Nënkryetari i LDK-së: Qeveria rrëzohet bashkë me taksën, Haradinaj po distancohet nga truri i PDK-së

Intervista

Nënkryetari i LDK-së: Qeveria rrëzohet bashkë me taksën, Haradinaj po distancohet nga truri i PDK-së

Më: 3 mars 2019 Në ora: 17:33
Lutfi Haziri

Koha po tregon se kjo Qeveri bie bashkë me taksën. Për të dalë nga kriza institucionale duhet të shkojmë në zgjedhje të hershme sepse dështoi edhe ideja për Qeveri gjithëpërfshirëse. Kryeministri Haradinaj po e vazhdon distancimin nga PDK’ja. Duhet të izolohen tensionet e Presidentit dhe Kryeministrit sepse po e dëmtojnë Republikën. Nuk përkrahim asnjë marrëveshje që prek territorin e 17 Shkurtit të 2008’ës. LDK shpejt shkon në zgjedhje të brendshme.

Qysh e keni parë përplasjen e zyrtarëve qeveritarë me amerikanët që po kërkojnë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake?
Lutfi Haziri: 
Në fakt, kemi një marrëdhënie të tensionuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës edhe me BE’në, edhe me NATO’n, dhe tash po shkon në drejtim të tensionimit të raporteve edhe me Qeverinë e SHBA’së. Për shkak të tarifës e cila po lexohet si kushtëzim në dialogun Kosovë-Serbi. Që në fakt është bërë si kundërmasë e ofensivës diplomatike serbe kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Neve si parti opozitare nuk na kanë pyetur kur e kanë vendosur taksën. Kanë dalë shumë sponsor të kësaj tarife. Tashmë, po e them me cinizëm, se ka mbetur një gazetar defakto sponosri kryesor i kësaj tarife. Por, fati i Qeverisë është i lidhur ngushtë me këtë tarifë.

Që i bien se rrëzohet Qeveria nëse shfuqizohet taksa?
Lutfi Haziri:
 Fati i Qeverisë, edhe heqja edhe rënia e kësaj Qeveria do të ndodhin bashkërisht me taksën. Po e konfirmoj atë që kam thënë më 21 janar se edhe tarifa edhe Qeveria do të shkojnë bashkë. Koha po e dëshmon se po shkohet në atë drejtim.

Në këtë situatë, PDK’ja duket se po heshtë. Nuk po marrin asnjë veprim. Nuk po e rrezojnë Qeverinë?
Lutfi Haziri:
 Në fakt, PDK nuk është duke heshtur. Ata janë duke punu. Punojnë pak natën. Se uji mund të ndalet e PDK jo. Për qëllime politike të tyre e sakrifikojnë gjithëkend. Tash është në radhë PAN me pa se si dhe cfarë reagimi do të ketë. Në fund të fundit, përgjegjësinë për gjithë këtë situatë dhe këtë ambient të keq politik e ka PAN dhe Kryetari i PAN’it është Kryetari i PDK’së. Ata po heshtin dhe po ofrohen afër zjarrit që po presin të ndizet në mes të Presidentit dhe Kryeministrit të vendit e që më së paku i duhet Kosovës.

A është e natyrshme përplasja e Thaçit me Haradinaj duke ditur edhe historinë e raporteve të tyre?
Lutfi Haziri:
 Nuk është e natyrshme me bartë politikanët tensione tek qytetarët. Por, raportet në Kosovë janë të tilla dhe besoj se qytetarët duhet të mbajnë të izoluar këtë raport të tyre. Duhet të punojmë për një ndryshim të madh që pritet të ndodhë në Kosovë. Ai ndryshim vjen me LDK’në si parti të parë.

A po e mbron Kryeministri Republikën e Kosovës apo gjithçka që po bën po e bën për vota?
Lutfi Haziri:
 Kryeministri është Shef i Qeverisë dhe po e zbaton programin e tij. Nuk është asgjë e befasishme sepse duke e njohur nga afër, kam punuar në kabinet me te, kam punuar deri më 2007. E njof përkushtimin dhe veprimin e tij politik. Ai është politikan dhe natyrisht duke zbatuar programin e tij politik punon edhe për vota. Punon edhe për ambient tjetër që i konvenon për interesa të tij. Por, ai po distancohet çdo ditë nga partia që e ka bërë Kryeministër, PDK’në. Po largohet nga njerëzit kryesorë të trupit dhe trurit të PDK’së duke vepruar si i vetëm si Kryetar i Qeverisë.

Çka është duke bërë LDK ta rrëzojë këtë Qeveri?
Lutfi Haziri: 
Ne jemi me vota shkurt sa i përket mundësisë kushtetuese për një mocion kushtetues të mosbesimit si mundësi ligjore. Për forma tjera ne nuk njohim dhe nuk pranojmë. Ne nuk dëshirojmë që Lista Srpska me qenë determinuese as në ndërtim dhe as në rrëzim të Qeverisë. Dhe, po ashtu, nuk kemi pranuar as rrethana tjera ku partitë tjera në mënyrë tinëzarë mundohen me rrëzu Qeverinë. Gjithçka duhet të jetë e hapur dhe në rrugë politike dhe institucionale.

LDK lëvizi pak prej qëndrimit kur kërkonte vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme. Pastaj u tha se po kërkoni Qeveri gjithëpërfshirëse. Në fakt, cili është pozicioni aktual i LDK’së?
Lutfi Haziri: 
Prej 24 majit të vitit të kaluar ne e kemi favorizuar legjitimitetin para dialogut me Serbinë. Ka qenë thirrje e hapur për zgjedhje të hershme me marrëveshje politike. Kjo nuk ndodhi sepse s’pati mirëkuptim. U përmenden gjithmonë numrat në Parlament. Oferta e dytë është legjitimitet dhe dialog. Nëse s’ka legjitimitet përmes zgjedhjeve ka legjitimitet përmes marrëveshjeve politike. Edhe kjo nuk po has në mirëkuptim. Qeveria e PAN’it po vazhdon t’i udhëheq tri institucione. Në mënyrën e vetë e ka sjell Kosovën në pozicion të padëshirueshëm as për qytetarët dhe as për partnerët e vetë. Mbetemi në pikën ku duhet të kërkojmë zgjedhje të hershme si rrugë e daljes nga kriza politike dhe institucionale e shkaktuar në këtë Republikë.

Kur shihni zgjedhje të reja në Kosovë?
Lutfi Haziri: 
Është çështje kohe e ditëve, javëve apo muajve, kushdo që prognozon janë të pritura. Zgjedhjet mund të ndodhin në çdo kohë sepse Qeveria dhe Kuvendi në veçanti janë kah shkaktojnë mosdurim qytetar. Mosudurimin e tyre po e reflektojnë në mosdurim qytetar. Edhe partnerët tanë janë ka irritohen për cdo ditë. E mira jonë do të ishte të organizohet një dialog i brendshëm, në formë tryeze, dhe partitë të merren vesh edhe për proceset e rëndësishme edhe për zgjedhje të hershme bashkërisht.

Presidenti tha dje në Prizren se duhet të ndryshohet Kushtetuta për t’iu bashkuar Lugina e Preshevës Kosovës. Cili është pozicioni i LDK’së për këtë temë?
Lutfi Haziri:
 Qëndrimi i LDK’së është që në dialog sovraniteti, territori dhe Republika e 17 Shkurtit 2008 është e paprekshme. Gjithçka që lidhet me këtë përkufizim në LDK ekziston një konsensus. Gjithçka që lidhet me këtë temë mbesim unik në qëndrimet tona.

E, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën?
Lutfi Haziri: 
Ne si LDK e kemi sponsorizuar Rezolutën dhe është dokumenti i vetëm i vitit 2013 që u njihet e drejta politike shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e shpallur edhe në referendum. Kemi kërkuar të drejta politike në Republikën e Kosovës sepse ata janë të diskriminuar në drejtat civile në Kosovë.

Kur po nisin zgjedhjet në LDK dhe kush mund të jetë kandidat për Kryetar?
Lutfi Haziri: 
LDK i ka zgjedhjet në prag dhe shumë shpejt do të dalin oraret zgjedhore. Këto zgjedhje do të zhvillohen me një dinamikë që do ta vendosë Kryetari i LDK’së dhe Kryesia. Në bazë të rregullave të brendshme me përfundimin e të gjitha zgjedhjeve nëpër degë brenda dhe jashtë Kosovës atëherë mund të ketë edhe emra të lakuar për emra të mundshëm për Kryetar të Partisë. Ju e dini se unë favozirojë një marrëveshje politike në mes të autoriteteve dhe njerëzve të LDK’së që munden me ruajt, zhvillu dhe rrit unitetin e LDK’së. Dhe, me ruajt pritshmëritë e qytetarëve se LDK do të jetë partia e parë pas një periudhe të vështirë që kemi kalu në këto 11 vjetët e fundit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat