovës në një status special, si pasojë e konfliktit të kontrolluar që mund të ndodhë në veri dhe që do të ishte qëllim i Serbisë për një status quo të re. Deklaratat e Thaçit dhe keshilltarëve të tij kanë ngritur pasiguri, tension dhe një rikthim të kohës kur Serbia ka vendosur për fatin e Kosovës. Të gjitha deklaratat e Thaçit se pavarësia e mbikyrur ka përfunduar, në fakt rezultuan që nga mbikëqyrja ndërkombëtare, Kosova të kalojë fazën e varësisë dhe i dha Serbisë hise në vendimarrje për fatin e Kosovës dhe aseteve të saja. Ishte Thaçi dhe vartësit e tij që thanë se ky do të ishte një dialog teknik dhe përfundoi në dialog për statusin e Kosovës dhe aspekte të integritetit territorial. Ishte Thaçi që solli Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pasi që kishte pranuar decentralizimin në baza etnike dhe tani flet për kërcënime nga asociacioni. Asgjë të mirë dhe të mbarë nuk mund të këtë nga këta njerëz që kanë dështuar ose me qëllim kanë sjell dështimin.

Çfarë mendoni për zërat që janë paraqitur kohëve të fundit nga presidenca por edhe nga kryminstria për një konferecë ndërkombëtare ku do të mbylleshin për disa ditë përfaqesues të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen finale?

Abazi: E para që konferencat ndërkombëtare zakonisht mbahen kur është gjendje lufte dhe nën presionin e konfliktit dhe viktimave, kjo situatë nuk është në Kosovë dhe është gabim të rikonstruktohet një gjë e tillë. Në anën tjetër, ka edhe raste siç është puna e palestinës që të mbahen konferenca e takime në situatë gjysëm konflikti të hapur por këto rezultojnë gjithmonë në dëm të palës së dobët dhe në situatën që jemi tani, Kosova është në situatë shumë të dobët nga të gjitha aspektet e sidomos me përfaqësuesit dhe kredibilitetin e tyre. Por në këtë kalkulim nuk bën përjashtim edhe fakti që kemi një administratë të çuditshme në Amerikë të udhëhequr nga presidenti Trump, i cili është i paprashikueshëm dhe aspak nuk është në linje të veprmieve të përbashkët me demokratët por edhe me shumicen e republikaneve gjithashtu. Tërheqja e befasishme e trupave dhe angazhimeve nga Siria dhe Afghanistani, si dhe një qëndrim krejt jopragmatik ndaj Bashkimit Evropian sidomos ndaj Gjermanisë, e krejt të pakuptmitë dhe jo të qartë ndaj Rusisë e bënë shumë të rrëzikshme idenë për një konferencë ndërkombëtare në këtë kohë. Por gjithssesi mendoj që Kosova duhet të tejkalojë varësinë dhe nevojën për të qenë e nënshtruar para presionit për një marrëveshje të shpejtë dhe të domosdoshme me Serbinë. Në fakt Kosova ka aq shumë detyra të shtëpisë dhe nevojë për forcim të marrëdhënieve bilaterale me shtetet që e kanë njohur sa që nuk do të duhej të kishte kohë të merrej me një dialg shterpë dhe që i shkon për shati vetëm Serbisë së përformuar dhe magjede të njëjtë sikurse në kohën e Millosheviqit.

Zgjedhjet vazhdojnë të shihen si opsion i duhur nga opozita. Vendi ka hyrë me një fazë të nxehtë të zhvillimeve, numri i grevistëve po rritet dita e ditës, ndërsa së fundi u kërkua nga Kryeparlamentari Veseli të bëhen zvogëlime pagash, të cilat vet i kanë kërkuar. A është një lojë kjo e PDK për ta quar drejt shkarkimit këtë qeveri?

Abazi: Zgjedhjet janë të domosdoshme, por kësaj radhe zgjedhje të mbara e të drejta ku nuk lejohet Veseli të kërcënojë dhe të përdorë gjuhë urrejtje. Nuk ka formë tjeter të rivendsosjes së demokracisë parlamentare, legjitimitetit qeverisës dhe krijimin e hapësirës për gjyqësi të pavarur, se sa të mbahen zgjedhjet demokratike. Mendoj që zgjedhjet janë shpetimi i vetëm nga fundosja dhe marrëveshjet me pasoja të mëdha për Kosovën. Është koha e fundit që krimi dhe korrupsioni të largohet nga poltika. Është koha e fundit që në parlament të hyjnë njerëz me të kalur të pastërt dhe jokriminale nga të gjitha partitë, ndryshe shteti nuk do të bëhet dhe ndryshe asnjë nga proceset e rëndësishme të integrimeve euroatlantike nuk do të ecin para. Këta që janë në politikë mund të përdorin forma jodemkoratike për të mbetur në pushtet, por këtë gjë e dinë mirë të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe në një formë edhe qytetarët janë të dënuar nëse votojnë të njëjtit ose lejojnë që të nëjtit të mbesin në pushtet.

Kur prisni të ndodh rrëzimi i saj dhe shkuarja në zgjidhje të reja?

Abazi: Kjo qeveri është koalicion i interesave dhe frikës. Interesat janë që AAK, PSD dhe NISMA të marrin hise nga buxheti i shtetit dhe në rastin e PSD-së nga komuna për të krijuar një bazë të votuesve të varur nga ata. Në anën tjetër, është koalicion i frikës sepse të gjitha partitë që tani janë në qeveri AAK, NISMA, PSD dhe PDK e dijnë mirë që qytetarët kanë një aversion të madh kudrejt dështimeve dhe premtimeve te paplotësuara sidomos për demarkacionin, vizat, Interpolin, UNESCO-n, vendet e punës etj.

Nëse shkohet në zgjedhje a prisni koalicione parazgjedhore, nëse po kush me kë mund të shkojë?

Abazi: Nëse do të këtë zgjedhje besoj që do të kemi një situatë të qartë, LDK , LVV dhe shoqëri civile do të shkojnë koalicion parazgjedhore për të mos rrezikur situatën që kishim në zgjedhjet e fundit dhe besoj AKR mund të bashkangjitet edhe pse vlera e reale e AKR është e barabartë me zëro. Ndërsa në krahun tjetër do të kemi një radhitje të PDK, AAK, NISMA dhe PSD siç edhe është në koalicionin e tanishëm.

Kënd e shihni parti fituese në zgjedhje: LDK-në, VV-në, PDK-në?

Abazi: Kjo do të ishte një garë e pastërt, sepse për qytetarin do të jetë një referendum në mes të keqes dhe të mirës, në mes të grupeve të interesit që qeverisin pa program, pa përgjegjësi e llogaridhënie, me arbitraritet, e teke personale, njerëz që u kërcënohen prokurorëve dhe përdorin buxhetin e shtetit për të blerë votat dhe deputetët – kundrejt një koalcionit që ka potencialin për të nxjerrë një listë me njerëz që nuk kanë të kaluar kriminale, që kanë dije dhe guxim e mbi të gjitha kanë përgjegjësi edhe personale edhe partika për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat